LAJMI I FUNDIT:

KQZ certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në veri

KQZ certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifkuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar dhe për kuvende komunale në katër komunat veriore të vendit.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se kjo listë përmban 45,095 votues, apo 1,345 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2021.

“KQZ certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar kryetar në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe për dy kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill. Kjo listë përmban 45,095 emra të votuesve, apo 1,345 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale 2021.


Zgjedhjet në veri, kështu do të duket dizajni i fletëvotimeve
Lexo po ashtu Zgjedhjet në veri, kështu do të duket dizajni i fletëvotimeve

Po ashtu sot KQZ-ja mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për dy proceset zgjedhore, për kryetar komunash në Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, si dhe të zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Ndërkaq, siç bëjnë të ditur nga KQZ-ja numri i votuesve në Leposaviq është 13.318, në Zubin Potok është 6.661 votues, në Zveçan 6.998 dhe në Mitrovicë e Veriut 18.118 votues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Politikë
Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Lajme
Shefi i Zyrës së BE, Orav: Kemi qëndrime të ndryshme për draft-statutin e Asociacionit

Shefi i Zyrës së BE, Orav: Kemi qëndrime të ndryshme për draft-statutin e Asociacionit

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Trupa e daulleve të ushtrisë britanike performon në qendër të Prishtinës

Trupa e daulleve të ushtrisë britanike performon në qendër të Prishtinës

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Kalo në kategori