Spitalet amerikane kanë filluar shfrytëzimin e helmit të përpunuar të akrepit për shërimin e pacientëve të sëmurë nga kanceri në tru, sepse është konstatuar që kjo substancë sulmon vetëm qelizat e sëmura dhe jo ato të shëndetshme.
Helmi i akrepit është neurotoksik dhe te shumica e llojeve nuk është vdekjeprurës për njerëz. Mirëpo, helmi i disa llojeve mund të rrezikojë jetën e njeriut.
Kërkuesit e Seattle-it kanë zhvilluar teknologji të reja, që thonë se mund të përdoret helmi i akrepit për të ndihmuar mjekët që të gjejnë dhe të heqin qelizat kancerogjene në tru. Teknologjia quhet "tumor paint," u zhvillua nga dr. Jim Olson, një specialist i tumoreve të trurit në Spitalin e Fëmijëve të Seattle-it dhe profesor në ‘Fred Hutchinson Cancer Research Center’ në Seattle.
"Akrepat kanë qenë që prej miliona vjetësh dhe janë përdorur për të prodhuar ilaçe, që hyjnë në tru dhe paralizojnë viktimën", tha Olson gjatë një leksioni në konventën ‘PopTech’ muajin e shkuar.
"Tumor paint" krijohet duke përdorur një proteinë të shpërndarë nga helmi i akrepit të Izraelit. Proteina e re e inxhinierizuar, e cila lidhet me qelizat e kancerit, lidhet më vonë me një molusk fosforeshent, që "nxjerr dritë" dhe është përdorur për dekada nga mjekët te njerëzit. "Helmi i akrepit i gjen qelizat e kancerit dhe e tërheq dritën në to, duke i bërë të ndriçojnë më shumë", tha Olson në konventë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh