LAJMI I FUNDIT:

Krijesa misterioze me “sqep dhe gëzof” po çmend shkencëtarët! (Video)

Krijesa misterioze me “sqep dhe gëzof” po çmend shkencëtarët! (Video)

Një krijesë misterioze detare me një “sqep” si të zogut dhe “gëzof” në bishtin e tij është raportuar se është nxjerrë nga deti në një plazh, duke i shtangur ekspertët e biologjisë marine.

Mbetjet e bishës gjigante janë gjetur në Lindjen e Largët të Rusisë, në brigjet e Ishujve Sakhalin, një vend i cili gjendet më pranë Shteteve të Bashkuara se sa Moskës.

Me një karkasë të përgjakur të ndarë dhe eshtrat që dalloheshin, shkencëtarët nuk e kanë identifikuar ende krijesën e çuditshme që ngjan si një “mutant” parahistorik, që ka karakteristika si të një delfini por që është dy herë më i madh se njeriu. /mapo.al/