Një studim i Univerzitetit të Brown-it tregon se qelizat e rritura nervore në kultura tre-dimenzionale shfrytëzojnë 1766 gjene për dallim nga qelizat që rriten në kultura standarde dy-dimenzionale.
Studimi tregon që këto qeliza të rritura në ambient laboratorik në 3-D u ngjajnë më tepër qelizave themelore – të trupit të njeriut dhe sillen ngjashëm me to. Kjo do të thotë, që, metoda e kultivimit është e një rëndësie të veçantë nëse duam të dimë si reagon organizmi ndaj veprimit të barnave të ndryshme dhe kjo më qartë shihet në 3-D.
Për më shumë se 100 vjet shkencëtarët kanë rritur qeliza në enë të rrafshëta. Në këta inkubatorë qelqi 2-D, qelizat ngjiten në fund dhe shpërndahen pasi të shumohen. Por në trup qelizat nuk rriten në atë mënyrë. Ato janë të shpërndara në lëngje dhe xhele dhe rrethohen me qeliza tjera, si dhe nuk janë të ngjitura, por lëvizin. Si rezultat, shkencëtarët supozojnë që kultivimi i qelizave në 3-D mund të mundësojë kuptimin më të drejtë të zhvillimit të proceseve të ndryshme në qeliza.Studiuesit e shkencave mjekësore dhe inxhinieringut nga UB, u munduan të gjenin një mënyrë për riparimin e indit nervor të dëmtuar. Për ta bërë këtë ata morën disa qeliza nervore kanceroze dhe i kultivuan në mjedise të ndryshme. Një grumbull qelizash i vendosën në një pjatë të rrafshët të mbuluar me kolagjen, ndërsa qelizat tjera në xhel kolagjeni në 3-D, madje duke i numëruar qelizat që të kishin përbërje të njëjtë. Pas një dite nxorën ARN-në nga qelizat dhe e çuan për analiza për të përcaktuar dallimet në aktivitetin e gjeneve. Rezultatet: një numër i madh gjenesh (1766) kishin reaguar ndryshe.
Kështu këto eksperimente konfirmuan dallimet në aktivitetin e gjeneve. Me mikroskop ishte vërejtur se qelizat e kultivuara në 3-D rriteshin më shpejtë, kishin një formë të qartë rrethore dhe aksonët e tyre ishin më të gjatë, me një fjalë, u ngjanin qelizave nervore të organizmit. Kjo do të thotë, se kjo metodë e kultivimit mund të krijojë një ind që do të transplantohej në mënyrë të suksesshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi