LAJMI I FUNDIT:

KRRE: Nesër fillon sezoni i ngrohjes në Shkup

KRRE: Nesër fillon sezoni i ngrohjes në Shkup

Duke filluar nga neser, 7 tetor, fillon dërgesa e energjisë termike deri te konsumatorët e lidhur në sistemet e ngrohjes qendrore në Shkup, që kryhet sipas rregullave të përcaktuara, varësisht prej kushteve atmosferike dhe temperaturave të jashtme. Këto rregulla janë përcaktuar në rregulloren për dërgesën e energjisë termike deri te konsumatorët, të miratuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut – KRRE.

Sipas rregullores, nëse temperaturat e jashtme janë më të ulëta, dërgohet sasi më e madhe e energjisë termike dhe anasjelltas, kështu që përdoruesit kanë komoditet të siguruar dhe shtëpi të ngrohura në përputhje me standardet, gjegjësisht temperatura në shtëpitë e tyre do të jetë jo më e ulët se 20 +1 gradë Celzius. Njëkohësisht, me këto rregulla të dërgesës mundësohet konsum optimal i energjisë termike dhe shpenzime minimale për ngrohje të konsumatorëve.

Gjatë kushteve të ndryshme atmosferike kur është mot i nxehtë dhe nuk nevojitet asnjë lloj ngrohjeje, ndërpritet dërgesa e energjisë termike në periudhat e temperaturave të larta të jashtme, ndërkaq menjëherë pas uljes së temperaturave të jashtme nën vlera të përcaktuara, ngrohja prapë do të lëshohet.


Përndryshe, këtë vit sezoni i ngrohjes fillon para fillimit zyrtar të sezonit të ngrohjes – 15 tetor, për shkak se temperatura ditore mesatare për ditën e ardhshme është më e ulët se 12 gradë, rrjedhimisht KRRE-ja dha pëlqimin për dërgesën e energjisë termike për të mundësuar komoditetin e nevojshëm për konsumatorët.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori