LAJMI I FUNDIT:

Kujdesi shtetërorë për mërgatë – obligim institucional

Emigrimi i Shqiptarëve nga Republika e Kosovës, e ka një histori të hershme si çdo emigrim nga shumë popuj të ndryshëm. Shumë popuj që kanë emigruar nga çfarëdo rrethane duke mos i përjashtuar edhe ato të dhunës politike dhe fizike, e kanë pësuar edhe asimilimin nacional. Sigurisht se edhe Popull Shqiptar si pjesë e emigrimeve të përgjithshme ka kaluar faza më të rënda deri te atakimi i vlerës sublime, qenia e tyre atdhetare, si fakt nacional për tu identifikuar si Shqiptar.

Të rinjtë tanë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë lindur dhe janë duke u shkolluar edukuar në vende të ndryshme të botës, me prindërit shqiptarë nga Kosova, janë të ballafaquar edhe me fenomenin e skajshëm të asimilimit kulturor. Pra, halli i diasporës Shqiptare, nuk është se tek ajo, sidomos tek të rinjtë, por kemi të bëjmë edhe me një identitet të ri, se marrin identitete të reja shtetërore, kjo e nënkupton edhe ndryshimin e statusit individual Shtetëror që ky ndryshim shpesh mund ta dëmton edhe identitetin e tyre kombëtar. Kjo gjendje e ndryshuar e statusit të tyre zakonisht tek të rinjtë tanë, që padyshim mund të ndodhë dhe po ndodhë shkëputja e çdo kontakti me Shtetin e tyre – Kosovën, me institucionet, kulturën dhe traditën e vendit të tyre, prej ku kanë emigruar.

Familja, si institucion mund të bëjë shumë në mbajtjen apo kultivimin e gjuhës shqipe, apo edhe shumë relikteve nga kultura e jonë e lashtë nacionale, siç janë festat tona, qofshin fetare, nacionale dhe shtetërore. Mbajtja e këtyre ndikimeve te të rinjtë tanë në kushtet dhe rrethanat e mërgatës, ku çdo gjë tjetër nuk është shqiptare, assesi nuk është e mjaftueshme për ta ruajtur identitetin tonë nacional, në perspektiva afatgjate.


Mosurrejtja e të tjerëve – kulturë e jona familjare (e ruajtur dhe e kultivuar nga mërgimtarët)

Shqiptarët në mërgim dhe në veçanti në Shtetin e Zvicrës, janë kundër racizmit, pra nuk i urrejnë popujt tjerë, dhe kjo është një kulturë e jona kombëtare, sepse urrejtja është një dukuri e shëmtuar dhe antinjerëzore. Racizmi është i papranueshëm në një shtet demokratik. Format e ndryshme të racizmit dhe të diskriminimit fetar, racor dhe kombëtar janë të ndaluar me ligje pozitive të Shteteve ku sundon rendi juridik.

Mërgimtarët kanë nevojë për ndihmë Shtetërore të Kosovës! (Pensionistët në mërgim)!

Mërgimtaret tanë, sidomos pensionistët janë ballafaquar këtyre muajve të fundit me lloj-lloj fushata të organizuara me skenarë të ndryshëm, se Shteti i Kosovës apo qytetaret e saj të cilët gëzojnë pensione, kinse me vendime nga Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore në Zvicër i kanë humbur. Pra, me të drejtë në këtë rast dhe ndaj fushatave të tilla ka reagime shtetërore të Zvicrës, se prononcimet e të vetëquajturve “këshilltarë”, të cilët duke deklaruar rrejshëm, shikojnë vetëm interesin e tyre dhe informojnë me qëllim gabimisht pensionistët e Kosovës.

Pra, sipas Zyrës Federale të Zvicrës nuk është e vërtetë se në bazë të ligjeve aktuale kontributet e pensionistëve të Kosovës mund të humben krejtësisht, në rast se deri më 1 prill 2015 nuk arrihet të realizohet një marrëveshje e re në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Gjithashtu, ka sqaruar edhe një herë se kontributet (përfitimet) mund të humben vetëm në rast se personat e prekur nuk e kërkojnë kthimin e tyre në periudhën deri në pesë vjet pas arritjes së moshës së pensionimit (mosha e pensionimit për femra është 64, ndërsa për meshkuj 65 vjeç), ose deri në 5 vjet pas vdekjes së një personi, në rast se ekziston e drejta për pension të trashëgimisë (pensioni për të vejat, vejanët ose për bonjakët).

Fushatave të tilla të orkestruara nga qarqe të ndryshme, edhe këtu në Zvicër nuk duhet të ju besohet, dhe në Shtetet ligjore mërgimtarët duhet kërkuar sqarime nga mekanizmat shtetëror, aty ku jetojnë, pra në mërgim. Prandaj, për familjet që jetojnë në mërgim duhet edhe ndihma Shtetërore e ofruar nga institucionet tona të Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani, dhe fatkeqësisht mërgata e Kosovës janë lënë në mëshirën e fatit, për shumë vite pas çlirimit të Kosovës, nga agresori serb.

Krijimi i Ministrisë së Diasporës, është një e mirë e vonuar, por siç thotë populli më mirë vonë se hiç, për ta vënë një urë lidhëse me mërgatën tonë. Hapja e përfaqësive kulturore ku duhet të takohen dhe organizohen mërgimtarët për aktivitetet të ndryshme është një domosdoshmëri për ta ndihmuar gjithanshëm pjesën e popullit të Shtetit të Kosovës në mërgim.

Mërgata shqiptare qoftë ajo ekonomike apo politike, varësisht nga motivi i largimit, ishte e organizuar mbi baza të shëndosha kombëtare, vite më parë. Si rezultat i shtypjes, diskriminimit, terrorit ekonomik, politik dhe ushtarak deri në gjenocid mbi Shqiptarët, që bënte Serbia mbi Kosovën, dhe ky fakt ndikoi në ngritjen e vetëdijes nacionale pa dallime politike-partiake, që në parim u bë veprim uniteti në mërgim nga mërgata Shqiptare. Nga kjo perspektivë, mërgata e jonë ishte në nivel të obligimeve kombëtare në kohë dhe rrethana kur ndihma e mërgimtarëve ishte jetike për ta investuar si kontribute jo vetëm në aspektin e internacionalizimit të çështjes së Kosovës, por edhe të ndihmave të gjithanshme, materiale, logjistike, morale dhe ushtarake për liri dhe pavarësi të Kosovës, drejtë bashkimit kombëtar në Evropën e bashkuar.

Nga mërgata e jonë Shqiptare, nga fillimi dhe vazhdimi i shumë përpjekjeve dhe sakrificave të popullit për çlirimin e Kosovës, shumë mërgimtarë i janë bashkuar radhëve të UÇK-së, si çlirimtar që kanë dhanë jetën e pjesët e trupit të tyre për çlirimin e Kosovës. Shumë prej këtyre çlirimtarëve e kanë mbijetuar luftën dhe sot janë lider politik, Institucional dhe Shtetëror të Kosovës, të cilët e kanë për detyrë njerëzore, politike, nacionale dhe Shtetërore që të mos harrojnë apo neglizhojnë kontributin e mërgimtarëve si bashkëveprimtar të tyre në formimin e Shtetit Sovran të Kosovës.

Ftesa e ministrave të Qeverisë së Kosovës drejtuar mërgimtarëve që të investojë në Shtetin e Kosovës, duke thënë se në Kosovë janë krijuar kushte të favorshme për investime të huaja, paraprakisht është e paanalizuar mirë dhe logjikshëm e gabuar, sepse mërgata apo mërgimtarët tanë nuk janë të huaj, por janë pjesë e Shtetit të Kosovës, dhe Kontributet apo investimet i bëjnë si zakonisht në vendin e tyre. Pra ftesa duhet t’iu bëhet të huajve dhe jo shqiptarëve të Kosovës, që aktualisht jetojnë dhe punojnë në diasporë, si mërgimtar.

Të sigurohen vende pune për mërgimtarët!

Ndihma, apo “Shpërblimi” i mërgatës siç u përmend më lartë, duhet t’ju ofrohet nga institucionet tona shtetërore. Padyshim se sot ka të interesuar nga mërgimtarët që të japin kontributin e tyre edhe në këto faza të shtetndërtimit dhe përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, me angazhime profesionale qofshin ato grupore apo personale. Pra, dyert duhen të hapën për mërgimtarë që bartin përvoja ndërkombëtare në fushat të ndryshme: ekonomike, juridike, mjekësore, politike, dhe institucionale.

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit

A e dini se...
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Kalo në kategori