LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar viktimat e masakrës së fshatit Kotlinë të Kaçanikut, e cila ndodhi më 24 mars 1999 nga forcat serbe.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka rikujtuar se Brigada e Mekanizuar 243 e Ushtrisë së Jugosllavisë, së bashku me njësite speciale të policisë serbe, rrethuan fshatin Kotlinë duke shkaktuar një masakër të rëndë ndaj civilëve shqiptarë.

Fillimisht, forcat serbe vranë tre të moshuar dhe më pas ua dogjën trupat.


Më tej, ai ka përshkruar se gratë, fëmijët dhe të moshuarit u dëbuan nga fshati, ndërsa burrat u dërguan në Ferizaj, ku pas torturave u dëbuan drejt Maqedonisë.

Ndërkohë, pothuajse të gjitha shtëpitë, shkolla dhe ambulanca e fshatit u dogjën.

Sipas Kurtit, ushtarët serbë ekzekutuan 22 të rinj shqiptarë duke i hedhur trupat e tyre në dy puse, të cilët më pas u shkatërruan me eksploziv.

Mjekësia ligjore e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi (ICTY) në shtator të vitit 1999 hapi këto puse dhe konstatoi varrezat masive.

Në reagimin e tij, Kurti kujtoi se gjenerali serb Vllastimir Gjorgjeviq, një nga përgjegjësit e kësaj masakre, u dënua nga Haga fillimisht me 27 vjet burg, por më pas dënimi i tij u reduktua në 18 vjet.

“Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, si dhe para historisë moderne të Evropës, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse dhe fajtore për të gjitha krimet e kryera në Kosovë,” shkroi Kurti.

Ai përfundoi duke theksuar se viktimat e masakrës së Kotlinës do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë, ashtu si të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Lajme
Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Lajme
Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Kronika e Zezë
Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Lajme
Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Kalo në kategori