“Çka po kërkojnë këta, pse kanë dalë në demonstrata”, po pyeste një gjyshe tradicionale e mbuluar me një shami të kaftë, e cila po ecte trotuarit mbështetur për një gjyshe tjetër të veshur “allafranga”! E hutuar, e harruar edhe nga Zoti, ajo mezi po i dëgjonte shpjegimet nga një vajzë të re e cila i kishte vënë krahun një shoqes së vet dhe po ecnin të shkujdesura cepit të kolonës, të përcjella nga mediat! Ah, mediat tona janë përplot vëmendje për problemet më vitale të kësaj shoqërie.
“Kundër homofobisë, gjyshe, kundër… po e din”, ja ktheu vajza dhe e shtërngoi për beli shoqen e sajë!
“Ani, ani qika jeme, veç knaqnu ju”, ja ktheu ajo si nëpër tym, edhe pse nuk po e kuptonte ku e kanë hallin këta njerëz! Ishte mësuar me protesta dhe demonstrata të dhunshme, ku policia hidhte “tym” dhe protestuesit përlesheshin me ‘ta!
“Edhe Vlora tek është aty, me ‘ta”, i tha gjyshja tjetër, në vesh! E dini, kur përmendet Qeveria, populli ynë heroik, ende me inercion e ulë volumin dhe preferon me fol vesh më vesh!
Gjyshja ishte kureshtare! E kureshtja thonë e ka mbytë macen e lemë gjyshen… por, ajo ishte kockë e fortë megjithë moshën e sajë të thyer!
E, në Prishtinë, këtë javë u hapën dy tema të mëdha njëkohësisht! Sikur për të bllokuar njëra tjetrën! Jo tema të zakonshme, por megatema! Shoqëria jonë nuk ka probleme më të mëdha se këto! Pastaj, është edhe fushatë! Elektorati ynë vendor dhe ndërkombëtar do të votojë varësisht se si deklarohen partitë lidhur me këto dy probleme madhore të shoqërisë tonë! Ekonomia dhe siguria nacionale nuk janë më top tema! As krimi i organizuar! Kemi megatema! Tash sa janë të mëdha këto probleme kjo është relative, por sidoqoftë janë tema për të cilat ndër shqiptarët epikë këndej Bjeshkëve të Nemuna po bisedohet zhurmshëm! Shpesh edhe me emocione për të cilat veç një Zot e din se nga vijnë!
Përndryshe, nuk kanë mbetur shumë pengesa të mëdha drejt integrimit evropian. Evropa na ka ardhur te dera! Krejt përreth i kanë marrë vizat, po shkojnë kah të duan dhe u vijnë mysafir nga gjithkah! Janë të besueshëm! Veç ne jemi të dyshimtë ende! Ndoshta sepse qeveritarët i kemi të dyshuar! Evropa nuk po e di ende qëndrimin e tyre rreth megatemave!
Ato parti dhe personalitete që ofrojnë zgjidhjen më të mirë për këto tema, e fitojnë… përkrahjen! Të tjerat janë inxhinieri! Edhe industri! Industri e votimit! Kështu po quhet tash kjo degë e ekonomisë tonë “të hirtë”, ku bëhet biznes i madh! Kjo shprehje erdhi duke iu referuar akuzave për vjedhje “industriale” të votave nga zgjedhjet e kaluara parlamentare! Mos të thotë kush se nuk kemi industri…!
E ju mos mendoni se pengesa kryesore drejt Evropës është krimi i organizuar, as korrupsioni! As krimet e luftës. Këto janë të zgjidhshme. Parlamenti nuk është më, u vetshpërnda! Pas kësaj edhe Qeveria po shkon! Kështu, vetvetiu s’ka më as krim as korrupsion! Së paku jo derisa t’ia marrin dorën edhe këta të rinjtë që do të vijnë! Ndoshta vijnë edhe të mësuar, se edhe opozita nuk janë të gjithë pa përvojë!
As krimet e luftës nuk duken pengesë e madhe! Gjykatat ndërkombëtare i kanë dy probleme: me dëshmu fajësinë serbe dhe pafajësinë shqiptare! Fajësia serbe edhe po dëshmohet, por pafajësia shqiptare ende jo! Ende jemi të dyshimtë! Për gjithçka! Sidoqoftë, nuk janë temë, as krimet e luftës!
Por, temat më të vështira për diskutim janë punë “fytyre”. Me e mbulu krejt apo me e zbulu krejt fytyrën! Edhe të tjerat, jo veç fytyrën! Për shembull: kush me kë? Këto janë megatemat! Duhet me i trajtu me kujdes! Përpara edhe prapa! Varet si e shtron problemin.
Pra, këto ditë në Prishtinë u zhvillua një protestë në mbrojtje të komunitetit LGBT, e në të cilën po merrte pjesë edhe vet ministrja e Integrimeve Evropiane, bashkë me ambasadorin e një vendi mik, në përkrahje të kërkesave dhe shqetësimeve të tyre të drejta. Se çdo protestë, si e do rendi, i ka disa kërkesa, edhe disa shqetësime, ku pasqyrohen hallet e komunitetit! Askush nuk del në rrugë pa një hall.
“Çka po lypin, bre loke”, po vazhdonte të pyeste gjyshja, kalimtarët e rastit! Ajo ishte e shqetësuar se “mos po vijnë ata të Bajrës e po qesin tym”! Por, nuk ka rrezik nga shteti, gjyshe!
Rreziku vjen nga diku tjetër!
Nejse, gjyshja nuk po kuptonte definitivisht se për çka bëhej fjalë! Në fund të fundit, po i thoshte ajo shoqes së vet, ne e “kullotëm” tonën, por… këta të rinjtë! Veç të rinjtë le të rehatohen…!
Ka protesta të dhunshme, por ka edhe nga ato, paqësore, që më tepër janë promocion se sa protestë. Por, fjala protestë tingëllon më thekshëm dhe tërheq më shumë vëmendjen e publikut! Me një fjalë e sensibilizon opinionin vendor dhe ndërkombëtar rreth problemeve më akute të shoqërisë!
Pra, senzibilizimi u arrit! Ky komunitet i rrezikuar, u mor nën mbrojtje nga nivele të larta, vendore dhe ndërkombëtare, edhe pse nuk është krejt e qartë nga kush po vjen rreziku! Ndërkohë që kleri, katolik e mysliman, shprehu shqetësim lidhur me mesazhet morale të kësaj proteste. U konfrontuan ashpër sloganet mes vete. Jo është sëmundje, jo nuk është sëmundje homoseksualizmi. Por, të gjithë u pajtuan se urrejtja është sëmundje. Emocion i ndaluar dhe i rrezikshëm. Duaje… armikun tënd!
Një kolumniste e shkëlqyer ndër ne e krahasoi ministren për Integrime e cila prin për modernitetin e vet të sforcuar, me vet Shote Galicën, e cila dikur zhvilloi luftën e sajë të madhe për lirinë e popullit të vet! Liria natyrisht është shumëdimensionale dhe ajo zhvillohet bashkë me komunitetin!
Atëherë ishte… armiku! Ishte përballë! Tash, armiq nuk ka, por ka prirje të ndryshme! Për vete e kanë, tha gjyshja vet me vete! Nuk e dëgjoi askush! Por, ku gjyshja e ku politika jonë e integrimeve! Larg!
Edhe protestat janë bërë si piknik! Askush nuk po lufton më! Të gjithë po puthen! Pa dallim feje e gjinie!
As “Bajra” nuk po hedh tym mbi protestuesit paqësorë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi