Vetëm pesë muaj pas shpalljes së pavarësisë se Kosovës, në vitin 2008, në Bruksel është mbajtur Konferenca e Donatorëve, që në atë botë vlerësohej shpresa kryesore për rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve te Kosovës.
Shuma e përgjithshme e mjeteve të premtuara në Konferencë ishte 1.2 miliard euro.
Komisioni Evropian kishte dhënë 500 milionë euro, Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 400 milionë dollarë, Gjermania 100 milionë euro. Ndërkaq, Norvegjia dhe Britania e Madhe kishin premtuar nga 30 milionë euro dhe Luksemburgu 15 milionë.
Por, sa janë absorbuar këto mjete, sa kanë qenë transparente dhe në cilat projekte janë shpenzuar, ekspertë për çështje ekonomike dhe deputetët në Kuvendin e Kosovës konsiderojnë se nuk ka pasur informacione zyrtare rreth shpenzimit të këtyre mjeteve.
Naser Osmani, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa njëherësh deputet nga Lidhja Demokratike në Kuvendin e Kosovës, thotë se në atë kohë Konferenca e Donatorëve ka qenë shumë premtuese por që në realitet nuk ka sjell përfitime të mëdha.
Ai ndërkaq thotë se disa shtete të cilat kanë premtuar mjete për Kosovën nuk kanë arritur t’i sjellin.
Pavarësisht kësaj, Osmani dyshon në orientimin e drejtë të këtyre mjeteve edhe pse siç thotë ai, legjislativi ka shumë pak informata nga qeveria rreth shpenzimit të këtyre donacioneve.
“Në veçanti janë ato donacione që shkojnë në investime kapitale apo forma tjera që ne nuk informohemi nga raportet e shpenzimeve të qeverisë dhe e kemi shumë vështirë si deputet që të flasim për këtë çështje, pasi në këtë aspekt nuk ka një transparencë të mjaftueshme”, thekson Osmani
Edhe Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest“, vlerëson se për shkak të krizës financiare ndërkombëtare në atë periudhë, jo të gjitha mjetet e premtuara kanë arritur në Kosovë.
Sidoqoftë, Abdixhku thotë se donacionet ndërkombëtare në Kosovë kanë ndihmuar në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
“Le të themi se pa këto donacione situata në Kosovë do të ishte më e rënduar dhe më jo stabile, pra është vërejtur një lehtësim i ambientit të përgjithshëm ekonomik në Kosovë nga këto donacione. Por, duke e theksuar edhe një herë fatkeqësinë e Kosovës në relacion me krizën ndërkombëtare dhe rënien e fuqisë së pjesës më të madhe të këtyre vendeve aso kohe”, thekson Abdixhiku.
Ndryshe, vitin e kaluar zyrtarë të Ministrisë se Integrimit Evropian, ministri kjo që është përgjegjëse për koordinimin e asistencës se jashtme, duke përfshirë edhe koordinimin e mjeteve të donatorëve kanë treguar disa nga projektet që kalojnë shumë prej 10 milionë eurosh.
Bashkimi Evropian, për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, ka shpenzuar 15.2 milionë euro. 16. 6 milionë euro ka shpenzuar Banka Botërore në fushën e gjenerimit dhe furnizimit me energjie elektrike.
Projektet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim (USAID), në fushën e decentralizimit të qeverisjes nëpër komuna, ka shpenzuar 14. 8 milionë euro, në fushën e të bërit biznes 12 milionë euro, përkrahje në modernizimin e Korporatës Energjetike të Kosovës 20. 8 milionë euro dhe fushën e sundimit të ligjit 14.9 milionë euro.
Ndërkaq, projektet e Gjermanisë në përkrahjen e sektorit të energjisë dhe minierave kanë kushtuar 32.2 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri