LAJMI I FUNDIT:

Ku të regjistrohen fëmijët tanë?

Tani që jemi në prag të afatit për regjistrimin e nxënësve të rinj në shkollat tona, shumë nxënës kanë dilema si dhe ku të regjistrohen? Nëse do të orientohen drejt një formimi profesional apo do të përcaktohen në ato profile arsimore që mundësojnë t’i vazhdojnë studimet.

Për t’i larguar sadopak këto dilema, nxënësit tonë duhet të njoftohen me këto të dhëna:

– Ç’është arsimi i mesëm i lart dhe si funksionon ai sot në Kosove?


– Cilat janë mundësitë e nxënësve për të zgjedh profilin arsimor që atyre ju përgjigjët me se miri?
– Cilat parakushte e para njohuri kërkohen për programet e ndryshme shkollore, dhe si mund të ndihmohen nxënësit për të bërë një zgjedhje sa më adekuate?

Prindërit, mësuesit, këshilltarët dhe të afërmit, janë përkrahës të rëndësishëm të nxënësve kur ata do të zgjedhin shkollimin dhe profesionin. Por, është shumë e rëndësishme që nxënësit vet të marrin përgjegjësinë për zgjedhjet e veta. Të zgjedhësh profesionin në emër të fëmijëve është shumë vështirë, sepse në atë mënyrë atyre ju merret përgjegjësia për të ardhmen e vet. Neve si shoqëri, prindër, edukatorë, mësimdhënës etj. duhet që fëmijëve tanë t’ju japim ndihmë për tu përgatitur për zgjedhjen sa me adekuatë të shkollimit të mesëm. Tu japim informacion dhe ndihmë të mjaftueshme për të qenë udhëzues të mirë dhe përkrahës të tyre në zgjedhjen e profilit arsimor.

Në fakt, në sistemin tonë arsimor paraqiten dy mundësi të vijimit të shkollimit të mesëm të lart: shkollimi në gjimnaze, ku nxënësi drejtpërdrejt përgatitët për vazhdim të studimeve pas përfundimit të testit të maturës; dhe vijimin e shkollimit në shkolla profesionale, ku nxënësi përgatitët për tregun e punës me mësim plotësues nëpërmes klasës se 13-të dhe testit të maturës që i mundëson të vazhdojë studimet në universitete.

Arsimi Profesional në Kosove është një mundësi e mirë e fillimit të një formimi profesional. Ai bëhet përmes një shkollimi që zgjat 3 apo 4 vjet dhe shpie drejt marrjes se një certifikate të aftësimit profesional. Në përgjithësi, arsimi profesional në shkollat profesionale zhvillohet në dy forma, ku nxënësi një pjesë të orëve mësimore e ndjek në klasë (mësimin teorik), ndërsa pjesën tjetër të orëve mësimore i kryen në kabinete, punëtori të shkollës ose në vend-punishte (mësimin praktik), ku kryen ushtrime praktike ose një punë konkrete të një projekti.

Shkollimi në gjimnaze apo arsimi përgatitor për studime zgjatë tri vite dhe kryesisht zhvillohet brenda hapësirave shkollore (në klase dhe kabinete). Arsimi përgatitor për studime i kushton rëndësi kryesisht njohurive teorike dhe përgatitë nxënësit për studime. Përgatitja e përgjithshme për studime jep mundësi për studime në shkolla të larta dhe universitete.

Nxënësi mund të arrije përgatitjen e përgjithshme për studime duke mbaruar dhe kaluar tre vite të arsimit të mesëm të lartë nga programi shkollor për profilet arsimore në gjimnaze, ose përgatitje speciale për studime në degët art, muzikë, vallëzim, dramë, media dhe komunikim.

Përgatitja për studime vetvetiu nuk jep as një garanci për pranim në një vend të studimeve në shkolla të larta ose universitete. Nxënësi në mbarim të shkollës se mesme të lartë duhet të kalojë testin kombëtar dhe duhet të tregojë sukses të mire në provimin pranues në përputhje me kërkesat që parashtron shkolla e lartë ose universiteti. Disa shkolla të larta, ose fakultete, kanë provim pranues. Disa parashtrojnë kërkesa për përgatitje të veçantë për studime, do të thotë lëndë të posaçme (zakonisht lëndë natyrore siç është matematika ose lëndë për përgatitje të studimeve speciale).

Cilin profesion ta zgjedhin?

Në ciklin rinor është e zakonshme që fëmijët të mos dinë se çka do të bëhen. Megjithatë shumica dinë pak a shumë se me çka dëshirojnë të merren dhe çka ju duket më e lehtë. Këtij fakti duhet t’i kushtohet rëndësi kur zgjedh një nga profilet arsimore të shkollës së mesme të lart.

Dilemat që i kanë fëmijët në zgjedhjen e profesionit lidhen me ëndërrimet e tyre. Çka do të bëhem? Çfarë ëndrrash kam për ardhmërinë time në zgjedhjen e profesionit? Do ta zgjedhi atë profesion që do të me kënaq dhe të me sjell sukses në jetë?

Shpeshherë këto dilema nxënësit tanë i zgjedhin pa menduar mirë, por nën ndikimin e prindërve, shokëve, miqve dhe farefisit. Shumica e tyre gjatë zgjedhjes se profesionit bazohen në profesionet e prindërve ose të afërmeve të tyre. Prandaj, fëmija duhet vet të zgjedhë profesionin se për çfarë do të aftësohet në shkollimin e arsimit të mesëm të lart. Për këtë arsye është e udhës që nxënësi të mendojë mirë se në cilin shkollim ka dëshirë të regjistrohet dhe çfarë dobish ose pasojash do të t’i sjellë një zgjedhje e tillë.

Është me rëndësi që zgjedhja e profesionit të jetë zgjedhja jote dhe që zgjedhja të jetë
e bazuar në dëshirat tua, në aftësitë dhe talentin tënd, e bazuar në interesat dhe njohuritë sa më të mira mbi mundësitë e ndryshme të shkollimit dhe të profesioneve.

Përdorë kohë të mjaftueshme për të vendosur. Bisedo me prindër, mësuesin dhe këshilltarin tuaj për shkollim dhe profesion, para se të bësh zgjedhjen përfundimtare. Mos mendo aq shumë se çka do të bëhesh, por më shumë për atë se cilat janë dobitë tuaja më të mëdha dhe çka mendon se do të kesh dëshirë të punosh.

Modeli më poshtë tregon faktorët që janë të dobishëm për të menduar para marrjes së vendimit. Ekzistojnë disa koncepte që nxënësit ose fëmijët i ndihmojnë në zgjedhjen e profesionit që do t’i kënaq dhe t’i bëj të suksesshëm në jetë. Këto koncepte të zgjedhjes se profesionit kanë të bëjnë me njohjen e profesioneve, njohjen e vetvetes, ndikimet e jashtme, faktorët kufizues, mundësitë e shkollimit, përfitimet nga profesioni në të ardhmen.

a. Për të zgjedhur drejtë profilin arsimor duhet t’i njohim profesionet.

Nëse duam t’i njohim mirë profesionet duhet:

– Të bisedojmë me prindër mbi profesionet dhe t’i pyesim ata se cila punë më përgjigjet mua?
– Të bisedojmë me mësues/mësuese se a kam njohuri të mjaftueshme në shprehje dhe komunikim, në lëndët mësimore të shkencave teknike dhe natyrës etj.
– Në cilat fusha mësimore kam zbrazëtira dhe mangësi të njohurive teorike dhe praktike?
– Çka duhet dhe si mund të përgatitem për një arsimim të mëtejshëm të suksesshëm.- Të vizitojmë Zyrën e Punësimit që të informohemi se çfarë profesionesh ka, çka bëhet aty, çka duhet ditur mirë?
– T’i lexojmë përshkrimet e profesioneve dhe t’i shikojmë video-kasetat e aktiviteteve që zhvillohen në profesione të ndryshme?
– Të vizitojmë panaire dhe ekspozita të profesioneve dhe orientimeve profesionale.
– Të hulumtojmë tregun për nevojat dhe kërkesat e profesioneve deficitare.

b. Të njohim vetveten

Kur zgjedh shkollimin dhe profesionin, është e domosdoshme që ta njohim vetveten. Pikësëpari duhet t’i identifikojmë anët tona të forta. Kjo na jep vetëbesim, gjë që është me rëndësi kur duhet të bëjmë një zgjedhje të mirë të profesionit. Për këtë arsye duhet pyetur veten:

– Sa e njoh vetveten?
– Si mund ta njoh vetveten më mirë, dhe kush mund t’më ndihmojë me këtë?
– Në cilën fushë jam i aftë?
– Çka më intereson?
– Me çka më pëlqen të merrem?
– Çka më pëlqen të bëjë (interesimi i përgjithshëm, hobi, lëndët shkollore të preferuara)?
– Çka di më se miri në shkollë?.
– Çka kam mësuar gjatë kohës së lirë në familje ose komunitet?
– Sa dhe si i flas gjuhët e ndryshme të huaja?
– Sa di të riparojë aparatet shtëpiake, të riparojë biçikleta, të dalë të blejë, të merrem me bujqësi etj.
– Cilat janë cilësitë e mija – aftësitë dhe talenti im (teorike, praktike, artistike, sociale, iniciativa marrëse, sistematike etj.)
– Në çka bazohen interesat e mija?
– Çfarë mundësie me ofron shëndeti im?

c. Ndikimet e jashtme

– Profesioni i prindërve
– Pritjet nga të tjerët
– Profesionet në modë ose deficitare
– Roli i përkatësisë së seksit në shoqëri

d. Faktorët kufizues

– Shtrirja (gjeografike) e shkollës
– Gjendja ekonomike dhe kushtet sociale
– Kultura në rrethin familjar dhe komunitet

e. Mundësitë e shkollimit

– Dispozicioni
– Pikët e pranimit nga testi i maturës
– Kohëzgjatja e shkollimit

f. Përfitimet nga profesioni në të ardhmen.
– Ambienti i punës
– Paga
– Mundësitë në të ardhmen
– Tregu i punës

Si të bëhemi udhëzues të mirë për fëmijët tanë?

Nuk është e pazakonshme që prindërit, vëllezërit e motrat, të afërmit dhe shokët kanë mendime të caktuara rreth asaj se çka është me mirë të bëhesh. Shumë prindër kanë pritje të mëdha për shkollimin dhe profesionin fëmijëve të vet.

Për të qenë udhëzues të mirë për fëmijët tuaj, në duhet të kemi parasysh që nxënësi të zë vendin qendror, të përqendrojmë vëmendjen të nxënësit; të dëgjojmë mendimet dhe dëshirat e tij apo të saj për shkollim dhe profesion; të dëgjojmë mendimet e nxënësit për situatën e vet; të tregojmë respekt për mendimet e nxënësit; t’i japim atij ose asaj më shumë kohë; të bëjmë përshtypje që e konsiderojmë nxënësin si përgjegjës dhe të pavarur. Ti fillojmë bisedat sa më herët, ashtu që zgjedhja e profilit arsimor të behet ngadalë dhe të krijojmë mundësinë për ndërrim eventual të zgjedhjes; ti dëgjojmë arsyetimet e fëmijëve tanë për përcaktimet në zgjedhjen e profilit arsimor.

Në mundemi ti përkrahim fëmijët tanë!

Si prindër në kemi mundësi të ndryshme që fëmijët tanë t’i përkrahim aktivisht në zgjedhjen e profesionit dhe kërkimin e llojit të shkollimit. Kjo përkrahje arrihet duke asistuar në mbledhjet më prindër që organizon shkolla. Në mbledhje të prindërve ne mund të marrim informata të rëndësishme që i paraprijnë mënyrës së zgjedhjes së profesionit dhe kërkimit të llojit të shkollës për vazhdimin e shkollimit. Ne do të fitojmë një pasqyrim me të qartë në përzgjedhjen e profesionit, sipas sistemit të shkollimit në vendin tonë. Po ashtu mund të këmbejmë përvoja më prindër të tjerë që kanë fëmijë në kërkim të profesionit.

Duhet t’i shfrytëzojmë kontaktet që i kemi në vendin e punës, në klub, në shoqatë apo në rrethin tonë duke u konsultuar me të tjerët që fëmija i juaj kërkon një profil arsimor të preferuar.

T’ju japim kurajë të zgjedhin një profesion të preferuar në një situatë të këtillë ekonomike nuk është lehtë. Fëmijët tanë duhet që në këtë kohë të marrin shumë iniciativa dhe të kenë shumë durim në zgjedhjen e profesionit. Prandaj, duhet të kemi mirëkuptim nëse zhgënjimi është i madh mbas ndonjë dështimi të mundshëm në zgjedhjen e profesionit. Duhet t’u japim kurajë që përsëri të provojë në zgjedhjen e ndonjë profesioni tjetër që ai të arrije suksesin e duhur. Ndoshta do të ketë mundësi që të zgjedh ndonjë të përafërm me profesionin e ëndërruar.

Në trend

Më shumë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori