LAJMI I FUNDIT:

Kripa e tepruar rrezik për lukthin

Kripa e tepruar rrezik për lukthin

Shkencëtarët jug-koreanë kanë zbuluar se ushqimi që përmban sasi të larta të kripës mund të rritë për 10% gjasat për t’u prekur nga kanceri i lukthit.

American Journal of Clinical Nutrition, ku është publikuar studimi, shkruan se ende nuk është kuptuar mënyra se si kripa lidhet me këtë formë të karcinomës.

Rezultatet janë të bazuara në hulumtimin e 2.2 milionë personave të moshës 30 deri në 80 vjeçare, të cilët janë përcjellë për shtatë vjet.

Një varg hulumtimesh të mëhershme po ashtu kanë treguar lidhjen në mes të konsumimit të lartë të kripërave dhe rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori