Dilema të mëdha janë ngritur se kur duhet të japin dorëheqje kryeministri dhe ministrat të cilët janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës. Në shoqërinë civile janë të ndarë se a duhet të ndodh kjo para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit apo në momentin e betimit si deputet në parlament.
Sipas Ligjit për Qeverinë-pikës 1 të nenit 26, “në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të jap dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.
Mirëpo, në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se nuk është e nevojshme të bëhet dorëheqja, por, theksojnë se qeveria do t’i ketë përgjegjësitë e kufizuara pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Certifikimi i rezultateve mund të bëhet këtë javë nëse respektohen afatet ligjore që kanë të bëjnë me adresimin e ankesave.
Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj thotë se kryeministri dhe ministrat që janë zgjedhur deputetë, dorëheqjen duhet ta bëjnë pas betimit në legjislativ. Kësisoj, thekson ai, se mirëmbahen dhe funksionojnë institucionet.
Sipas tij, duhet bërë interpretim logjik i Kushtetutës, pasi “ka mospërputhje në lidhje me fillimin e mandatit të deputetit” meqë, siç deklaron ai, diku thuhet se “nis me t’u certifikuar rezultatet e diku me t’u konstituar Kuvendi”.
“Qeveria është në detyrë, ministrat janë në detyrë, rrjedhimisht pjesa ku ministrat të cilët janë zgjedhur deputetë si dhe kryeministri, nuk duhet të japin dorëheqje. Ligji që është miratuar në vitin 2022 është një ligj i dobët, meqenëse nga Kushtetuta e Kosovës është interpretuar një dispozitë që nuk është zbatuar asnjëherë dhe mund të konsiderohet e vdekur për nga interpretimi juridik. Në këtë mënyrë ajo është bërë copy-paste.
Ministrat që janë zgjedhur deputetë dorëheqjen duhet ta japin pas betimit që e bëjnë si deputetë në Kuvend dhe jo një ditë para certifikimit të zgjedhjeve. Te neni 66 i Kushtetutës së Kosovës thuhet që Kuvendi ka mandat 4-vjeçar, ku brenda 30 ditëve kur mbahet seanca konstituive. Ndërkohë sikur të fillonte mandati sipas nenit 70 paragrafi 2, atëherë Kuvendi do të kishte mandat më shumë se 4-vjeçar dhe do të ishte mandat jokushtetues. Për këtë çështje interpretimi i IKD-së është interpretim logjik i Kushtetutës në mënyrë që të mirëmbahen dhe funksionojnë institucionet”, thekson ai.
Por, të kundërtën e thonë në Grupin për Studime Juridike dhe Politike. Sipas hulumtuesit Levik Rashiti, në bazë të nenit 72 të Kushtetutës, mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.
Rrjedhimisht, sipas tij, anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqjen para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai thotë se nëse të njëjtit presin betimin në Kuvend për të dhënë dorëheqje do të kishte një situatë kundër-kushtetuese.
“Sipas nenit 72 të Kushtetutës i cili flet për papajtueshmërinë e funksionit të një deputeti të Kuvendit dhe mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së. Por edhe në bazë të nenit 26 paragrafi 1 të Ligjit për qeverinë, anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, e cila duhet të ndodh pasi të merren vendimet përfundimtare nga ana e Gjykatës Supreme. Duhet të ketë dorëheqje dhe dorëheqja duhet të vjen para se të certifikohen si deputet, pasi përndryshe do të kishim një situatë kundër-kushtetuese.
Meqenëse mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit, pra që shprehet taksativisht në Kushtetutën e Kosovës, atëherë i bie që para certifikimit kur edhe fillon mandati i deputetit, duhet të ketë dorëheqje. Betimi vjen pas certifikimit të kandidatëve të cilët janë zgjedhur për deputetë. Në atë rast nëse pritet pas certifikimit atëherë do të kishim një situatë kundër-kushtetuese pasi do të kishim një post të cilin do ta ushtronte tanimë deputeti apo deputetja”, thekson Rashiti për kp.
Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, thotë se qeveria nuk mund të propozojë projektligje të reja, të marrë nisma për marrëveshje ndërkombëtare e të bëjë emërime.
Qeveria Kurti ka bërë saktësisht katër vjet mandat, prej kur ka marrë detyrën më 22 mars 2021.
“Qeveria tashmë konsiderohet në detyrë, me funksione të cilat janë të kufizuara sipas Ligjit për qeverinë. Nuk miraton projektligje, nuk miraton strategji, koncept-dokumente, marrëveshje ndërkombëtare, s’propozon emërime të bordeve kolegjiale individuale që kërkojnë emërim nga kuvendi dhe vet qeveria”, deklaron Jakaj.
Përveç zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, të cilët nuk kanë qenë fare në listën për kandidatë për deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar kanë fituar ulëse në legjislaturën e nëntë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Drejtësia e vërtetë nuk guxon të fshihet përmes hetimeve selektive dhe performancave mediatike

Task Forca e Policisë ndalon automjet me mallra të kontrabanduara në rrugën Gjilan–Ferizaj

Kanosi një grua në Pejë duke ia marr katër pistoleta dhe katër kuti me municione, i dyshuari është në kërkim

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Punuan për zgjedhje, qytetarët ankohen për vonesat e pagesave - KQZ: Ka gabime teknike, po përmirësohen listat

"Trump do dëbojë mbi 1.800 shqiptarë nga SHBA!" Ministri Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

Kosova në tryezën e BE-së, Kaja Kallas raporton mbi zhvillimet rreth dialogut me Serbinë

Ndryshim i motit - java nis me shi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit