Kryetar i Kosovës vetëm Adem Demaçi!
Kosovën nga copëtimi dhe nga tregtimi i territorit të saj, që ka paralajmëruar Serbia dhe varianti i mbetur hapur i agjendës së BE-së, i cili pritet të konkretizohet në negociatat e ardhshme të palëve në konflikt, mund ta shpëtojë vetëm Adem Demaçi, nëse zgjidhet kryetar i Republikës së Kosovës, askush tjetër, pavarësisht se kush janë pretenduesit e tjerë për postin e kryetarit të Kosovës, sipas kombinatorikës së rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë.
Sipas meritës, aftësisë politike, kredibilitetit moral, kombëtar, patriotik dhe atdhetar shqiptar dhe, sipas investimit dhe veprës jetësore (1958-2011), kryetar i Republikës së Kosovës, duhet të jetë vetëm Adem Demaçi. Askush tjetër. Vetëm kjo figurë e ndritshme dhe madhështore i plotëson dhe i tejkalon kushtet që të emërohet kryetar i Kosovës. Vetëm ky hero i gjallë, të cilin e do dhe e ndero mbarë kombi shqiptar, mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza e thellë politike, ekonomike dhe institucionale. Vetëm ky burrë i madh i gjithë kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike, do të mund ta rivendoste Kosovën në rrugën e drejtë dhe të pranueshme ligjore, kushtetuese, demokratike dhe shpëtimtare drejt zhvillimit, përparimit dhe pavarësimit të saj të plotë.
Duam kryetar të gjithë Kosovës, jo kryetar, të dëshmuar me “myhyr” të meritave politiko-partiake, mahallore, lokaliste dhe provincialiste, të cilët “imazhin” e tyre etik, profesional, politik, ekonomik dhe tregtar e kanë krijuar në kurriz të përfitimeve dhe të privilegjeve të ndryshme të shoqërisë, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë (1990-2011).
Shpëtimi i Kosovës, Adem Demaçi!
Hashim Thaçi dhe partia e tij më e madhe demokratike, e kanë shansin historik të fundit, që të korrigjojnë padrejtësinë e deritashme politike (mënjanimi nga skena politike), që i është bërë Bacës Adem Demaçi, gjatë dy dekadave të shkuara (1990-2011) nga ana e disa liderëve politikë, të sëmurë për pushtet, për karrierizëm dhe për korrupsion në kurriz të popullit dhe të Kosovës.
Edhe pse me një vonesë të madhe prej dy dekadash, është çasti i fundit që, Adem Demaçi të propozohet dhe të emërohet kryetar i Republikës së Kosovës. Ndryshe, Kosova do të rrëshqet, edhe më shumë në polarizimin politik, si dhe në thellimin drastik të krizës ekonomike dhe të mirëqenies së përgjithshme të popullit në Kosovë.
Gjithashtu, po qe se sa më parë nuk vije në ballë të Kosovës, Adem Demaçi, Kosova do të përballet edhe me krizën e politikës së jashtme, si rrjedhim i zhvillimit të negociatave me Serbinë, të cilat, sipas mund të përfundojnë me njohjen e statusit special autonom politik dhe territorial të minoritet serb në veri të Kosovës, ose edhe më keq se sa kaq…
Prandaj, cilido, që do të vinte në krye të Kosovës, në vend të Adem Demaçit, do ta kishte të garantuar kapitullin edhe në politikën e brendshme, edhe në atë të jashtme, sepse nuk do të ketë kurrfarë autoriteti, as kapaciteti politik dhe diplomatik, që do të mund ta pengonte copëtimin dhe kantonizimin autonom të Kosovës nga ana e Serbisë së ndihmuar nga Evropa dhe nga Rusia.
Pavarësisht nga akrobacionet dhe fizkulturat e kombinatorikës politike të formimit të qeverisë së koalicionit, kushdo dhe, me çfarëdo procedure ligjore, demokratike dhe kushtetuese, të zgjidhej kryetar i Kosovës, duke përfshirë edhe Behgjet Pacollin, asnjëri prej tyre nuk do të jetë në gjendje që ta luajë rolin shpëtimtar të Kosovës (ashtu sikurse ish-gjenerali dhe ish-kryetari i Francës, Sharl dë Gol, edhe gjatë LDB, edhe pas përfundimit të saj në kohë paqeje), përpos heroit të gjallë, Adem Demaçi, i cili më se gjysmë shekulli (1958-2011) sakrifikoi dhe luftoi për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Po të kishte ndonjë politikan të ndershëm dhe patriot shqiptar në spektrin politik të Kosovës, për kryetar të Republikës së Kosovës, do të propozonte vetëm Adem Demaçin, askënd tjetër. Ky është i vetmi luftëtar dhe politikan i gjallë shqiptar, që ka meritat kryesore dhe të pavdekshme për mëvetësimin e Kosovës nga tirania njëshekullore e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale. Prandaj, do të ishte e turpshme dhe e gabueshme që dikush tjetër, të emërohej kryetar i Kosovës, derisa është gjallë Adem Demaçi. Shpëtimi i gjithëmbarshëm i Kosovës, është vetëm sjellja në krye të saj e Adem Demaçit, ashtu sikurse që ishte dikur roli shpëtimtar i Sharl dë Golit për Francën.
Edhe qarqet politike dhe shtetërore të Francës patën luajtur “dogërgjikun” eliminues të Sharl Dë Golit nga posti i kryetarit të Francës, (ashtu sikurse politikanët psikopatë dhe të sëmurë për pushtet në Kosovë, të cilët e eliminuan nga skena politike, Adem Demaçin), pas përfundimit të Luftës dë Dytë Botërore, edhe pse Franca ishte çliruar nga fashizmi gjerman, si rezultat i luftës heroike çlirimtare kombëtare antifashiste të Sharl dë Golit në emigrim (në Angli) në krye të “Lëvizjes Franca e Lirë” (1940-1945), në janar të viti 1946 (një vit pas ushtrimit të mandatit të kryetarit të Republikës së Katërt Frënge), kryetarin Sharl dë Gol e mënjanuan nga politika e udhëheqjes së shtetit, edhe pse ai i kishte meritat më të mëdha dhe më të pakontestueshme për çlirimin dhe për pavarësimin e Francës nga nazifashizmi gjerman. Fatkeqësisht, pothuajse të njëjtin fat të Sharl dë Golit, e përjetoi edhe heroi i gjallë i Kosovës shqiptare, Adem Demaçi, i cili pas vuajtjes së burgut 30-vjeçar, që nga viti 1990, u margjinalizua dhe u mënjanua nga skena politike e Kosovës, si rrjedhojë e grupeve të ndryshme politike partiake injorante, të cilët, në forma të ndryshme amorale dhe antikombëtare, e rrëmbyen pushtetin, edhe pse plot 18 vjet në Kosovë nuk kishte kurrfarë shteti të njëmendtë (1990-2008), por vetëm luftë për pushtet, për karrierizëm dhe për pasurim të grupeve, të klaneve dhe të partive të ndryshme politike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës