LAJMI I FUNDIT:

Kritikat dhe ofendimet që “vrasin” marrëdhënien tuaj bashkëshortore

Kritikat dhe ofendimet që “vrasin” marrëdhënien tuaj bashkëshortore

Si të thëna nga meshkujt drejtuar femrave ashtu edhe e kundërta, pak rëndësi ka: ekzistojnë disa gjëra që nuk duhen thënë kurrë, përndryshe … lamtumirë dashuri dhe jetë e ndarë së bashku!

Kjo që po trajtojmë në këtë artikull, nuk ka të bëjë aspak me grindjet banale mes të dashuruarve. Në këtë rast po flasim për poshtërime të mirëfillta e të vërteta mes atyre që kanë vendosur ta ndajnë jetën së bashku! Por cilat janë ato më tinëzaret, ato që me kalimin e kohës, katërfishohen?

“Je shumë i keq/e keqe!”
“Pak i mirë” është padyshim një eufemizëm për të treguar ato ofendime me sfond seksist, që veçanërisht meshkujt i thonë me shumë lehtësi kur nuk e dinë se çfarë peshe kanë në të vërtetë.

“Je budalla/budallaqe”
E përdorur si nga meshkujt ashtu edhe femrat, ky ofendim ka për qëllim të denigrojë tjetrin mbi inteligjencën (fshehtësish), sidomos nëse përsëritet me kalimin e kohës. E për më tepër nëse kjo pjesë paraqet një pikë të dobët të tjetrit.


“Mallkuar qoftë nëna jote”
Nuk përbën asnjë ndryshim nëse ofendimi i drejtohet nënës ose të gjithë familjes, kjo gjë është krejtësisht e pisët. Do të thotë se nga respekti juaj privat dhe i përgjithshëm nuk ka mbetur asnjë grimcë.

“Je një humbës/humbëse”
Bërja e parashikimeve mbi të ardhmen e personit të “dashur” nuk është asnjëherë e këndshme, sidomos kur parashikimet nuk janë aspak të frytshme! Problemi bëhet edhe më i madh nëse ky ofendim përsëritet, sepse sa më shumë kohë kalon, aq më shumë kjo gjë besohet me ose pa të drejtë.

“Nuk di të bësh asgjë”
Kjo është kritikë tipike e meshkujve për t’i akuzuar gratë e tyre se janë të paafta si nëna, bashkëshorte dhe si “kujdestare”. Sigurisht gjenia e disahershme e kësaj kritike çon në fundin e një marrëdhënieje; bëhet thjesht çështje kohe.

“Je askush”
Është ofendimi më i keq i mundshëm që e çon marrëdhënien drejt shkatërrimit. Ky ofendim, i drejtuar bashkëshortes ose bashkëshortit, e ul atë në stadin më të ulët, si një objekt pa shpirt dhe identitet.

Mos harroni besimin në vlerën e partnerit/partneres
Mbrapa çdo gjuhe abuzive ka një person me vlerë. Dihet që është e vështirë për të besuar kur jeni të lënduar nga fjalët ofenduese, por kjo është e vërtetë. Partneri ose partnerja juaj është një person jashtëzakonisht i/e çmuar. Patjetër, sjellja e tij/saj abuzive e trishton zemrën tuaj. Por sjellja e tyre abuzive nuk e pakëson vlerën e tyre. Nëse mund të fokusoheni më shumë te vlera e tyre sesa abuzimi, ndoshta ju mund të ndryshoni sjelljen e partnerit/partneres. Gruaja mund të thotë: “Kam menduar rreth nesh. Kam kujtuar ditët kur ishim të dashuruar me njëri-tjetrin. Kam kujtuar prekjet dhe fjalët e dashura, buzëqeshjen tënde dhe argëtimin që kemi pasur atëherë. Besoj se kjo është arsyeja pse akoma kam besim te ty. Unë i di cilësitë e mira që ke brenda teje. Nganjëherë e humb këtë vizion, kur më lëndojnë fjalët e tua, por unë të njoh se çfarë lloj personi je në të vërtetë dhe kam besim te ty”. Ja, në këtë mënyrë gruaja është duke dhuruar atë çfarë ne të gjithë kemi nevojë: dikë që na beson. Dhe ky është një potencial i fuqishëm i motivimit për ndryshime pozitive në sjelljen e partnerit.

Një hap pozitiv
Ju nuk mund ta ndihmoni partnerin abuziv, duke bërë sikur fjalët e tij / saj lënduese nuk ju prekin fare. Tregoni ndjenjat tuaja. Personi i cili e bën këtë me shumë gjasa ka nevojë për ndihmë dhe ndoshta partneri do të bashkohet me të. Nëse jetoni me një partner abuziv, keni nevojë për një plan largimi (shpërnguljeje) dhe duhet ta ndani atë me partnerin tuaj. Paralajmëroni partnerin, në mënyrë të qetë, që nëse ai / ajo do të ngrejë zërin, ju nuk keni ndërmend të dëgjoni atë, por do të largoheni në dhomën tjetër. Një grua duhet ta bëjë këtë disa herë derisa burri të fillojë të përmbahet.

“Nuk di të bësh asgjë” – Kjo është kritikë tipike e meshkujve për t’i akuzuar gratë e tyre se janë të paafta si nëna, bashkëshorte dhe si “kujdestare”. Sigurisht thënia e disahershme e kësaj kritike çon në fundin e marrëdhënies

Bërja e parashikimeve mbi të ardhmen e personit të “dashur” nuk është asnjëherë e këndshme, sidomos kur parashikimet nuk janë aspak të frytshme!

Në trend Stil

Më shumë
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

A e dini se...
Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

A e dini se...
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

A e dini se...
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Çfarë të vizitosh
Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Intimitet dhe Pasion
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Kalo në kategori