Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, priti sot në takim zëvendëspresidenten e organizatës Vital Voices nga Washington D.C., Manira Alva.
Vital Voices është organizatë, e cila për më shumë 25 vite investon në gratë lidere, duke identifikuar ato me vizion dhe guxim për të ndryshuar dhe për ta bërë vizionin realitet.
“Kurti foli për vizionin e Qeverisë dhe veprimet konkrete të ndërmarra nga Qeveria për fuqizimin e vajzave dhe grave drejt barazisë, duke filluar nga përfaqësimi në kabinetin qeveritar e deri te politikat e punësimit për gra, mbështetjen për gratë ndërmarrëse, bursat studimore për vajzat dhe gratë në fushat STEM, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e pjesëmarrjes në 50% të vajzave dhe grave në këto fusha të studimit, shtesat për nënat lehona dhe fëmijë, e kështu me radhë”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas njoftimit thuhet se kryeministri theksoi se fitorja elektorale 3 vjet më parë, në zgjedhjet shkurtit 2021, ka qenë rezultat i angazhimit dhe pjesëmarrjes së lartë të grave, rinisë dhe diasporës.
“Andaj, edhe angazhimi politik i grave është i domosdoshëm për reforma të suksesshme, për drejtësi, paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm”, u tha në takim.
Më tej, u përmenden edhe sfidat aktuale globale të sigurisë dhe paqes në botë, me të cilat shumë gra e fëmijë ballafaqohen.
“Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e mekanizmave të mbështjetjes për gratë, për qëndrueshmërinë e pjesëmarrjes në jetën politike dhe krijimin e rrjeteve mbështetëse dhe mbrojtëse, që gratë dhe vajzat të mos të jenë të parat që pësojnë ose largohen nga pozitat në momente të krizëve dhe vështirësive.
Znj. Alva shprehu gatishmërinë për të mbështetur agjendën progresive për barazi të Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti përmes programeve të Vital Voices në të drejtat e njeriut, mundësitë ekonomike dhe udhëheqjen e politikave publike për gratë dhe vajzat. Ajo theksoi se sulmet online ndaj grave dhe vajzave kanë shënuar në rritje në tërë botën, në platformat, të cilat kryesisht janë në pronësi dhe menaxhohen nga burrat, andaj masat e Kosovës, të cilat synojnë të angazhojnë vajzat në STEM, do të kenë ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e përmbajtjes së platformave online”, thuhet në njoftim.
Alva shprehu gjithashtu mirënjohje për angazhimin e Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti për barazi, teksa theksoi se agjenda e barazisë nuk mund të ketë sukses pa angazhimin e plotë të burrave në shoqëri në përgjithësi e të burrave në pozita drejtuese në veçanti.
Ajo shtoi se modeli që Qeveria e Kosovës prezanton, është modeli që duhet të zgjerohet dhe aplikohet nga të tjerët në rajon dhe më gjerë.
Në këtë takim e pranishme ishte edhe kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
Shkatërrohet një grup që merrej me fajde në Prishtinë
Policia në Ferizaj konfiskon 27 motoçikleta dhe skuterë
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
U bllokuan në det pasi gomonia pësoi defekt, familja nëntë anëtarëshe shpëtohet në plazhin e Borshit
“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro
Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10