Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), në kuadër të debateve dhe alternativave për Trepçën, ka kërkuar një diskutim gjithëpërfshirës me institucionet e tjera kyçe, ekspertët e fushës, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe komunitetin lokal, duke i theksuar përfitimet e ristrukturimit dhe revitalizimit të Trepçës para të gjitha palëve të interesit.
Në një komunikatë për media, OEAK, ka rikujtuar se nevojën e një qasje të kujdesshme për të ardhmen e këtij gjiganti metalurgjik. Bazuar në rekomandimet e Komitetit të Industrisë së Rëndë të vitit 2013, Oda Amerikane ka mirëpritur iniciativën për hartimin e Ligjit të Veçantë për Trepçën, me qëllim të qartësimit të statusit ligjor të ndërmarrjes dhe mundësimit të pjesëmarrjes së kapitalit privat në zhvillimin e kapaciteteve.
“Derisa është e kuptueshme urgjenca për moslejimin e likuidimit të kësaj ndërmarrje, kjo situatë nuk duhet të ndikojë në veprime të shpejta e të pamatura, që do të rezultonin në mos qartësimin e shumë aspekteve, duke përfshirë edhe detyrimet ndaj kreditorëve potencialë dhe burimet e investimeve të ardhshme. Duke konsideruar procesin e nisur si tejet të vështirë, Oda Amerikane kërkon një diskutim gjithëpërfshirës me institucionet e tjera kyçe, ekspertët e fushës, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe komunitetin lokal, duke i theksuar përfitimet e ristrukturimit dhe rivitalizimit të Trepçës para të gjitha palëve të interesit. Në ndërkohë, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme mbi Privatizimin duhet të zgjidhë në mënyrë efikase, profesionale dhe objektive të gjitha pretendimet e kreditorëve potencial ndaj Trepçës, por duke pasur në konsideratë periudhën në të cilën janë bërë investimet e pretenduara nga këta kreditorë, e që ishte një periudhë kur vendi ishte në kushte të okupimit klasik, me ketë rast edhe vendimet e forcave okupuese për asetet publike nuk ishin në interesin më të mirë të qytetarëve të vendit”, thuhet në komunikatë.
Oda Ekonomike Amerikane rithekson nevojën urgjente që të adresohet dhe të gjendet një zgjidhje për të ardhmen e Trepçës, e cila në mënyrë prioritare do të synonte rezultatet më të mira dhe përfitimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
RCC hap nominimet për gratë sipërmarrëse për vitin 2024 në Ballkanin Perëndimor
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar