Kush e organizoi masakrën e Tivarit?
Masakra ndaj shqiptarëve në mars të vitit 1945 në Tivar është organizuar dhe ekzekutuar me urdhër të Sava Drleviq, komandant i pushtetit ushtarak në Kosovë dhe Spasoje Gjakoviq, shef i OZN-ës (UDB-së) me bashkëpunëtorët e tyre.
Pas Konferencës së Bujanit, e mbajtur më 31 dhjetor 1943 – 1,2 janar 1944 ku u aprovua Rezoluta për Vetëvendosje të popullit shqiptarë në Kosovë dhe u formua Kuvendi Nacionalçlirimtarë dhe Kryesia – Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e Shtabit Suprem të Jugosllavisë dhe të Komitetit Qendrorë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë Svetozar Vukmanoviq – Tempo dhe Millovan Gjillas, i kundërshtojnë vendimet e Konferencës së Bujanit, duke marrë masa kundër pavarësisë të shtabit kryesorë të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Fadil Hoxha.
Shtabi Kryesorë i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës i cili ka organizua Luftën Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit, ka qenë i pavarur për organizimin e luftës, marrjen e vendimeve luftarake e politike për interes të çlirimit nga okupatori nazifashist dhe okupimit shekullor të popullit shqiptarë.
Shtabi Suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe aradheve partizane të Jugosllavisë me aktin tepër sekret nr.74 të datës 5.09.1944, me propozimin e udhëheqjes së Serbisë merr vendimin për riorganizimin – degradimin e Shtabit kryesor të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës, i cili ka qenë i lidhur direkt me Shtabin Suprem të Jugosllavisë, riorganizohet dhe dekretohet si Shtab Operativ – ekzekutues dhe vihet nën Komandën e shtabit kryesorë të Serbisë.
Me urdhrin e Shtabit Suprem të Jugosllavisë urdhëresa tepër sekret nr.30 të datës 8.02.1945 me propozimin e udhëheqjes së Serbisë për komandant të Shtabit Operativ për Kosovë e Dukagjin në vend të Fadil Hoxhës caktohet kolonel Sava Drleviq, komisar nënkolonel Gjuro Medenica, kryeshef i shtabit Duklan Vukotiq.
Me urdhëresë të komandantit të Shtabit Suprem të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe Aradhave Partizane të Jugosllavisë urdhëresa tepër sekret nr.31 e datës 8.02.1945 me propozim të udhëheqjes së Serbisë në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit, shpallet gjendja ushtarake e jashtëzakonshme, dhe të gjitha kompetencat ushtarako-administrative i merr pushteti ushtarak në krye me komandantin kolonelin Sava Drleviq. Kundër këtyre vendimeve për ndryshimin në Shtabin Kryesorë të Kosovës dhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndryshimit në kuadrot komanduese ka kundërshtue Fadil Hoxha, por nuk ka pasur përkrahje prej udhëheqjen e Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste.
Pas këtyre ndryshimeve, në Shtabin Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme-ushtarake, përgatitën plane për hakmarrje kundër popullit shqiptarë në Kosovë. Sava Drleviq, Spasoje Gjakoviq me bashkëpunëtorët e vet organizuan mobilizimin e shqiptarëve në mars të vitit 1945 në të gjitha komandat e vendit-rretheve të Kosovës dhe për çdo rreth caktuan numrin e ushtarëve për mobilizim. Qendra e tubimit e të mobilizuarve shqiptarë e caktojnë Prizrenin. Në Prizren të mobilizuarit shqiptarë nuk i veshën me uniformë ushtarake e as nuk i armatosën, bile edhe ata që ishin të armatosur i urdhërojnë t’i dorëzojnë armët me arsyetimin se gjëja do të armatosen me armë moderne me të cilat dispononte armata në brigadat plotësuese dalmatine në Kroaci e pjesë tjera të Jugosllavisë. Është interesante me konstatua se në këtë mobilizim në pranverë të vitit 1945 nuk janë përfshirë kombet e tjera dhe nuk ka qenë i mobilizuar as një serbë e as një malazezë e as ndonjë etnitet tjetër.
Në përcjellje të mobilizuarve shqiptarë gjatë udhëtimit Prizren-Kukës-Shkodër-Ulqin-Tivar ka marrë pjesë Brigada e X-të serbo-malazeze e cila është sjellë me shqiptarët e mobilizuar si me robër lufte, me torturime ofendime duke filluar prej kalimit të kufirit të Kosovës e gjatë gjithë rrugës. Në përcjellje të kësaj marshute nuk kanë marrë pjesë brigadat kosovare, të cilat në atë kohë kanë qenë të angazhuara në Luftën e Sremit dhe në pjesët e tjera të Jugosllavisë, as brigadat partizane shqiptare, të cilat pas çlirimit të Kosovës në dhjetor të vitit 1944 kanë shkuar në Sanxhak e Bosnje deri në Vishegrad, në luftë kundër nazifashizmit gjerman.
Udhëheqja Shqiptare e Kosovës në krye me Fadil Hoxhën në atë kohë nuk kanë marrë pjesë në mobilizimin e shqiptarëve në mars të vitit 1945 duke marrë parasysh se në atë kohë në Kosovë ka qenë gjendje e jashtëzakonshme ushtarake dhe të gjitha kompetencat ushtarako-administrative i ka pasur komandanti i pushtetit ushtarak në krye me Sava Drleviqin. Krimet në Tivar më 31 mars 1945 i ka ekzekutua Brigada e X-të serbo-malazeze me paramilitarë e civil të armatosur duke përdorë armë automatike, mitraloza, bomba, minahedhës dore e armë të tjera. Në këtë masakër prej 4580 shqiptarëve sa kanë qenë të mobilizuar janë vrarë gjithsej 3770 ndërsa kanë shpëtuar 810 veta.
Pasi marshuta e mobilizuar me shqiptarë kishte arritur në qendër të Tivarit afër monopolit të duhanit, janë urdhërua të ulen dhe duart t’i lidhin pas qafe. Ushtarët e brigadës malazeze dhe paramilitarët tjerë janë larguar nga shqiptarët rreth 150 metra dhe pasi është dëgjuar një eksplodim i fuqishëm ka filluar masakra ndaj shqiptarëve.
Sipas shënimeve të Azem Hajdinit nga Danishevci i Skenderajt, i mbijetuar i masakrës së Tivarit nga Prizreni janë nisë për Tivarë 4580 shqiptarë. Sipas tij për këtë numër i ka informuar eprori ushtarak që e ka udhëhequr marshutën. Pas masakrës vazhdon ai, kur jemi rigrupua dhe rirreshtua është bërë numërimi i të mbijetuarve. Në numërim kanë marrë pjesë një oficer dhe dy shqiptarë që quheshin Hakiu nga Vushtrria dhe Smajl Luboveci. Në këtë moment janë konstatua 810 të mbijetuar shqiptarë. Gjithnjë sipas shënimeve të Azem Hajdinit, vrasjet e shqiptarëve kishin filluar qe nga kufiri Kosovë – Shqipëri, duke i ftuar shqiptarët më me ndikim natën në shtab, gjëja në bisedë informative-konsultative dhe më pas duke i likuiduar. Me këtë rast këtij plani i shpëtuan: Bajram Zuka dhe Rrustem Ahmeti nga Likoshani i Drenasit.
Plaka e familjes e Radun Krxhiqit në Tivar i ka shpëtuar-fshehur në podrumin e shtëpisë së vet disa shqiptarë për t’i shpëtuar nga masakra. Kur është dalë jashtë shtëpisë së saj e kishte parë një numër të madh të shqiptarëve që ishin vrarë afër shtëpisë saj. Ajo prej atij momenti është sëmurë psiqikisht dhe gjithë jetën e saj ka mbetur duke kukatur.
Ngjarjet e Masakrës së Tivarit i vërtetojnë dëshmitarët që kanë qenë prezent, që me deklaratat e veta, si Halil Hasanaj nga Uça e Istogut dhe me shënimet e veta Azem Hajdini nga Skenderaj, i cili më 9.11.1966 me një shkresë iu drejtua Komitetit Komunal të Mitrovicës, Komitetit Krahinorë Prishtinë, Komitetit Qendrorë të Jugosllavisë dhe organeve shtetërore me kërkesën e tij për zbardhjen e masakrës së Tivarit.
Ekzekutimin e Masakrës së Tivarit e vërteton edhe një raport zyrtarë i Shtabit Operativ ku në mes tjerash thuhet: “Janë ra bombat nga të gjitha anët, është shti me të gjitha armët nga të gjitha anët, duke shti me armë edhe këshilltarë, punëtorë shëndetësorë me një fjale të gjithë kush ka qenë prezent në atë moment dhe ka qenë i armatosur. Të shtënat me armë janë ndërpre vetëm atëherë kurë askush nuk është çuar në këmbë dhe as ka lëvizur nga vendi. Në këtë ngjarje ka qenë prezent komandanti dhe komisari i Brigadës së X-të malazeze, gati të gjithë përfaqësuesit e institucioneve ushtarako civile të cilat kanë qenë me seli në Tivar, dhe shumë prej tyre kanë qenë aktiv duke shtënë me armë drejt shqiptarëve”.
Këshilli Popullorë i Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë me shkresën nr. 2585 e datës 12.11.1955 ka kërkuar nga Gjyqi Suprem Ushtarak i RF të Jugosllavisë, informatën në lidhje me Masakrën e Tivarit. Gjyqi Suprem Ushtarak i RFJ-së, gjykatësi hetues kolonel Zvonimir Ostiq me shkresën nr. 556/56 të datës 6.02.1956 i informon organet krahinore të Kosovës në lidhje me Masakrën e Tivarit me këtë përmbajtje:
“Sa më kujtohet, pjesëtarët e Brigadës së X-të malazeze i përcollën shqiptarët e mobilizuar për në Tivarin e Ri, me qëllim që tua dorëzojë përfaqësuesve të Divizionit të X-të sulmues Dalmatin. Në Tivarë u shkaktuan incidente. Me këtë rast vdiqën ose u lënduan një numër i madh i shqiptarëve. Pasi e kreva detyrën, i paraqita raportin kryetarit të Gjykatës Supreme Ushtarake, dhe më kujtohet se disa shokë nga shtabi i brigadës së X-të malazeze, janë përgjigjur për vepër penale, e disa në mënyrë disiplinore”.
Edhe me këtë shkresë të Gjyqit Suprem Ushtarak vërtetohet se në këtë rast qëllimisht kanë qenë të mobilizuar vetëm shqiptarët me qellim që t’i masakronin dhe likuidonin më 31.03.1945.
Në bazë të këtyre argumenteve vërtetohet se udhëheqja shqiptare e Kosovës në krye me Fadil Hoxhën, nuk kanë marr pjesë në organizimin e mobilizimit të shqiptarëve, të cilët u masakruan në Tivar, por mobilizimin, planifikimin dhe ekzekutimin e tyre e ka krye pushteti ushtarak në Kosovë në krye me komandantin famëkeq Sava Drleviq.
Në saje të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, populli shqiptarë i Kosovës u rreshtua në anë të bllokut antifashist – aleat Amerika, Britania, Rusia etj. E nuk e përjetojë tragjedinë e popujve – kombeve të ish Jugosllavisë që u shpallën kolaboracionist të dëbimit nga trojet e veta, si gjermanët fokdojçe të Vojvodinës, një numër i vogël i hungarezëve, dhe shqiptarëve të Çamërisë në Greqi, që u dëbuan me dhunë nga trojet e veta duke shfrytëzua arsye vendimet e Ruzveltit, Çerçillit e Stalinit, që ato kombësi të cilat e kanë përkrahë nazifashizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas përfundimit të luftës këta mos të kenë asnjë të drejtë.
Edhe Çubrilloviqi në vitin 1944 pat planifikua që ta zhdukë popullin shqiptarë në Kosovë dhe vise tjera të ish Jugosllavisë, por falë qëndresës dhe sakrificës së tyre në luftë kundër pushtuesve shekullorë, dështoj politika Çubrilloviqiane.
(Autori është Sekretar i Përgjithshëm i SHVLANÇK-së)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin