Tash sërish po e jetojmë kohën e “Sulltanit të madhërishëm”. Edhe të Pabllo Eskobarit! Këta janë heronjtë tanë me të cilët e gdhijmë dhe e ngrysim ditën tonë të zakonshme. Ëndrrën tonë të zakonshme falna Zot. Për bukë ia bëjmë disi! E lidhim ditën me ditë! E, pa seriale mos na le, o Zot! Nuk lidhet dita… me ditë! Mbesim pa model!
Dikur na dukej i mençur gjyshi, baba, vëllai i madh, mësuesi, prifti, hoxha. Mësonim për jetën nga ata! Me të parë e me të bërë! Me dhe pahir! Pastaj u bë krejt mjegull në lagjen tonë të vogël…!
Pastaj erdhën serialet. Janë rishkruar skenarët për nevoja të ditës së sotme! Krejt i ke aty! Mundesh me e lidhë qysh të duash! Krejt është e lejua… dhe relative! Bota, si ka qenë, si është dhe si do të bëhet…!
Ndër ne sulltanët janë rikthyer si model i qeverisjes, e pse jo edhe jetese duke pasë parasysh oligarkinë që jeton po aq mirë sa ata, por edhe publikun e gjerë i cili prej dite në ditë ndjek rrëfimet që i magjepsin njerëzit e thjeshtë me shkëlqimin, dinakëritë dhe mizoritë e perandorisë së madhe dhe udhëheqësve të saj.
E Pablo Eskobar, Salvatore Rina, “Kumbara”, janë heronjtë tanë të orëve të vona. Dhe, njerëzit e pagjumë nxjerrin njëfarë përfundimi se në fund të fundit e mira dhe e keqja nuk ekzistojnë! Ekziston i fuqishmi dhe i dobëti dhe ekziston fituesi dhe humbësi! Ai që di me sjellë e me pështjellë, ai që vranë e kthjell!
E, sulltanët na sugjerojnë se kështu paska qenë gjithë! Duhet të jesh mizor për të sunduar! Nëse nuk e han ti, të ha tjetri! Njeriu për njeriun është… sulltan! E, sot kemi shkolla me emrin e sulltanëve. Madje edhe në qytetin e “Lidhjes…” në Prizren, një kazermë ndërkombëtare mban emrin e Sulltan Muratit, i cili tash për dikë është çlirimtar e për dikë pushtues! E, në kryeqytet, çlirimtarët vendorë protestojnë! Modeli është shprishur!
Ndërkaq, modelin e ri tash na e sjellim në shtëpi. Mbase edhe nuk është i ri, por është pako e re – All Inclusive! Pa hetuar fare e merr matriksin se si me u sjellë në shtëpi, në lagje, në shtet. Me u bë i fortë! Me shkelë rëndë! Dhe… me buzëqeshë! Po (na) do populli, thonë ata!
Dikur, dikush, mbretin e shqiptarëve e quante “Salep Sulltani”! Kurrë nuk e kuptova si mund të paketohen në një vend salepi dhe sulltani! Dy gjendje agregate të ndryshme! Pastaj, ky i yni nuk ishte sulltan! Ishte veç një copë mbret i zakonshëm ballkanik, mizor dhe dinak sikur secili i cili falë këtyre dy vetive të karakterit të tij ngritet mbi fisin e vet. Pastaj kur vijnë trashëgimtarët, gjeneratë pas gjenerate humbin gjurmët e mizorisë dhe ligësisë dhe këto arsyetohen me arsye shtetërore, apo kombëtare. Mbetet pasuria dhe modeli! Njerëzit harrojnë shpejt!
Ne në Kosovë shpëtuam. Nuk kishim mbret, vendor asnjëherë! Kishim Karagjorgjin, por ai nuk ishte i yni! Thënë ndryshe, nuk jetuam mjaftë me këtë model për t’u bërë i yni, sikur sulltanët! Mbase kur rrota e historisë të sillet sërish rreth boshtit të vet, ai mund të bëhet sërish çlirimtar dhe ndonjë shkollë mund të ketë emrin e tij! Se ne e marrim modelin shpejt! Për shembull “shoku” Tito! U deshën veç dyzet vjet! Shumë patën qarë kur vdiq perandori i kuq!
