Kur takohen (ar)miqtë e vjetër!
Duke iu referuar VOA–s, presidentët e Bosnjës (presidenca kolektive), Serbisë dhe Turqisë, të veshur lehtë, pa kravata, dhe në një atmosferë krejtësisht të relaksuar po shëtisnin dhe po llafosnin në ambientet e rezidencës në Karagjorgjevë. Nga brenda dëgjohej muzikë e hareshme. Mbase nuk e vlen të përmendet se për dikë krejt kjo shqetsueshëm aocon në lehtësinë e marrjes së vendimeve për të vegjlit e regjionit. Pyetja njëmilionëshe do të ishte: A i përdorën presidentët pecetat e tyre për të vizatuar harta si asocon ky vend nga takimet e mëhershme na historia e errët e Ballkanit, apo thjesht për të fshirë cepet e buzëve pasi shqiptonin fjalët demokraci, Evropë , NATO, krime lufte, pajtim?
Një takim i rëndësishëm i raportuar nga mediat botërore e sidomos ato serbe, turke dhe boshnjake, kaloi gati në heshtje nga mediat kosovare. Në një takim tripalësh në Karagjorgjevë, presidentët u deklaruan për orientim evropian dhe respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare. Deklaratat e tyre përpos entuziazmit të ish pushtuesve në Ballkan shpalosin edhe dilema prej të cilave do të duhej të mësonin edhe popujt e tjerë në regjion.
“Të dy vendet ( BeH dhe Serbia) munden tw bisedojnë për të gjitha çështjet kontestuese, deklaroi në Karagjorgjevë, anëtari i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, i cili potencoi se këtë mund ta bëjnë edhe pa ndërmjetësimin e “patronëve” si Turqia. Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, deklaron se Serbia kurrë nuk do të përkrahë referendumin i cili do të çonte kah ndarja e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe në çfarëdo mënyre do të vinte në pyetje integritetin e këtij vendi. “Ne e respektojmë marrëveshjen paqësore të Dejtonit, tha ai me këtë rast, dhe gjithashtu edhe integritetin territorial të të gjitha vendeve fqinje. Por edhe nga ato presim të njëjtën gjë lidhur me Kosovën”- u shpreh ai.
Presidenti Turk Abdullah Gyl ka thënë në këtë takim se Ballkani nuk është në periferi të Evropës, por është zemra e sajë dhe njëherësh, duke iu referuar portalit “B92.net”, ai u angazhua që krejt regjioni të mblidhet nën ombrellën e madhe, të BE dhe NATO-s. “Të tri vendet dëshirojnë të fuqizojnë bashkëpunimin në drejtim të zgjidhjes së problemeve akute, duke respektuar principin e ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit dhe mospërzierjes në punët e brendshme të vendeve tjera – tha ai – duke ia krehur llafin presidentit Tadiq.
Ata patën edhe biseda për afrimin me NATO-n, por sipas kryesuesit të kryesisë rotative të BeH, Nebojsha Radmanoviq, të tri shtetet kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë.
Në këtë takim, sipas tij, ishte folur edhe për procesimin e të dyshuarve për krime lufte. Lidhur me këtë temë raportohet të jetë prononcuar edhe Presidenti Tadiq, i cili ka deklaruar se Serbia shpreh qëndrimin e vendosur se është i domosdoshëm procesimi i të gjitha krimeve të luftës dhe se kjo është mënyra e vetme për të ardhur deri te e vërteta dhe pajtimi i plotë në mes të popujve. Serbia është e përcaktuar për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës dhe deri tani ajo i ka dorëzuar 44 nga 46 të dyshuarit për krime lufte –ka deklaruar ai.
Derisa presidenti serb nuk arriti për asnjë çast të flas për pajtimin me Kosovarët, ndaj të cilëve Serbia kishte kryer krime po aq mizore, kjo sjellje koincidon me prepotencën e pasardhësve të osmanlinjve të cilët jo vetëm se nuk kanë ndjenjë faji për pushtimin 500 vjeçar, por jo moti kanë kërkuar korrigjimin e teksteve shkollore shqipe lidhur me këtë periudhë duke përfolur të “mirat” që u paska sjellë shqiptarëve ky pushtim.
Mbase këtë kishte parasysh anëtari boshnjak Kryesisë së BeH, Ietbegoviq, kur deklaronte se Bosnjës nuk i duhet patron në bisedime me Serbinë.
Tadiq, natyrisht, duke ikur përballjes me viktimën e krimeve të vendit të tij, kishte shprehur dëshirën që pikërisht Turqia të jetë prezente, sepse ata duan të bisedojnë me dikë që i kupton dhe i pranon arsyet e pushtimeve dhe nënshtrimit të popujve. Tadiq, me gjasë po kërkon tutor edhe për Kosovën. A do të jetë kjo Turqia apo Shqipëria?
A u abuzua me pecetat sikur 19 vite më parë nga presidentët Milosevic dhe Tugjman, apo po bëhen përpjekje që Karagjorgjevo të bëhet simbol i Bosnjës së re i Ballkanit të ri? A u bë Pazar me Bosnjën, Sanxhakun dhe synimet e tyre regjionale? A u abuzua lidhur me Kosovën?.
Fatkeqësisht nga Karagjorgjevo nuk erdhi asnjë sinjal respekti për Kosovën dhe qytetarët e saj, të cilët në këtë kohë po përballen me mbajtjen peng të një të tretës së territorit të vet nga ana e shtetit serb. Në të njëjtën kohë qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me ambicien turke për rikthim neokolonial në Kosovë përmes blerjes të çdo gjëje që ka vlerë, e madje edhe historisë së saj. Në të njëjtën kohë ata po përballen me mbajtjen peng të luftës dhe paqes nga një grup oligarkësh vendorë të cilët janë shprehur të gatshëm të bëjnë Pazar me çdo gjë dhe me këdo duke shpërfaqur atë që prezantonin dikur nën uniforma të larme kamuflazhi.
Shumë pyetje e përgjigje pak. Media e kontrolluar nuk rehaton shpirtin e shqetësuar të qytetarëve të këtij vendi të cilët nuk i pyet askush asgjë. Pasi e zhveshën qytetarin e Kosovës nga të qenit sovran duke ia vjedhur votën para syve, pasi e zhveshën nga pasuria e tij me një privatizim piratesk, tash po bahet pazar i ri dhe kryesor në emër të tij. Por pyetja njëmilionëshe vazhdon të jetë: A i keqpërdorën pecetat në Karagjorgjevë, (ar)miqtë tanë shekullor, të cilët në fund të procesit pretendojnë të jenë padronët e rinj (të vjetër) të Kosovës?
Kjo me gjasë do të dalë në shesh herët a vonë. Nëse kanë abuzuar me pecetat e tyre, kjo do të thotë kob i ri për popujt e Ballkanit, pavarësisht se kush është sponsor i këtyre takimeve. Për qytetarët e Kosovës kjo do të paraqiste një hap mbrapa në procesin e demokratizimit dhe integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike.
Gjithsesi shpresojmë që frika jonë kolektive të mos jetë reale…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa
Menaxheri i Gjestit flet për raportin e tij me ish-partneren: Nuk ka qenë i martuar, i përket të shkuarës dhe nuk ka kontakte më me të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos