Fjala revolucion frymëzoi gjeneratat ndër ne. Revolucioni ndër ne shqiptarët ishte me ngjyra të ndryshme. Andej kuq e këndej më pak! Revolucioni përpara e ne pas tij! Madje dikur u përfshi aq tepër në jetën tonë, sa edhe në shtrat shkonim me vrull revolucionar. Dikur populli e humbi vrullin, por partia e shtynte me zor. Në fusha dhe në male! Fushat u bënë male e malet fusha! Aq ishim të magjepsur me këtë lojën e barazisë sa gjërat morën rrokullimën.
Për shembull, andej, menjëherë pas revolucionit femrat i barazuam me meshkujt. Madje dolën edhe përpara! Me kazmë punonin! Me pushkë në krah ruanin kufirin. Në fabrikë nuk mbesnin prapa edhe në punët e rënda. Edhe kamionët ngisnin nëpër rrugët malore! Filluan edhe në formë të imitojnë burrat sa gati nuk lëshuan edhe mustaqet. E burrat, me inercion, duke ikur nga ngjashmëria, filluan të rruhen e të kruhen! Të lënë flokë të gjatë! Shpesh ishin objekt i ngacmimeve seksuale, por … heshtnin! Komunizmi dhe matriarkati shkonin krah për krah! Tjerat po i dini!
Këndej ishte ndryshe. Patriarkat! Revolucion konsiderohej heqja e shamive. Se… armiku! Fillimisht shkonte vështirë, por problemi ishte vetëm te shamia! Të tjerat i hoqën vet. Tash, një pjesë e mirë e programeve televizive duhen shënjuar me “18+ “! Jo se fëmijët nuk po e dinë si është puna, por…! Por, nuk jemi ne veçmas dynjasë! Gati çdo ndryshim (kundër)revolucionar përdor energjitë e femrës për ndryshime! Njëjtë edhe sot: me mbulu ose me zbulu krejt, femrën! Këto janë ofertat e ideologjisë! Në njërën anë Bleona, Angela… e në tjetrën… ? Hmmm… në tjetrën anë nuk po dallohet se kush është! Shihen veç sytë nën mbulojën e zezë! Kush je ti goce? Gocë je?
Për shembull, vëllai ynë prej Anadolli po thotë se femra nuk është e barabartë me mashkullin. Roli i nënës në besimin tonë është i jashtëzakonshëm. Ec e merre vesh?! Janë apo s’janë të barabartë femra edhe mashkulli! Por, ai po bënë tjetër revolucion. Po e mbulon!
Te ne ka revolucion demokratik! Kushdo që vjen na thotë se femrat tona janë…! Ne…plasëm!
Nuk durohej më! Revolucion! Me mustaqe madje! Kështu në Prishtinë shpërtheu xhelozia, shpërtheu protesta mashkullore. Gjithëpopullore!
“Nuk është lehtë me i lënë mustaqet. Më është dashur një muaj i tërë”, po thoshte njëri nga”protestuesit”! Diqysh si me thënë nuk është lehtë me u rikthye në rend të burrave. Ku ka burra pa mustaqe, o hej ?!
Keni dëgjuar për “Burrat me mustaqe”? Është ky një organizim vullnetar në Prishtinë, i përbërë kryesisht nga meshkujt! Pa paragjykime! Sot duhet pyetur paraprakisht se si ndihet! Ndihesh burrë? Po? Në rregull! Barazia e plotë, pra, sjell kompromise! Secila palë duhet me heq dorë nga diçka.
Nejse, për ditën e flamurit u bënë rresht dhe u fotografuan përpara përmendores së kryemustaqoshit të kombit! Kjo është një organizatë, si e kuptuat nga emri, ku mblidhen burrat, ekskluzivisht me mustaqe, të cilët duke bërë fotografi përpara përmendores së Skënderbeut, theksuan një fakt të njohur botërisht se mustaqet kanë luajtur një rol tejet të rëndësishëm në historinë tonë! Duke qenë se ky është viti i tretë i këtij organizmi, ata shpalosën edhe ambiciet për me hy në “Libër të Ginisit”! Po të jetë nevoja të gjithë do bëhemi me mustaqe për me e mbërri edhe këtë objektiv të rëndësishëm (ndër)kombëtarë i cili do t’i tregojë përfundimisht botës se ne meritojmë të na njohin!
Por, as gratë nuk ndejën këmbëkryq! Më falni, duarkryq! Organizuan marshin kundër ngacmimeve seksuale ndaj femrave! E ndoshta pikërisht për inat të grave, Miloti, ai me mustaqet më të dredhura nga grupi, kur e pyetën për gratë, u përgjigj burrërisht: “Gratë i kemi lënë në shtëpi”!
Kështu, nëse kthehemi në të kaluarën tonë të lavdishme do të shohim se gati të gjithë burrat tonë trima, kanë pasur mustaqe. E gratë, jo!
Disa burra në të kaluarën ishin edhe me mjekër, por kohëve të fundit mjekra ka marrë konotacione të tjera! Por mjekroshët u dorëzuan përpara terrorizmit. Ke mjekër je… ! Nuk duan telashe burrat e sotëm! E puna e mustaqeve ende tingëllon, parrezikshëm!
Por, përse pikërisht Gjergji? Ndoshta sepse ai fal mustaqeve të tij bëri kërdi mbi osmanlinjtë?! Përkundër mustaqeve as Skënderbeu nuk ishte aq shqiptarë sa jemi ne sot. Ka sot më shqiptarë se Skënderbeu! Pastaj, ai nuk e merrte me vet Donikën kur dilte mbrëmjeve! Së paku paparacët e kohës nuk e kanë vizatuar, askund! Se telefona mobil nuk kishte atëherë!
Por, të kthehemi te mustaqet! Në të kaluarën mbase ka pasur edhe nga ata që nuk kanë qenë kushedi sa trima, por nuk kishe si ta dije! Kishin mustaqe! Edhe koburen në brez! Fshiheshin pas mustaqeve. Fshiheshin pas kobures! Pra, ka armë, ka mustaqe, ka burrni! Edhe rrinin nën hije! Edhe kuvendonin! E femrat… dihet! Punonin!
Dorën në zemër edhe pa mustaqe dhe pa mjekër edhe pa kallash është e mundur me kontribu për vendin dhe kombin. Ja për shembull Bleona! Ajo na bëri të njohur anembanë globit! Rrjeta e saj e peshkimit e veshur si fustan la nam të gjitha anët. Askush nuk e ngacmoi…! Shpëtuam pa bela!
Por, edhe më qëllimkëqijtë, sikur portalet serbe për shembull, e pranuan se nën rrjet kishte një “peshk” për të qenë. Se ata në zhargonin e tyre femrës i thonë “riba”, pra peshk! Bleona kishte marrë shumë pëlqime në portalet e tyre. Por, kjo nuk e konteston aspak patriotizmin e saj! Ajo e bëri… për kombin !
Për shembull, me 28 Nëntor ajo u sakrifikua për çështjen kombëtare! U vesh! Kështu po raportonte një gazetë e jona e cila e botoi edhe fotografinë e saj ku ajo shihej e veshur me shqiponjë ! Fatmirësisht, kjo gazetë tashmë është veç elektronike, pra që nuk mundesh me e prek me dorë se… nuk bën me prekë në flamur!
Edhe “Kallashi” për ditën e flamurit i mbuloi krejt pjesët e tjera. Vetëm shqiponja fluturonte e lazdruar mbi… barkun e saj! E ne na nxiti ndjenja patriotike. Metaforë vëlla! Me ta… çka?
Kur po bëj krahasim, po mendoj se duhet edhe një revolucion! Kemi mbetur prapa… diku! Kur të tjerët në Evropë bënin revolucione, më 1968, ne ende luftonim për flamur!
Ndoshta Marksi ka harruar të përmend revolucionin (e vonuar) seksual ?! E rilindësit tanë, ruana Zot…! Por… po na ndodhë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet