LAJMI I FUNDIT:

Kukës, nën pranga 18 vjeçari, shkoi me 2 pistoleta në shkollë

Kukës, nën pranga 18 vjeçari, shkoi me 2 pistoleta në shkollë

Një 18-vjeca nga Kukësit u ndalua të hënën nga policia pasi u kap me dy pistoleta në brez në ditën e parë të shkollës.

Policia e Kukësit tha se Mirsat Hereni, nxënës në gjimnazin ‘Havzi Nela’, u kap në flagrancë me dy pistoleta në brez ndërsa arrestimi i tij është bërë pasi ai është larguar nga ambientet e shkollës, në zonën e njohur si kryqëzimi i Gjashtëkatëshit në Kukës.

Policia, pas kontrollit të ushtruar gjeti dhe sekuestroi një pistoletë tip Nagan, ‘Smith & Watsson’, dhe një pistolete e tipit ‘Zastawa’, e kalibrit 6.35 mm e prodhimit çek.

Mbi adoloshentin rëndon akuza e “armëmbajtjes pa leje”. ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve, se përse 18-vjeçari ka shkuar i armatosur na klasë, ditën e parë të shkollës.