Krijimi i liderit politik
Kohët sjellin në skenë liderë politikë, ushtarakë, disidentë dhe njerëz të profileve të rëndësishme nga një varg fusha, si ekonomia, kultura, shkenca dhe inovatorizmi. Lideri politik është produkt i rrethanave politike dhe kërkesave të grupeve me ndikim për t’u përfaqësuar nga dikush në një periudhë të caktuar kohore.
Në historinë e ngjitjes në skenë të liderëve, shpesh ka qenë i rëndësishëm fakti se si një numër i tyre shquheshin me ambicie të mëdha nganjëherë të “sëmura” që të jenë i pari i vendit dhe në krye të pushtetit.
Këto ambicie liderësh nuk kanë mundur të kuptohen sa duhet nga mjediset e shoqërisë, dhe gjuha e tyre e komunikimit me turmat është manifestuar në trajtën më demagogjike për ta përfituar përkrahjen e mjaftueshme që të kapen majat e fronit.
Ka mjaftë shembuj se në këtë rrugëtim të liderëve, disa prej tyre, duke qenë njohës të nivelit të vetëdijes së qytetarit dhe psikologjisë së turmave, janë dalluar mjaftë mirë me të ushtruarit e “profesionit” e të bërit demagogji, më shumë se sa të të bërit politik. Kjo mënyrë e veprimit ka qenë dhe mbetet për një kohë e suksesshme që të binden turmat.
Demagogjia është “zanat” që perfeksionohet në kohë, e cila shërben për t’u mbuluar paaftësia e liderit, që nëpërmes saj të abuzohet politika, që shumë teoricientë ia japin cilësorin e artit të së mundshmes dhe jo të pamundurës.
E pamundshmja, jo rrallë kur artikulohet me fjalorin e demagogjisë, duket për psikologjinë e turmës e pëlqyeshme dhe ngjallë një farë besimi të rrejshëm për efektshmërinë e fjalëve që i thotë lideri i tyre, i cili nuk heziton ta përsërisë moton se kështu do të ndryshohet gjendja, të cilës nuk i shihet fillimi as finalizimi i veprimeve. Sepse, deri te caku i realizimit të premtimeve, lideri nxjerr karta të reja që të mund ta vazhdojë ushtrimin e postit politik. Derisa psikologjia e turmës e konsumon këtë retorikë, skadon mandati i liderit, gjë që mund të kuptohet se besimi i dhënë nga turma nuk ishte për t’i shërbyer saj, por vetëm atij dhe interesave personale a grupore tepër meskine.
Kjo praktikë e të qenurit lider mund të haset më shumë në vende me mungesë stabiliteti politik, kriza të brendshme ekonomike dhe të sigurisë.
Ndoshta, në një të ardhme, politologët do të mund ta kenë temë trajtimi procesin e krijimit të liderëve në Kosovë nga një periudhë tek tjetra, dhe pasi t’i kenë sheshuar disa nga faktorët mjaftë kompleks, do të mund të thoshin diçka më me kompetencë shkencore se si u ngjitën në skenën politike brenda periudhës së komunizmit apo demokracisë.
Shikuar raportet brenda Kosovës me të gjitha zhvillimet në kuadër të sistemeve të ndryshme ideologjike, ka liderë politikë me specifika të veçanta të krijimit të tyre: si nga ata që i njohim që i nxori Lufta e Dytë Botërore, periudha pas rënies së komunizmit dhe lufta e fundit në Kosovë.
Ka diçka të përbashkët në procesin e ngritjes së liderëve në Kosovë, se shumica prej tyre hynë si pjesë e organizimeve ushtarake për çlirim dhe pas kalimit të kësaj periudhe një numër i atyre që ishin të njohur si pjesë e formacioneve ushtarake morën përgjegjësitë që të udhëheqin me fatet e vendit.
Në këtë kontest, nëse dikush do të ngrinte për temë shtjellimi, sot a nesër, sigurisht se nuk mund të anashkalohet fakti se nga këto struktura dolën liderë që lanë gjurmë në historinë e proceseve politike në Kosovë. Kjo është karakteristikë e vendeve pa liri, pa shtet. Kosova në periudhën e komunizmit kishte liderë të tillë që janë zgjedhur nëpërmes mekanizmave joligjorë për t’i përfaqësuar turmat, që nuk kishin pasur hapësirën të shprehin në mënyrë legjitime vullnetin e tyre, i cili mund të ishte vullnet ndryshe nga ai i liderëve politikë.
Kosova ende është larg procesit të krijimit të liderëve politikë, që “rriten” dhe ngrihen duke e ndërtuar personalitetin e tyre si njerëz që merren në mënyrë aktive me të bërit politikë.
Vendi ynë dallohet për një specifikë të veçantë krijimit të liderëve politikë, ku disa e patën braktisur rrugën e vetë “origjinale” në kulturë, shkencë apo edhe në profesionet të tjera për ta ushtruar detyrën e liderit politik. Se a ishte kjo mënyra më e mirë dhe sa ishin të përgatitur këta “liderë” nga kultura, shkenca që me sukses t’i drejtonin lëvizjet partitë politike, e vlen të jepet përgjigje jo sa për t’u dhënë.
Nëse dikur arsyetohej se liderët u krijuan si rezultat i proceseve të vështira politike dhe shpesh pa vullnetin e tyre morën përgjegjësinë për të udhëhequr vendin, tani jemi krejtësisht në një periudhë tjetër kohore, që ia vlen të investohet dhe praktikohet: krijimi i liderëve politikë që merren më shumë me zanatin e të bërit politikë, që e njohin mirë atë, dhe mund t’i shtyjnë proceset politike në Kosovë. Ky tip i ardhshëm i liderit do të hynte më i “mësuar”, që nuk do ta ndërtonte karrierën e tij, jo vetëm duke e mësuar politikën, kurse ambiciet nuk do të duhej ta personifikojnë vetëm atë, por masën e ambicieve që i ka shoqëria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës