As presidentja, e as kryeministri nuk e kanë fjalën e fundit në këtë vend. As ambasadat. Krejt vendi është në pritje se çka po thotë pushteti më i lartë në këtë vend. Çka po thotë “Baba”! Dyshimet se këtë vend e sundojnë familjet, tashmë janë hequr përfundimisht. Qytetari nuk është sovrani, ai është veç pjesë e familjes. Në fakt pjesë e njërës nga familjet. Se, luftërat për pushtet te ne janë luftëra në mes të familjeve! E merr pushtetin dhe i vendos familjarët nëpër pika strategjike të shoqërisë. Kontrollon rrjedhën e parasë!
Do të mendoni se në frymëzim e sipër e kam përdorur gabim shprehjen “me e marrë pushtetin”?! Me e marrë po çka, se qytetari nuk ta jep pushtetin këtu! E mban për vete! Për familjen e vet! Pastaj, nëse nuk e merrni ju, e marrin ata! Kështu ka mbet puna.
Qysh e dini edhe vet, votimet te ne bëhen familjarisht. I keni parë skenat kur familja e gjerë të veshur solemnisht hipin nëpër traktorë me rimorkio. Edhe në fytyrat e tyre të vendosura dhe në qëndrimin krenar ti e kupton se vendimi është marrë?! E ,në familjet tona tradicionale vendimet i merr “Baba”! Pra, çka po thotë “Baba”!
Edhe presidentja edhe kryeministri, nuk e kanë për gjë me e pyet “Babën”, se a është kushtetuese me e përdor filan “barin” juridik për ndonjë sëmundje politike. “ Barin juridik”! Kjo shprehje është e përkthyer nga sllavishtja!
Përndryshe, te ne për ligjshmërinë ende nuk po gjendet “bar”! Familjet e forta i kanë edhe avokatët më të fortë. Edhe gjykatësit. E kanë ligjin! Ata e interpretojnë! Në fund, e mbyll lëndën vet “Baba” personalisht!
Prandaj, po përflitet për gjykatën “speciale”! Një gjykatë jashtë familjeve! Por, familjet nuk po e votojnë! Cenohet pavarësia… e familjeve!
E, kur jemi te sëmundja, kësaj radhe u sëmur Parlamenti! “Baba”, ilaçet dhe pallati i ëndrrave dhe meseleve politike, kjo po që është temë verore! Nëse keni ikur me pushimet, keni shpëtuar! Nëse do të ikni tani, me gjasë do të shkoni me gajle të madhe! Çka don me vendosë “Baba”?!
Përndryshe, seanca e Parlamentit që kaloi me përplot stres dhe frikë nga konflikti i paralajmëruar për karriget nga pjesa e mesme e sallës, krejt skenën politike e ka bërë kaps. Se pjesa e mesme e Parlamentit është strategjike. Është një pjesë në formë “pyke”, si do të thoshte një ushtarak i yni i famshëm kur po analizonte mësymjen e protestuesve drejt kordonit të policisë, e cila po mbronte pushtetin e familjeve, ndërkohë që protestuesit kërkonin ligjshmëri. Edhe pyka në Parlament këtë funksion ka!
Por, për ligjin te ne ende s’ka ilaç! E, kur jemi te kapsllëku, mbase kjo është më mirë se në verë të kemi probleme me barkqitje kolektive! Megjithëse në politikë nuk dihet çka është më mirë!
Kur të kap dëshpërimi nga krejt kjo gjendje, ulesh me e pa “Sulltanin”, kur papritmas vjen ajo reklama e famshme e cila e përcjell krejt serialin për Padishahun i cili e ngriti Perandorinë në kulm. E keni pa se si në momentet më të rëndësishme, më dramatike të serialit, kur intrigat kanë arritur kulmin, ndërpritet ngjarja dhe jepet reklama kundër kapsllëkut. Edhe “demokracia” otomane e bënte popullin kaps! Sidomos ata që i pushtonte.
Por, kjo reklamë nuk është pjesë e mesazhit që jep seriali! Thjesht, “farmacia” e cila e prodhon këtë kapsulë është financuesi kryesore i serialit. Nuk ka konspiracion tjetër këtu! Ai që jep paratë, ka të drejtë të kap vëmendjen tonë kur është në kulm! Kështu thotë marketingu!
Pra, besoj se po shihet se ne na duhet modeli i sundimtarit, i cili del në skenë kur dështon demokracia dhe na duhet gjithashtu edhe kapsula kundër kapsllëkut?! Me e zhbllokue situatën! Kështu edhe skena jonë politike do të bëhet funksionale. Edhe koalicionet do të duken më normale. Me rëndësi me u zhbllokue!
Kështu, krejt kombi po pret që në emisionet e lajmeve dhe të analizave strategjike me dalë pikërisht ajo reklama e famshme kundër kapsllëkut politik, sepse seanca e parë e Kuvendit, me krejt stresin dhe gërditjen që e solli, me gjithë uzurpimet e ulëseve qendrore dhe mikrofonit kryesor, pa fije dyshimi e bëri kaps krejt kombin tonë sintetik. Kur ka intelektual dhe humanist që robotizohen për qëllime banale partiake, e kupton përse “Baba “ e ka gjithë këtë pushtet! Interpretimi!
E “Baba”? Çka kërkon këtu “Baba” apo reklama kundër kapsllëkut politik? Kush është “Baba” i Kosovës? Për dhëndrin e Kosovës kemi dëgjuar! Ishte thjesht humorist, një i huaj që fliste një shqipe të deformuar, por të kuptueshme që i thoshte gjërat më normale dhe na bënte të qeshim me lot.
Por, “Baba” nuk bën hajgare. Ai edhe debatet i konsideron luftë që duhet fituar!
Pra, për ata që nuk lexojnë gazeta e as nuk “flenë” në Facebook, ndoshta duhet me e sqaru se kush është “Baba”! Kuptohet se nuk e kam fjalën për baballarët e askujt, e as për mamatë! As për atësinë! As për familjet e “Bllokut”! Por, thjesht për “Babën” e Kosovës, njeriun prej të cilit në instancë të fundit varet gjithçka. Kur flet “Baba”, krejt debatet mshelen, sepse pastaj reagon krejt kodra. E te ne, kur flet kodra…!
Sidoqoftë, me krejt respektin institucional, shpresoj se nuk më vjen në mobilin tim ndonjë SMS i rëndë , aq sa nuk mundem me e mbajt! Se te ne, intelektualët edhe zyrtarët e partisë-shtet shajnë keq! E kemi parë më herët! Por, pasi mediat e kanë quajt “Babë”, kjo sugjeron se të sharat që vijnë nga ai nuk duhet marrë si shumë ofenduese. Se “Baba” jo veç të shanë por… babë më! E ka shtetin pas!
Përderisa kombi ynë sintetik edhe individët i sheh si monumente që ecin, si simbole të gjalla të pavarësisë, në anën tjetër të Kalimashit, në Shqipërinë politike, dikush pas 100 vjet pavarësie i vodhi pllakat e bronzta nga Monumenti i Pavarësisë! Një pllakë thuhet se bënë 400 euro, nëse shitet nën dorë!
Nuk duhet me e tundue qytetarin! Ai e do pavarësinë, por e do edhe paranë! E, familja politike pavarësinë ta ofron, por paranë e mban për vete! Mund të jesh i varfër dhe i lirë! Kot titujt e mëdhenj të librave! Këtu nuk mundesh as me ikë nga liria.
Kështu qytetarit i mbeten vetëm monumentet!
Vapë e madhe! A thua çka do të vendosë “Baba”?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet