Ballkani është gjithnjë hapësirë e përshtatshme për të mbjell kriza që nuk zgjidhen kurrë, apo që zgjidhen vetëm përkohësisht. Ndërron konjuktura dhe kriza rihapet sërish me krejt destruksionin që mban në vete. Nëse e përjashtojmë qëllimin e keq, pra krijimin e qëllimshëm të krizës së demarkacionit, si skenar i zakonshëm në luftërat jo konvencionale për të cilat sot nga Perëndimi akuzohen fuqitë euro-aziatike, atëherë na mbetet të besojmë se kemi të bëjmë thjeshtë me pa aftësi ose qëllime përfitimi politik të kreut të atëhershëm politik, dhe tash nga kreu i ri kemi të bëjmë me përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet.
Sido që ta marrim, ideatori apo shkaktari i vërtetë i krizës ishte ai që mbante përgjegjësinë për zhvillimin e këtij procesi, që vuri nënshkrimin e tij mbi të, i cili proces fare mirë mund të kryhej përmes një bashkëpunimi konstruktiv me opozitën, po aq të ngrohtë sa edhe me vetë udhëheqjen e Malit të Zi. Por, ai zgjodhi që të konfrontohet dhe me këtë të pamundësojë kalimin e marrëveshjes në Parlament. Tash situata është e tillë, sa ndoshta vetëm Ramizi ynë mundet me na e dhënë ndonjë formulim shkencor se çfarë po ndodhë, por ai tash po merret me Komunën dhe nuk ka kohë për tema koti.
Ndërkohë, presidenti, i cili e përkundi këtë marrëveshje e i bëri të qajnë opozitën dhe shumë banorë të veriperëndimit të Kosovës, ka dalë në oborr e po flet vetë me vete. Endet e flet me zë, sikur i ka humbur rruga në oborr të vet. Flet për me dëgjua fqinjët. Nuk është se do të imponohet, na ruaj o Zot, se i pari i vendit, formal, nuk ka nevojë të imponohet. Lajmet fillojnë me të, qoftë edhe kur nuk ka çka me thanë. Edhe kur e dimë qëndrimin, të cilin tash disa vjet e përsërit, ai megjithatë e ndien se ende e ka obligim me na e përsëritë derisa të bindet edhe ai vet. Por, ai nuk po flet për ne. Ai flet gjithnjë për miqtë ndërkombëtarë. Po e rrotullon sanën politike. Këtu janë armiqtë, këtu miqtë, këtu një popull që ka mbetur i mbyllur në geto, për një marrëveshje që ai e dizajnoi, dhe e cila ka ikur me një tren, dika. Pra, krejt faktorët e nevojshëm për një krizë. Ka ikur treni thotë, presidenti. Edhe nëse ka argumente të reja, kush i dëgjon?
Sidoqoftë, situata është paksa e sikletshme, dhe si e tillë ajo mund të tejkalohet vetëm me fjalime pa frymë, që ngjallin reaksion po aq të lodhura të publikut, i cili e ka kuptuar se askujt nuk i bënë se çfarë mendon për këtë çështje. Tash po i duhet me i korrigjua ato që i kishte ngatërruar vet, dikur, derisa ishte në tjetër cilësi.
Sa po mundet me u kuptua, ai po thotë se ka dashtë me e zgjidh problemin dhe ishte aq afër, fare, fare afër, por tash doli me Komisioni i ri dhe e ka bërë krejt lëmsh. Në fund të fundit, çfarë mund të pritet nga Shpejtimi i cili edhe atëherë ishte e edhe tash është kundër. Më kot i shikoni faktet, sugjeron presidenti, edhe pse mund të gjendet gjithnjë diçka e tillë sepse treni ka ikur dhe kjo çështje nuk rishikohet dot. Miqtë ndërkombëtarë nuk janë dakord. Më shumë se kaq nuk mund të komplikohet.
Pra, situata paraqitet pak a shumë kështu. Presidenti po ju drejtohet kojshive dhe të gjithë atyre që ende kanë vullnet me e dëgju. Kur them oborr, kam gjithnjë parasysh profili e tij në Facebook, atë pjesën ku ai pajtohet me këshilltarët dhe e nënshkruan me HTH, ndërkaq e kuptuat që kojshitë janë vet mediat e presidentit, të cilat ai i krijoi qysh derisa ishte kryeministër, i mori me vete në politikë e edhe i ktheu prapë në pozicione lufte kur u krye ajo fazë. Tash i viziton dhe mban ders, se ai po e bën atë që mund të bëhet e jo atë që do të duhej.
Derisa ishte kryeministër, ai krijoi sidomos probleme. Ato probleme vazhdojnë të jenë aktuale. Për shembull, demarkacionin. E emëroi një ekip koti, e krijoi një atmosferë të konfrontimit të brendshëm dhe rrjedhimisht fabrikoi edhe armiqtë e projektit, duke e propozuar një marrëveshje me shumë defekte. Këtu vijmë te faza kryesore: fabrikimi i armikut të marrëveshjes dhe satanizimi i tyre ndërkombëtar. Skema e krizës u konceptua thjesht, por si çdo gjë e thjeshtë edhe efektive. E keni vërejtur se si po sillemi edhe sot e kësaj dite në të njëjtën vorbull?
Sot të gjithë pajtohen rreth kësaj, por ka dilema kush ishte ideator i krizës, sepse nuk mendohet se stafi i kryeministrit të ketë kapacitet për lojëra të tilla strategjike. Kush po i prodhon krizat, dmth situatë dhe projekte të cilat fillojnë e zhvillohen mbrapsht, pastaj krijohen lëvizje popullore për korrigjim të cilat, sipas rregullit, konfrontohen me faktorin ndërkombëtar që gjithsesi është faza e fundit për me e devalvue një kauzë në Kosovë. Mund të ketë argument sa të dush për një ide, por nëse ajo është refuzuar nga BE dhe SHBA, ajo kauzë nuk ekziston. Pra, kush po ka interes që qytetarët dhe opozita të konfrontohen me miqtë ndërkombëtar?
“Problemi është se marrëveshja nuk është votuar në Parlament, e jo vet marrëveshja”, thotë presidenti dhe këtu fajëson të gjithë tjerët, përpos vetes, edhe pse ai e kishte dizajnuar këtë marrëveshje pa e përfshirë opozitën, madje përmes një fushate të satanizimit të çdokujt që mendon ndryshe rreth kësaj çështjeje, ai po merrte meritat për të. Pra, e kujt ishte përgjegjësia nëse marrëveshja nuk ka kaluar në Parlament?
Tash, edhe pse paralajmërohen fakte dhe dokumente të reja, presidenti ngutet të na e kujtojë se treni ka ikur…! Kështu, ose duhet të japë përgjegjësi përse nuk e kishte hipur në tren marrëveshjen e duhur, ose të shpërblehet për një krizë të krijuar dhe menaxhuar me sukses, edhe pse nuk do të duhej të kishte ndodhur fare, po të kishte qenë në vend të tij një burrë shteti që niset nga interesat e qytetarëve dhe të vendit të vet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë