Mendësia e zotërimit të çdo gjëje duke shfrytëzuar fuqinë e pushtetit, Ramadan Mujës i kushtoi me dy vite burg që hynë në fuqi pas tre vjetësh, si dhe, dënimi tjetër – për hir të dënimit – ia ndalon për 30 muaj ushtrimin e çdo posti publik. Edhe pesë tjerë u dënuan, dënimet e të cilëve njëjtë si të kryetarit të tyre hynë në fuqi për mesatarisht një vjet e gjysmë.
Bazuar në praktikat e mëhershme kur zyrtarët e paktë publikë – kryesisht të partisë në pushtet – janë dënuar, hapësira e lënë deri në ekzekutimin e dënimit është shfrytëzuar si mundësi për t’i ikur dënimit. Të bie ndërmend Xhabir Zharku e disa tjerë që shfrytëzojnë kohën ose për ta mbytur vërtetësinë e fajit, ose si ky i pari për t’u zhdukur. Kryetari i Komunës nga PDK-ja vendosi diçka tjetër, këmbëngulje me alibinë se "pa u vërtetuar fajësia, nuk vjen në shprehje dorëheqja". E po shumë mirë, atëherë nga qytetarët e Prizrenit e të Kosovës vjen në shprehje shkarkimi. Mos u dorëhiq, po të shkarkojmë me protestë. Njëjtë si ish-rektorin mashtrues. Fundja, të një brumi jeni.
Prej se Partia Demokratike e Kosovës është në pushtet, ajo ka kapur shtetin e pothuajse çdo institucion publik sikur ta kishte të drejtën absolute mbi të. Mendësia e tillë është ajo e zotërimit të çdo gjëje, ku mbështetje qorre gjen tek ideja e parlamentarizmit e stilit: i kemi votat. Sipas tyre duhet të reduktohesh në numra për të reaguar ndaj padrejtësive!
Pushteti me këtë mendësi shfrytëzohet si fuqi për të bërë veprime të paligjshme e të padrejta, ashtu siç Ramadan Muja bëri kur brenda ditës kaloi tokën nga pronësia e AKP-së në pronësi të komunës, e më pas sikur të ishte e tij iu dha një kompanie private. Mendësia e zotërimit brina s’ka! Votëbesuesit e PDK-së në anën tjetër janë mjeti që përdoret për të mpleksur mendësinë e zotërimit nga lart me heshtjen që duhet mbahet poshtë tek populli. Për këtë arsye, të paktë janë edhe PDK-istët që distancohen nga veprime të tilla. Ata mendojnë se sa më shumë kapin, aq më të pakapshëm bëhen, dhe sa më shumë heshtin kur iu shpërfaqet kapja, aq më të fuqishëm bëhen për të rikapur e rikapur.
Kjo mendësi është kriminale, e as nuk e shpëton rritja e pagave në institucione publike, e as rritja e pensioneve, e as krijimi i FAK-ut. E meqë janë trend… as "selfiet"!
Historia do t’i gjykojë të gjithë, këtë të mirë e ka. Do të mbajë mend më shumë për atë që shkatërruam se sa krijuam, do të thoshte publicisti Çak Palhanjuk. Ndërsa, qytetari i shtypur, i shpërfillur e i pallogaritur i Kosovës, gjendet përballë herës "kur duhet t’ia jap një shtytje historisë", shkruante Lenini. Njëjtë siç i dhamë shtytje më 1968, 1981, 1997-99. Sot duhet t’i japim shtytje kundër atyre që krijuan, shkatërruan e më pas tradhtuan.
Ramadan Muja respekton vendimin e organeve të drejtësisë, por ka vendosur të ankohet në gjykata e gjykata. Edhe pse krimi i tij është i dukshëm e me verdikt, hamendësisht le të pyesim se çka nëse pas një apo dy viteve prapë do të shpallej fajtor? Drejtësia gaboi prapë apo miqtë e Hashim Thaçit nuk arritën ta shpëtonin?
Në shkurt të këtij viti, një gjykatë kishte shpallur fajtor ish-kryetarin e Nju Orlinsit, Rej Nejgjin. Në vend se të ankohej si Muja, ai kishte thënë para shpalljes së vendimit: "Jam mirë. Ka kohë që kam bërë paqe me veten". Problemi i të pamoralshmëve tek ne është se kanë bërë paqe me krimin, jo veten. Kryetari i dënuar do të duhej të bënte paqe me veten tashmë. Dhe me popullin! Nëse ai me të vërtetë beson në pafajësinë e tij, do të dorërhiqej. Jo pse dëshiron opozita a kushdo tjetër, por se drejtësia herët a vonë, flet.
Për Mujën drejtësia foli, ndoshta pamjaftueshëm. Kërcënuesi i kamerave të gazetarëve nuk e ka ndërmend të dorëhiqet. I domosdoshëm është shkarkimi nga populli. Prizreni ka nevojë për t’u çliruar, ashtu siç ka nevojë Kosova. Siç kishte e ka ende nevojë Universiteti! Të gjithë për Prizrenin, derisa kapësit të futen në burg!
P.S. Udhëheqësi i Revolucionit Francez, Maksimilan Robespierri, gjersa bashkë me popullin gjykonte mbretin Luigji i XVII, kishte thënë: "Njerëzit nuk gjykojnë njëlloj si gjykatat; nuk japin vendime gjyqësore por godasin me rrufe; nuk i dënojnë mbretërit, por i flakin tej në hiçin nga kanë ardhur; dhe kjo drejtësi është po aq e vlefshme sa ajo e gjykatave”.
Për Ramadan Mujën e dënuar do të vlente kjo: "Qytetarët nuk janë dele siç ju mendoni; nuk kullosin, shtypen e dirigjohen, por godasin si rrufe; nuk i durojnë kryetarët e dënuar të komunave, por i shkarkojnë ata; dhe këto veprime, janë po aq të barasvlefshme sa të çdo institucioni tjetër. Sepse protestat janë institucion më vete”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jul-deda-780x439.png)
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/b_250207050-780x439.jpg)
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër