Keir Starmer ka hipur në një nëndetëse të armatosur bërthamore, në një shfaqje të rrallë të parandalimit bërthamor të Mbretërisë së Bashkuar në një kohë tensionesh në rritje.
Bëhet e ditur se kjo është hera e parë që një kryeministër viziton një nga katër nëndetëset top-sekrete të armatosur bërthamore të Marinës Mbretërore.
Hera e fundit që kjo ndodhi ishte me David Cameron në 2013.
Dhe udhëtimi vjen ndërsa ndërsa oficerët e lartë ushtarakë nga i ashtuquajturi “koalicioni i vullnetarëve” për të ndihmuar Ukrainën në çdo marrëveshje armëpushimi me Rusinë do të takoheshin në një seli ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në periferi të Londrës për të diskutuar planet për një forcë ndërkombëtare që do të dërgohej në vend.
Raportohet se në një pjesë të takimit do të marrë pjesë edhe kryeministri.
Videoja e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes (MM) tregoi Keir dhe Sekretarin e Mbrojtjes John Healey duke lundruar për të përshëndetur nëndetësen e vjetër – e cila kishte dalë në sipërfaqe – ndërsa ajo rihynte në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar jashtë Skocisë në fillim të javës pas asaj që u raportua të kishte qenë një patrullë 204-ditore.
Ministria e Mbrojtjes nuk pranoi të konfirmojë kohëzgjatjen e kohës që anija kishte qenë në det, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndërsa dislokimi më i gjatë i njohur – prej 207 ditësh – u krye në vitin 2021 nga HMS Victorious.
Ndryshe, lëshimi zyrtar i çdo informacioni në lidhje me parandalimin bërthamor të Mbretërisë së Bashkuar është jashtëzakonisht i rrallë.
Gjirimi i ndonjë prej anijeve është gjithashtu shumë i pazakontë dhe i kontrolluar rreptësisht.
Andaj e gjithë audio u hoq përpara publikimit për arsye sigurie.
Vendimi për të publikuar detaje dhe imazhe rreth vizitës duket se është krijuar për t’i dërguar një sinjal Moskës se Britania e Madhe mbetet një fuqi e armatosur bërthamore.
Dhe vjen ndërsa kryeministri dhe sekretari i mbrojtjes përgatiteshin të vizitonin një kantier të gjerë të prodhimit të BAE Systems në Barrow, një qytet port në Cumbria, ku gjenerata e re e nëndetëseve të armatosura bërthamore po ndërtohet më në fund për të zëvendësuar anijet Vanguard.
I gjithë programi për rinovimin e parandalimit bërthamor – nëndetëset, raketat dhe kokat e luftës – pritet të kushtojë më shumë se 30 miliardë paund, me një kontingjent shtesë prej 10 miliardë të tjera – duke e bërë atë programin më të shtrenjtë dhe më të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Mianmar - momenti kur shemben ndërtesat në Tajlandë

Trump organizoi iftarin tradicional: Në Shtëpinë e Bardhë keni dikë që ju do

Hungaria pritet ta ndihmojë Dodikun të arratiset nga Bosnja dhe Hercegovina

Edhe urat nuk i rezistuan tërmetit të fuqishëm në Mianmar

Pas tërmetit të fuqishëm, të paktën tre të vdekur në Myanmar dhe dy në Tajlandë

Dodik u mundua të ulet afër Netanyahut - organizatorët e dëbojnë nga konferenca në Jerusalem

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false