Kur studentët t’i vrasin ëndrrat!?
Bota që ne sot e jetojmë, standardi i jetës në të cilin gjendemi, më parë ishte një ëndërr.
Shumë autorë e filozofë folën shumë shprehje për ëndrrat. Disa i thoshin motivuese e disa edhe më keq, demotivuese, shprehje këto që i bënë optimistët dhe pesimistët të ziheshin për ëndrrat deri sa dolën në skenë shkencëtarët dhe i realizuan ato.
Për ta realizuar një ëndërr, duhet ta kesh! Njerëzit gjatë jetës përballen me sfida të ndryshme, por askush nuk e ka rrugën më të gjatë sesa ai që e di se për ku është nisur. Për ta realizuar ëndrrën tënde, duhet të zgjohesh. Realitetet e brishta na bëjnë që t’i shuajmë shpresat për një jetë më të mirë. Njerëzit tentojnë që të na i pengojnë këto ëndrra, por ata duhet ta dinë që nëse nuk na lënë të ëndërrojmë, ne nuk do t’i lëmë ata të flenë!
Më parë vendin tonë e shihnim me syrin e shpresës, për një të nesërme më të mirë. Vitet kaluan dhe filluam të kuptonim që ne nuk bëmë asgjë të mirë për t’i realizuar këto ëndrra… Sirtarët me kujtime dhe librat me ëndrra u mbushën nga pluhuri, në gërmadhat e kamotshme. Shiheshin vetëm gjurmë të një epoke sa të afërt aq edhe të largët. Ëndrrat fatkeqësisht po vazhdonin të mbeteshin ëndrra.
Rikthimi në kohë më bëri të mendoj se çfarë ëndrrash kishim ne më parë? Kishim ëndërr lirinë, sepse e kishim të ndaluar; kishim ëndërr shtetin, sepse se kishim fare; kishim nevojë për dijen, sepse na nevojitej për t’i realizuar këto dy të parat. Hapëm Universitetin, nisëm aktivizmin qytetar, fituam lirinë dhe fituam edhe një shtet. Ndonëse me problem parapëlqej ta quaj shtet.
Sa idealistë ishin ata njerëz që luftuan me mish e me shpirt për këtë liri. Të tillët kudo që janë, janë duke na përqeshur.
Periudha e ëndrrave kishte perënduar. Fillova të besoj që e nesërmja do më bënte krenar me qytetarët e këtij vendi, siç më bëri e djeshmja. Fillova të besoj që e nesërmja nuk do ta shuante urinë për dije, por do ta shtonte atë. Dhe, fillova të besoj që studentët e së nesërmes do ta bënin universitetin e jo ta kthenin atë në figurën më qesharake që mund të kthehej.
Mora shkas nga zgjedhjet studentore që u zhvilluan këto ditë në Universitetin e Prishtinës dhe dukuritë që vërejta ishin këto: sallat e leximit ishin boshatisur, dyert dhe dritaret e fakultetit ishin bllokuar nga posterët qesharakë të organizatave qesharake; individë të caktuar, me rekuizita partiake duke kërkuar votë (jo duke bërë fushatë, se zaten asnjëra prej tyre platformë nuk kishte), dhe i gjithë ky maskarallëk përcillej edhe me mbështetjen e pakusht të Rektoratit tanimë të diskredituar, duke e ndihmuar “fushatën” me 20 mijë euro të taksapaguesve të këtij shteti.
Me këtë shumë do të mund të pajiseshin fakultetet dhe njësitë e tjera akademike me internet, që është i domosdoshëm dhe tepër i nevojshëm për studentët. Mund të rinovohej ndonjë klasë që do t’ju shërbente më së paku edhe dhjetë gjeneratave të tjera në Universitetin e Prishtinës dhe do të mund të bëheshin edhe investime të tjera që do të shkonin në dobi të studentëve. Në fund të këtij pseudogarimi, doli fitues dikush, por ajo që ishte më e keqja ishte festimi për fitore, nën ritmet e turbofolkut, veçori kjo që e kishte përcjellë gjithë fushatën.
Duke i parë këto zhvillime studentore, kuptova që shpresa shqiptare mund të jetë gjithkund, pos te studentët. Gjithkund mund të shpresojmë, pos te studentët. Të tillët (udhëheqësit e studentëve) nuk të lënë as të ëndërrosh dhe të tillët po flenë të qetë. Nëse ata flenë të qetë, ëndrrat tona do të veniten dhe e nesërmja nuk do të jetë më e bukur. Do të jetë e brishtë dhe e trishtë, do të jetë e zezë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-13-780x439.png)
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re