Ndonëse kanë kaluar më tepër se 15 vite nga koha kur Leotrim e Blerart Gashi nga Skenderaj, si shumë shqiptarë tjerë nga Kosova ishin të detyruar që ta lëshojnë vendlindjen e tij, ai e mban mend mirë fotografinë në të cilën shihet ai së bashku më nënën dhe vëllain e tij të vogël, të cilën dje pas shumë vitesh e riktheu Telegrafi.
LEXO PO ASHTU: Krimet serbe në Kosovë: Mos harroni! (Video, +18)
Leotrimi tregon se fotografia ku gjendet ai, nëna e tij Sevdije dhe vëllai Blerarti, është bërë më 1999, në kohën kur ata e kishin kaluar kufirin e Shqipërisë.
Leotrim Gashi, sot
Duke rrëfyer për këtë pjesë të jetës së tij, ai thotë se forcat serbe familjen e tij e kanë larguar nga Skenderaj. Më pas ata kanë ndaluar në fshatin Zhabar të Komunës së Mitrovicës, tek disa familjarë, ku kanë qëndruar afro dy muaj.
“Kur NATO-ja ka filluar sulmet, ne kemi qëndruar në mal. E mbaj mend shumë mirë natën kur na kanë lajmëruar se kanë hyrë forcat serbe në fshat dhe se të gjithë ata që kanë mundur të ikin e kanë bërë një gjë të tillë”, ka thënë Leotrimi për Telegrafin.
Sipas tij, burrat janë larguar, sepse ata i vrisnin forcat serbe. Kështu, babai i tij ishte ndarë nga familja.
Blerart Gashi, sot
“Me të mbërritur të forcave serbe, ata nxorën jashtë shtëpive të gjithë banorët e fshatit, duke thënë se duhet të largohen drejt Shqipërisë. Kemi kaluar nga fshati Qubrel, i Komunës së Skenderajt, dhe aty kemi parë me sytë tanë se çfarë maltretimi u bëheshin burrave shqiptarë nga ana e forcave serbe, duke i rrahur dhe keqtrajtuar. Frika dhe brenga tjetër e madhe – pasi kisha arritur në Shqipëri – ishte se çfarë po ndodhte me babin, me vëllain Herolindin dhe pjesën tjetër të familjarëve që kishte mbetur në Kosovë”, ka theksuar Gashi.
Ai ka thekson se kur ishte vendosur në njërin nga kampet e refugjatëve në Shqipëri, kishte filluar të këndonte e të bëhej i pëlqyer nga një audiencë e kosovarëve refugjatë. E, këtë dell të tij për muzikë e kishte provuar edhe në mejdanin e festivalit të muzikës “Kënga Magjike”, në vitin 2012, duke u prezantuar më një këngë, teksti i së cilës ishte një përshkrim i momenteve të cilat ai i kishte kaluar në rrugëtimin e tij nga Skenderaj në Shqipëri.
Gashi sqaron se më të pranuar lajmin për përfundimin e luftës, familja ia kishte mësuar menjëherë Kosovës, me dëshirën më të madhe për t’u kthyer në vendlindje.
Blerart, Sevdije dhe Leotrim Gashi, në vitin 1999 (Foto: George Georgiou)
“Kam shkuar në Skenderaj dhe, në momentin që i kam parë disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), menjëherë i kam pyetur se a ma kanë parë babën. Ata filluan të qeshin dhe më pyetën se kush ishte babai im! Atëherë nuk kaluan shumë minuta e ka arritur babai. Më vonë e kam takuar edhe vëllain, i cili atë ditë ishte tek dajallarët për arsye sigurie, meqë ekzistonte frika se ende ka prezencë të forcave serbe. Fatmirësish, të gjithë anëtarët e familjes kanë qenë shëndosh e mirë”, ka shtuar Gashi.
George Georgiou
Fotografia bardhezi, që dje Telegrafi e riktheu për publikun, është bërë në një kamion të mbushur me refugjatë, nga fotografi britanik – me origjinë greko-qipriote – George Georgiou (1961), i cili shquhet për imazhet bardhezi të bëra në Evropën Lindore, veçanërisht në Turqi. Për më shumë rreth këtij fotografi, klikoni në këto vegëza: Fotografi prekëse nga Kosova, web-faqja zyrtare (pjesa për Kosovën), bllogu i Georgiout. /Blendi Devolli/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Mickoski: Do të pranojmë pagën minimale për të cilën do të pajtohen punëdhënësit dhe punëtorët
Rrëzohet kërkesa për azil-Apeli i jep të drejtë Italisë për të sjellë emigrantët në Shqipëri
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale