Sa do të zgjasë Debati në Kuvend për rikonstruimin e kabinetit qeveritar varet nga numri i të paraqiturve për diskutim që është e drejtë demokratike e çdo deputeti. Shumica parlamentare po rritet, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Në Kuvend ka shumicë më të madhe se sa ishte deri tani. Nuk po zgjatet diskutimi nga ana ime. Propozimin e kam dorëzuar të premten, tani jemi në të premten e ardhshme. Sa do të zgjasë diskutimi varet nga numri i diskutuesve. Sipas asaj që pashë nga deputetët e opozitës ka shumë interesim, të gjithë janë paraqitur për diskutim. Është e drejte demokratike, çdo njeri ka të drejte të ushtrojë të drejtën e tij demokratike. Pra nëse për çdo shkarkim dhe çdo emërim aplikojnë 40 deputetë dhe nëse e shumëzon me dhjetë, atëherë merr numrin total dhe e pjesëton me 24 në një ditë do të mund të llogarisni sa ditë, 24 orë në ditë për të punuar do të zgjaste diskutimi”, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së një kopshti të fëmijëve në Vollkovë të Shkupit, shkruan AIM.
Në Kuvend tashmë katër ditë po debatohet për shkarkimin e tre ministrave të Alternativës. Me rikonstruimin e Qeverisë, në koalicion qeveritar hyn partia Aleanca për Shqiptarët.
Kryeministri konfirmoi se dje kanë pasur takim me deputetin Skender Rexhepi – Zejd, i cili që nga viti i kaluar u largua nga Alternativa dhe po vepron si deputet i pavarur. Në takim tha se kanë biseduar për disa raste gjyqësore për të cilat ka pasur diskutim publik në lidhje me mënyrën se si ata janë udhëhequr, por edhe në lidhje me kinse revizionin ndërkombëtar në disa lëndë.
“Unë në asnjë rast nuk kam ndërhyrë në vendimet e gjyqësorit, as do ta bëj atë, as nuk do të konsultohem me organet e huaja gjyqësore. E vetmja gjë që mund të bëhet është t’i dërgohet letër Delegacionit Evropian për raste të caktuara nëse ata do të kenë mënyrë për të bërë një monitorim se si trajtohen ato raste. Nëse ekziston një mundësi e tillë atëherë ata mund ta bëjnë atë brenda direktivave të BE-së. Nëse jo do të përgjigjen. Megjithatë, letra ka për qëllim vetëm të dëshmojë para të gjithëve se ne kemi organe gjyqësore që funksionojnë në mënyrë të pavarur. Këtë e vërteton edhe sot aktgjykimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania