LAJMI I FUNDIT:

Krujë, zjarri djeg varrezat e fshatit Nikël

Krujë, zjarri djeg varrezat e fshatit Nikël

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiur mesditën e të premtes fshatin Nikël të Krujës duke djegur edhe varrezat e këtij fshati.

Mësohet se zjarri ka rënë fillimisht në kodrat e fshatit e më pas ka përfshirë edhe varrezat dhe me qindra drurë frutorë e dekorativë, ndërkohë që pas dy orësh në vendngjarje ka mbërritur edhe një zjarrfikëse nga Tirana, raportoi BW.

Nuk dihen ende nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme apo jo./Telegrafi/