Në ditën e dytë të Forumit Ekonomik Kosovë Kroaci sot në Prishtinë u theksua se Kroacia dhe bizneset e saj do të vazhdojnë fuqishëm të përkrahin Kosovës dhe ekonominë e saj. Këmbimi aktual tregtar është akoma shumë nën mundësitë reale dhe se ka vend dhe nevojë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Ditën e parë të qëndrimit të bizneseve nga Kroacia në Kosovë përfaqësuesit e institucioneve të vendit i njoftuar lidhur me legjislacionin në fuqi dhe mundësitë e investimeve në Kosovë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, SafetGërxhaliu, theksoi se Kosova dhe Kroaci si dy vende mike kanë marrëdhënie shumë të mira politike të cilat fatkeqësisht nuk janë duke u përcjell me marrëdhënie ekonomike të nivelit të njëjtë.
Ai tha se ekziston disbalanc në këmbimet tregtare në mes të dy vendeve në dëme të Kosovës dhe se ky Forum Ekonomik ka për qëllim përveç tjerash edhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve dhe bizneseve të tyre.
Kryetari Gërxhaliu u angazhua për angazhimin maksimal t[ qeverive të dy vendeve për të krijuar kushte sa më volitshme për të bërë biznes.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë, Lluka Buriloviq pasi që theksoi bashkëpunimin e suksesshëm në mes të Odave Ekonomike të Kroacisë dhe Kosovës tha se Kosova dhe Kroacia janë dy vende mike , të lidhura me të kaluarën historike të mirëkuptimit të dy popujve , ndërsa Kroacia është ndër vendet e para që e kanë njohur Kosovës e pavarur.
“Kemi dëshirë që në një reflektim të tillë pozitiv të zhvillohet edhe bashkëpunimi ekonomik dhe që ky bashkëpunim të intensifikohet në të gjitha lëmi me interes të përbashkët. Pakica kom,b[tare kroate në Kosovë dhe ajo shqiptare në Kroaci me angazhimin e vet mund të i kontribuojnë lidhjes së më tejme të dy shteteve”, tha kryetari Burilloviq.
Ai theksoi se marrëdhëniet e mira tradicionale nuk janë duke u përcjell me rezultate të tilla në bashkëpunimin ekonomik.
“Këmbimi i tanishëm tregtar është modest, eksporti kroat në vitin 2014 ishte 69.7 milionw euro ndërsa eksporti i Kosovës në Kroaci 2.5 milionë euro. Mu për këtë konsiderojmë se ka vend dhe mundësi që ky bashkëpunim të jetë shumë më i lartë krahasuar me indikatorët aktual”, tha Burilloviq.
Ai theksoi se Oda Ekonomike e Kroacisë do tu drejtohet odave ekonomike të vendeve të regjionit që bashkërisht të përkrahin anëtarësimin e OEK-ut në Asociacionin e Odave Ekonomike të Evropës.
Ambasadori i Republikës së Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija theksoi angazhimin dhe përkrahjen të cilën vendi i tij ia ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e zhvillimit të saj dhe theksoi përcaktimin që edhe në të ardhmen, si vend anëtar i Unionit Evropian do të përkrahin vendin tonë.
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci – Sherifi shprehu kënaqësinë se në këtë forum janë tubuar një numër kaq i madhe i kompanive kosovare dhe kroate dhe shprehu bindjen se ky do të jetë një kontribut shtesë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj- Gashi tha se zhvillimi ekonomik mbetet njëri ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovë.
Ajo foli lidhur me prioritet e Qeverisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik theksoi se ndër prioritet janë krijimi i kushteve të të bërit biznes, lëmi i energjisë, telekomunikacionit, shoqërisë informative dhe tjera.
Me këtë rast kryetarët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Kroacisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Gjithashtu është nënshkruar marrëveshje e bashkëpunimit në mes të arbitrazheve të përhershme pranë dy odave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite