Me një faturë milionëshe ka parashtruar tri kërkesa për pagesë. Kështu ka vepruar një pretendues kreditorë serb për Ndërmarrjen “Trepça”. Vlera e tërësishme pretenduar nga kreditorët për “Trepçën” është vlerësuar të jetë rreth 1.4 miliard euro.
Por, kjo vlerë nuk duket të jetë reale pasi që disa nga pretenduesit kanë aplikuar edhe me fatura të rrejshme.
Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Ylli Kaloshi, ka konfirmuar për Tribuna se ka raste kur një pretendues brenda afatit ligjor ka parashtruar më shumë se një herë të njëjtën kërkesë kreditore.
Sipas kërkesave të parashtruara nga kreditorët qeveria dhe punëtorët dalin të jetë pretenduesit më të mëdhenj kreditorë. “Nga aplikacionet e përgjithshme të pranuara, kërkesat pretenduese të punëtorëve të ndërmarrjes “Trepça” dhe të Qeverisë së Kosovës përbëjnë shumën më të madhe të kërkesave të parashtruara në shumën rreth 1 miliard euro”, ka thënë zëdhënësi Kaloshi.
Ai ka sqaruar se aktualisht kërkesat e parashtruara janë vetëm pretendime, ndërkaq vërtetimi i pretendimeve kalon nëpër proces gjyqësor pas kalkulimit të bërë nga administratori-AKP. “Pra, kërkesat e pretenduesve kreditorë akoma nuk janë shqyrtuar, prandaj është herët të flasim me shifra për kreditorë dhe për obligime, apo borxhe ndaj tyre”, ka thënë Kaloshi.
Në anën tjetër, njohësit e ekonomisë thonë se këto shifra demantojnë arsyetimet e qeverisë se shndërrimi i Trepçës në ndërmarrje publike nuk është bërë me qëllimin se nuk kanë pasur mundësi buxhetore për t’i shqyrtuar kërkesat e kreditorëve.
Njohësi i ekonomisë, Lekë Musa thotë se problemi kryesor në Trepçë është mos hartimi i një plani konkretë për aktivizimin e kësaj ndërmarrje. “Te Trepça problemi nuk janë aq shumë detyrimet e kreditorëve. Aktivizimi është problem në aspektin e asaj si te menaxhohet me pritjet, ngase aty duhet një infuzion i kapitalit dhe njohurive të cilat nuk gjenden në Kosovë. Prandaj participimi i kapitalit të huaj është domosdoshmëri”, ka thënë Musa
Gjithashtu sipas tij, edhe menaxhimi duhet të transferohet sepse përndryshe Trepça do të mbetët në atë nivel në të cilin është tash. “Këtu problemi kryesor është menaxhimi i presionit të publikut kundër kësaj strategjie. Dhe në fund mos harrojmë se detyrimi më i madh ka të bëjë me pastrimin e ambientit e cila nuk është evidentuar askund”, ka thënë Musa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri