Projekti më i kuptueshëm i asaj që ka paraprirë botën e sotme postmoderne është deviza: “Shkatërro dhe shpik!”. Kështu shprehet një nga teoricienët më të rëndësishëm të analizës së modernitetit dhe postmodernes, profesori i letërsisë së krahasuar në Universitetin e Indianas, Matei Calinescu. Sipas tij, moderniteti fshihet më së shumti në relativizmin e përditshëm kulturor, një relativizëm që dallohet edhe më qartë kur dy institucionet që ruajnë te njeriu të shkuarën dhe imagjinatën – biblioteka dhe muzeu – zhvendosen gjithnjë e më tepër në periferi të komunikimit të shoqërisë së sotme, duke u rrezikuar deri edhe në asgjësim.
Kështu, të gjendur larg kujtesës për të shkuarën tonë dhe me një imagjinatë që na sugjerohet nga spektakli, ne nuk arrijmë më t’i shohim besimin në Zot, familjen dhe tjetrin si shtylla të rëndësishme të jetës sonë, por i shohim thjesht si emocione. Sipas Calinescut, kjo vjen për shkak se bota e të vërtetave relative ka në bazë të komunikimit të saj instinktin, një botë ku gjithkush krijon dhe shpik të vërtetat. “Postmodernizmi kërkon që e shkuara të imitojë të tashmen. Pra, kemi një kthim së prapthi të përvojës njerëzore, pasi e shkuara shpiket e rishpiket. Largimi i vetëdijshëm nga e shkuara dhe shpikja duke u nisur nga e sotmja e asaj që ka ndodhur dikur, rrezikon ta shmangë njeriun nga përgjegjësia, pasi ai jeton në mosmirënjohje dhe në mosvlerësim për atë që ka trashëguar”, shkruan Calinescu, duke theksuar se në postmodernizëm mbretëron pushteti i dëfrimit, një pushtet që sjell më pas edhe kompleksitetin.
Dhe, në fakt, cilido prej nesh mund ta ndiejë sot natyrën e kompleksuar të shoqërisë, pasi në botën e madhe të dëfrimit, e vërteta dhe gënjeshtra, realiteti dhe miti, origjinali dhe imitimi, humbin kufijtë, pasi në thelb ajo që ka rëndësi është spektakli.
Dhe, kushdo e has lehtësisht se tipizimi së përditshmes sonë është Ivani, personazh i romanit “Vëllezërit Kramozov” të Dostojevskit, i cili teksa debaton me të vëllain, Alioshën, këmbëngul në devizën më të përhapur dhe më të pamundur për ta futur në shinat e logjikës> “Përse duhet të kem turp? Njeriu s’duhet të ketë turp nga asgjë”!
Por, a ishte parashikuar?
Duket sikur jemi përpara një realiteti që Edmond Burke e kish përshkruar në analizën e tij për pasojat e Revolucionit Francez, teksa shihte tek drejtuesit e tij dëshirën jo vetëm për t’iu larguar fesë, por edhe për të zotëruar shpirtrat e atyre që dikur besonin. Pra, prirja e institucioneve postmoderne për të larguar rolin e jashtëzakonshëm të fesë në përditshmëri, është në fakt edhe prirja për të krijuar fenë e re të ekonomisë, apo, siç mund të lexohet lehtësisht si “feja e çmimeve”, duke nënkuptuar se ajo që vendos më shumë nuk është vlera, por oferta e saj në treg.
Nën pushtetin e “fesë së re të të mospasurit turp”, individi përballet me pengesa të panumërta për t’iu shmangur burgut të ri shoqëror, siç është ajo e ndjekjes së modës së spektaklit – një burg që mund të të përndjekë përmes një “policie të së tashmes”, që duartroket vetëm atë që e sheh besimin në Zot si diçka që meriton të jetë në një muze, si një pjesë e së shkuarës, ndërkohë që vetë të shkuarën e sheh krejtësisht të palidhur me të tashmen.
Rritja e sondazheve lidhur me nevojën apo jo të ndjekjes së traditës për ruajtjen e familjes, referendumet që fshihen pas lirisë individuale lidhur me orientimin seksual, braktisja e gjyshërve dhe e prindërve, si dhe planifikimi familjar në një pjesë jo të vogël martesash, pa dyshim që janë sot disa nga goditjet më të mëdha të betejës sonë shoqërore për të konsideruar të shkuarën si një shtyllë të rëndësishme nga ku burojnë shumë zgjidhje të rëndësishme për shoqërinë tonë. “Religjioni dhe familja janë dy sfera vlere. Mirëpo, i pari është gjithnjë e më i rrallë në jetën moderne urbane, ndërsa e dyta, familja, është duke e humbur statusin e vet si një forum ku mund të gjesh paqe dhe plotësim. Për shumë njerëz sot, puna dhe argëtimi janë të vetmet sfera që nënkuptojnë shoqërizimin. Dhe, në këto dy sfera sfidohen më tepër vizionet tona politike”, shkruan esteti anglez Roger Scruton, teksa vëren se, nëse sondazhet nëpër shkolla në vitet 1980 tregonin rritjen e kërkesave për mësues, mjek dhe financier, pas viteve 2000 këto sondazhe na tregonin parapëlqimet për: sport star, pop star dhe movie star. Pra, shkurt, një zëvendësim që nënkupton nga profesione që shërbejnë e që janë shoqërisht të respektueshme, në profesione që synojnë veçse argëtimin dhe individualizmin e thellë.
Shoqëria e sotme vuan nga hiperdemokracia e opinioneve – një fushë e re e debatit, ku gjithkush mendon se duhet dhe mund të thotë gjithçka, madje duke vendosur se kë duhet të përndjekë në qilimin fluturues të akuzave që bëjnë xhiron e botës mbi gjithë sipërfaqen morale, duke e vënë atë nën vete, madje duke e shpërfillur gjithçka që ka të bëjë me besimin tek e përhershmja. “Pesha e klishesë bie mbi jetën reale”, shkruan Alain Finkielkraut në librin e tij “Një zemër inteligjente”, duke shpjeguar se njerëzit e çliruar nga tradita strehohen lehtësisht nën ombrellën e opinionit publik. Anonimati shoqëror, sipas Finkielkraut, zëvendëson pushtetin e bashkësisë. Pas këtij zëvendësimi, përdëllimi zëvendëson ndjeshmërinë përmes melodramës universale që luhet nga mbretërimi i opinioneve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025