Për shembull, të (pa)bëmat e sulltanit tonë të vogël, dhe pallatit, filluan të na e heqin mallin e perandorëve të kuq! Por, çka me i ba televizionit publik i cili me devotshmëri e përcjell çdo aktivitet të tij. I hip traktorit, e merr një qengj në dorë, apo një arkë me zarzavate! Është lajm! Opozita thotë se televizioni publik është sikur “shtëpi” e tij! Edhe institucionet, dhe ndërmarrjet publike!
E partizani Meke u shtri sa gjerë e gjatë në krevatin e perandorit. E bënë edhe film. Ai e lidhi mushkën e tij për statujën e Hitlerit! Në Kosovë e patëm quajtur edhe “baba Hitler”, e dikush dajë! “Daja Hitler”! Pasi e mbështolli litarin rreth qafës së tij, krejt shpengueshëm, Mekja, ai, fshatari i sertë, po aq i sertë sa edhe duhani që e pinte, me pushkën në krah, hyri në oborrin e gjerë të pallatit mbretëror të cilin mbreti i pafat nuk e gëzoi edhe pse duket se nuk kishte kursyer për ndërtimin e tij. Mekja po ecte me nge e përplot kureshtje nëpër oborrin e gjerë, të mbjellë me lule e të zbukuruar me fontana e besa edhe me statuja femrash – nudo! Kushedi, në çka mund të jetë shndërruar ky Mekja pas disa dekadash?!
Tash, ju detajistët, mos më kapni për fjale në ishte mushkë, gomar apo një kalë krejt i lodhtë kooperative, i dërmuar nga puna e rëndë ai që mbante për litari, Mekja! Kryesorja, mushka me krenari po e lozte rolin e vet antifashist, sa prezenca e tij në skenën madhështore të hyrjes së Mekes në pallatin e mbretit, dukej e domosdoshme për të shprehur krejt përbuzjen popullore dhe krejt vrullin dhe shpresën e pushtetit të ri. Duhej rrënuar modeli! Perandori i kuq po bëhej model! E Mekja, i skandalizuar e shkuli një tufë me barishte të përzier me lule dhe e hodhi mbi gjoksin dhe kofshët e zbuluara të një statuje nudo, për të mbuluar hiret e saj. Mbreti jo veç se jetonte në luks, por edhe në mëkate, sugjeronte filmi.
Përafërsisht, rreth 70 vjet më vonë, në krevatin e perandorit të kuq shqiptar, hyri dhe u shtri përplot emocione një këngëtare e re. Tash a hyri e famshme aty apo doli e famshme prej andej, edhe mund të diskutohet. Sidoqoftë, me sulltanët nuk bënë dot “selfije”! As me perandorët e së shkuarës! Shpreh veç adhurim apo përbuzje dhe deklaron modelin! Ajo hyri në pallat pa zhurmë, pa mushkë, pa kalë, apo çfarë ishte kjo e partizanit Meke. U shtri në krevatin e “Xhaxhit” dhe bëri foto! Me “Xhaxhi” nënkuptonte mbretin e kuq shqiptar, i cili për shumë dekada udhëhoqi vendin më të izoluar në botë. Në Kosovë e quanim “Xhaxhi” ! Se ishte më i miri, kjo nuk diskutohet! I kishim të gjitha: “Edhe armë, edhe pak bukë”! Tjerat nuk na duheshin!
Pastaj… në skenë hyn Supermeni! Prej një planeti tjetër! Kur dështon sistemi, duhet një Supermen! Për Supermenin nuk diskutohet! Ai pranohet si shpëtim! Sepse, kemi të bëjmë me fuqi të panjohura, tepër të mëdha për njeriun e thjeshtë i cili nuk e kap dot modelin! Nuk e instalon dot si një software, me një të shkarkuar! Duhet me doza të vogla… përditë nga pak dhe pahetueshëm!
Ika, filloi seriali…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier
E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Moti për pesë ditët e ardhshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos