Kuba 1963/Siria 2013
Para plot 50 vitesh, në vitin 1963 ndodhi kriza raketore në Kubë, ku bota ishte buzë Luftës së Tretë Botërore. Kenedi u dha urdhër anijeve luftarake të SHBA-ve të rrethojnë Kubën për të parandaluar depërtimin e anijeve luftarake të ish BRSS-së (Rusisë së tanishme) për të vendosur raketat në Kubë të cilat do të ishin një kërcënim serioz për sigurinë e SHBA-ve. Në çastin e fundit Hrushçovi jep urdhër për kthimin e anijeve luftarake prapa, me të cilin urdhër ish BRSS-ja u zmbraps dhe u tërhoq prapa me të cilin edhe u evitua edhe kërcënimi më serioz i shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore në atë kohë.
Në atë vit, 1963, sapo isha i lindur dhe babai i im, rahmet i pastë shpirti, shpesh më thoshte “se ke lindur në momentet më të vështira të asaj kohe, kur bota ishte buzë Luftës së Tretë Botërore, por se ishe me fat që nuk e përjetove si foshnje e sapolindur”. Shpesh më tregonte për karikaturën në shtypin e atëhershëm, e cila atë kohë kishte bërë bujë, në të cilin në të dy anët e murit të Berlinit (muri ndarës i dy blloqeve të atëhershme në Gjermani) ishte paraqitur nga një person i vizatuar, e të cilët përfaqësonin SHBA-në dhe BRSS-në, dhe pëshpëritnin mes vete “luftë, luftë, luftë”!
Pas plot 50 vitesh, bota është seriozisht prapë buzë Luftës së Tretë Botërore, por tani në rastin e Sirisë, me protagonistë të njëjtë, të SHBA-ve dhe Rusisë, dhe me kryetarët aktual Obama dhe Putini. Si atëherë ashtu edhe kësaj herë, në çastin e fundit, mbisundoi logjika racionale dhe bota evitoi kërcënimin më serioz të rrezikut nga shpërthimi i Luftës së Tretë Botërore. Edhe pse anijet luftarake të Rusisë ishin radhitur buzë brigjeve të bregdetit sirian dhe ishin ballë për ballë anijeve luftarake të SHBA-ve, dhe për një çast u shkrepën edhe dy raketa testuese balistike në Detin Mesdhe, përflitet se njërën e shkatërruan rusët, tjetrën amerikanët, por në çastin e fundit, kësaj ishin SHBA-ja dhe Obama të cilët u tërhoqën dhe i dhanë rast marrëveshjes politike, e cila edhe u arrit pas disa ditësh bisedime në Gjenevë në mes Kerit dhe Lavrovit (lidhur me asgjësimin e armëve kimike të regjimit sirian të Bashar Asadit).
Pas kësaj ngjarjeje, bota do të pësojë ndryshime të mëdha, do të hyjë në një fazë të re, pasi që tani e tutje do të kemi prapë në skenën globale dy blloqe apo më mirë të themi dy sfera, dy pole me interesa ekonomike, politike, strategjike, energjetike, ushtarake, që ndryshojnë në mes vete nga këndvështrimet dhe perceptimet e tyre politike për botën. Në njërën anë është SHBA-ja me aleatët e saj, Britaninë e Madhe, Izraelin, Gjermaninë, Francën, Italinë, Turqinë, Egjiptin, Arabinë Saudite e tjerë, dhe në anën tjetër kemi Rusinë, me aleatët e saj Kinën, Indinë, Indonezinë, Iranin, Sirinë etj.
E tëra nisi me fillimin e ashtuquajtur të revolucioneve “demokratike” arabe, që pas një kohe të gjatë të diktaturave prezente me dekada anembanë botës arabe, për popujt arabë lindi një shpresë e re në horizont se edhe ata më në fund do të nisin t’i mposhtin diktaturat dhe të frymojnë lirisht dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe kryetarët e shteteve në zgjedhje të lira demokratike. Nisi me sukses në Tunizi e Egjipt, vazhdoi në Libi e Jemen, ndërsa akoma është duke vazhduar në Siri e Bahrein. Por, me grushtetin apo puçin ushtarak të kryer në Egjipt, ku u përmbys Mursi, kryetari i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike me votën e lirë të zgjedhësve, u përmbysën proceset e sapofilluara demokratike dhe në shesh dolën se këto kanë prapavi tjera politike: aspak demokratike, por për interesat e ndryshme politike, ekonomike, strategjike, ushtarake, energjetike, varësisht se cilit tabor apo bllok sferash i takojnë.
Grushteti ushtarak i kryer nga gjenerali Sisi dhe ushtria egjiptiane, jo që nuk u kundërshtua si një atak i drejtpërdrejt ndaj demokracisë, por heshtas u mbështet nga SHBA-ja, shtetet evropiane (Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia), Izraeli, e shtetet e pasura arabe me naftë dhe gas (Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët edhe financiarisht me miliarda dollar i shpërblyen krerët e juntës ushtarake të Egjiptit).
Edhe pse në Siri populli sirian u ngrit në protesta kundër regjimit të diktatorit Bashar Asadit, për të kërkuar lirinë dhe demokracinë sikurse në shtete tjera arabe, ky revolucion devijoi në një luftë të brendshme civile, sektare, duke ardhur nga shumë shtetet e ndryshme të botës vullnetarë të cilët si në numër ashtu edhe në supe janë duke mbajtur dhe udhëhequr luftën kundër ushtrisë siriane, jo për qëllime demokratike, por për qëllime ideologjike, doktrinare e sektare.
Por, rasti i Sirisë tregoi haptas në skenë interesat e ndryshme dhe diametralisht të kundërta të palëve luftarake. Në njërën anë kemi SHBA-në me aleatët e saj perëndimorë (Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Italinë etj.), e mbështetur nga Izraeli, Turqia, shtetet e pasura me naftë të Gadishullit arab të cilët e mbështesin me të gjitha mjetet opozitën siriane dhe vullnetarët e shumtë myslimanë nga të katër anët e botës në luftën e tyre kundër regjimit të Asadit, dhe në anën tjetër kemi Rusinë, Kinën, Iranin, të cilët e mbështesin me të gjitha mjetet regjimin aktual. Për këto tri shtete Siria është vija e kuqe, të cilën në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë ta humbasin prej ndikimit që kanë dhe që Siria të kalojë në taborin e bllokut të kundërt.
Janë tri premisa kryesore që janë duke u zhvilluar në prapavijë të luftës së Sirisë.
E para, politike: SHBA-ja me aleatët e saj janë duke u përpjekur që me çdo kusht që të rrëzojnë regjimin e Asadit dhe të largojnë ndikimin e Rusisë, Kinës dhe Iranit, duke instaluar një qeveri “demokratike” e cila do të jetë nën ndikimin dhe kontrollin e tyre/
E dyta, strategjike: SHBA-ja me aleatët e saj janë duke u përpjekur të thyejnë boshtin e rezistencës propalestineze apo aleancën ushtarake që paraqet rrezik për sigurinë dhe mbrojtjen e Izraelit nga ndonjë sulm apo luftë eventuale ndaj tij, ndërsa Siria paraqet boshtin kryesor të kësaj aleance. Me rënien e Sirisë bie automatikisht Libani (Hezbollahu), Gaza (Hamasi), dhe mbetet i vetmuar vetëm Irani i cili edhe ashtu gjeografikisht është larg Izraelit. Ndaj kësaj përpjekjeje më së shumti është duke rezistuar Irani, i cili edhe haptas ka deklaruar se Siria paraqet vijën e kuqe për sigurinë dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë mposhtjen dhe humbjen e saj.
E treta, energjetike: Në prapavijë të luftës janë gërshetuar interesat e korporatave të fuqishme energjetike të cilat janë duke luftuar për shtrirjen dhe ndërtimin e gazsjellësëve drejt Evropës, me qëllim të përfitimit të tyre nga distribuimi i naftës dhe gazit nga vendet e pasura arabe. Në njërën anë kemi korporatat e fuqishme botërore të cilat dëshirojnë të ndërtojnë gazsjellësin prej Katarit në drejtim të Arabisë Saudite, Jordanit dhe Sirisë, duke dal në brigjet e detit Mesdhe nga e cila më tutje do të vazhdojë me furnizimin e Evropës Perëndimore, me të cilin do të ulet edhe varësia nga Rusia. Në anën tjetër janë korporatat rivale që dëshirojnë të ndërtojnë gazsjellësin prej Iranit, nëpërmjet Irakut e drejt brigjeve të Sirisë në detin Mesdhe, për të vazhduar drejt të Evropës.
Humbësit më të mëdhenj në të gjithë këtë katrahurë janë myslimanët në përgjithësi të cilët nuk i kuptojnë apo nuk duan të kuptojnë të gjitha lojërat dhe prapavijat e këtyre luftërave të cilët ndodhin mbi ta, apo janë aq të dobët dhe shkurtpamës sa që merren më me dëshirë në mes vete t’i qerojnë hesapet për shkak të përkatësive të ndryshme ideologjike, duke mos kursyer as jetët e tyre, por edhe civilëve të pafajshëm të cilët i sakrifikojnë si rrëke për interesat doktrinore sektare. Për këtë para ca ditësh dha një deklaratë edhe kryeministrit izraelit Benjamin Natanjahu: “Gjersa myslimanët e sotshëm janë në kulmin e luftës sektare mes vete, ne kurrë më të bashkuar nuk kemi qenë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin