Ende nuk ka rifilluar ndonjë proces i ri i privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës, pas dështimit të dytë që kishte pasur në fund të vitit 2013. Ekspertë të çështjeve ekonomike dhe të telekomunikacionit, gjendjen e kësaj kompanie nuk e quajnë të kënaqshme.
Privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës, eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, nuk e konsideron si një proces i cili duhet të ndodhë tani, kur aktualisht, siç thekson ai, vlera e kësaj kompanie ka rënë në treg. “Nxjerrja e menjëhershme në shitje të PTK-së vetëm çka do ta devalvonte edhe më shumë këtë kompani. Për këtë arsye, është shumë më e pranueshme koncepti që së pari kompania të forcohet, të rrisë ofertën, të jetë shumë më afër konsumatorëve të saj, dhe tek në një periudhe tjetër kur gjendja në treg është më e pranueshme të shitet pjesërisht”, shton Rexhepi.
Në programin e Qeverisë së Kosovës për vitin 2015 – 2018 është theksuar se privatizimi i ndërmarrjeve publike duhet të ndodhë, por vetëm atëherë kur privatizimi si proces do ta maksimizonte vlerën e ndërmarrjes dhe përfitimeve të tjera që ndërlidhen me privatizimin.
Në rastin e Postë Telekomit të Kosovës është thënë se Qeveria e Kosovës do ta rishikojë strategjinë ekzistuese për privatizimin e saj. “Para se të privatizohet duhet të përmirësohet performanca e kësaj kompanie, nëpërmjet një menaxhmenti efikas dhe investimeve kapitale për ta rritur aftësinë konkurruese të kësaj kompanie dhe vlerën e saj të tregut”, thuhet në programin e Qeverisë së Kosovës.
Eksperti i telekomunikacionit, dikur drejtor në PTK, Agron Dida, thotë se autoritetet kompetente nuk janë duke bërë përpjekjen më të vogël që të ngritin vlerën në treg të kësaj kompanie. “Kjo Qeveri duke përfshirë edhe menaxhmenetet e PTK-së, tani e sa vite janë duke bërë përpjekje vetëm që ta ulin vlerën e kësaj kompanie. Këta qeveritarë nuk kanë kredibilitet të bëjnë asgjë. Unë jam shumë pesimist dhe mendoj që vlera e Postë Telekomit të Kosovës do të bie vazhdimisht, pasi që po punohet në dirigjimin e blerësve të cilët janë të interesuar që të zvogëlojnë çmimin”, vlerëson Dida.
Oferta prej 277 milionë euro e kompanisë gjermane AXOS:- Capital në konsorcium më “Najafi Companies LLC”, ishte shpallur fitues në shitjen e 75 për qind të aksioneve, por që ishte pezulluar më pas kur procesi i privatizimit nga Qeveria e Kosovës ishte shpallur i dështuar.
Për të rritur vlerën në treg të Postë Telekomit të Kosovës, eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, thotë se ky proces duhet të debllokohet, si dhe të përvetësohen teknologjitë e reja që ndodhin në botën e telekomunikimit. “E gjithë kjo mund të bëhet qoftë përmes formave të kreditimit apo edhe me financimeve të ndryshme nëse ka nevojë edhe me ndihmat afatshkurtra, të lehta pa implikime buxhetore nga Qeveria e Kosovës”, shton Rexhepi.
Sidoqoftë, që nga fillimi i procesit të Privatizimit të PostëTelekomit të Kosovës, i cili kishte filluar në vitin 2009, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar miliona euro për këshilltarë të transaksionit dhe për këshilltarë strategjik. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar