Kryetari i Deçanit Rasim Selmanaj është i kënaqur me investimet që KEDS ka implementuar në këtë komunë. Rrjeti elektrik në këtë komunë ishte i vjetruar dhe i dëmtuar dhe nevoja për investim ishte e nevojshme.
Sipas kryetarit Selmanaj, projektet nga KEDS-i janë shembull i mirë i investimeve edhe për institucionet tjera. Ai tregon për investimet që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike ka bërë në rajone të ndryshme të komunës së Deçanit gjatë vitit 2016, ku thotë që qytetarët kishin kërkesa reale për investime dhe që KEDS i’ u është përgjigjur këtyre kërkesave me përmirësim të rrjetit elektrik.
“Theksoj se ne vitin që lamë pas, KEDS ka zgjidhur disa probleme më se të nevojshme në komunën tonë. Shtrirja e kabllove nëntokësorë, në bashkëpunim me drejtorit tona, është diçka që është realizuar me plan dhe me bazë të shëndoshë. Kjo ka ndikuar në shumë sfera, që nga siguria e mos ekspozimit të ekonomive ndaj kabllove të vjetërura ajrore e deri tek kualiteti i furnizimit. Operatorët e KEDS-it që kanë punuar kanë pasur bashkëpunim të mirë me ne. Mund të them se punët i kam parë dhe përcjellë edhe vet nga afër”, deklaron kryetari Rasim Selmanaj.
Selmanaj më tej shton se KEDS ka shtrirë investime të tjera sipas planit edhe në fshatra e zona të thella malore, si për shembull në Isniq dhe Baballoq.
“Këto dy fshatra por edhe disa të tjera kanë qenë edhe në prioritetet tona por edhe të KEDS-it, meqenëse problemet ishin të evidentuara që moti. Aty KEDS ka dërguar, kabllo, shtylla tensioni, përforcues, trafo dhe infrastrukturë përcjellëse të nevojshme”, shprehet Selmanaj.
Numri një i komunës së Deçanit tregon që ka marrë zotime nga KEDS-i për implementim të projekteve tjera investive edhe gjatë këtij viti, pasi që ai kishte treguar për nevojat që kjo komunë ka që të investohet edhe në të ardhmen.
“Nëse realizohen sikur në vitin e shkuar, projektet për të cilat na është premtuar edhe gjatë këtij viti, unë personalisht do jem mëse i kënaqur më këtë kompani. Ata kanë dhënë zotime dhe falë bashkëpunimit të deritanishëm jam shumë optimist se investimet do të vazhdojnë. Deçani është komunë që meriton një gjë të tillë, meqë edhe popullata jonë, janë konsumatorë korrekt”, përfundon Selmanaj.
Zëdhënësi i KEDS-it , Viktor Buzhala, rikonfirmon që KEDS-i suksesshëm ka shtrirë investimet në Deçan.
“Ne i jemi përgjigjur kërkesave imediate të konsumatorëve. Plani Zhvillimor i Shpërndarjes së Energjisë parasheh që deri në vitin 2025 Kosova të ketë një rrjet modern të energjisë elektrike, të krahasueshëm me shtetet e zhvilluara”, thotë Buzhala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos