Zero tolerancë për korrupsionin për shoqëri të barabartë për të gjithë, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në tryezën e sotme të rrumbullakët “Kultura në internet – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”, duke cekur se vullneti politik është kyç në luftën kundër korrupsionit.
Ai informoi se i ka kaluar të gjitha trajnimet, legjislaturat kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe e ka të qartë ku duhet të arrijmë pas procesit të zbatimit të të gjitha reformave në fushën e luftës kundër korrupsionit.
“A jemi afër, jo shumë larg jemi. Para nesh kemi shumë punë, ndërkaq ajo punë varet nga përkushtimi fillimisht i të gjithë resorëve përgjegjës politik në shtet dhe në përgjegjësinë e të gjithë profesionistëve – resorë funksional në shtet. Ai nuk është akt i njëfishtë i veprimit, ajo është vendosje e sistemit ku njerëz me vlera të larta etike dhe morale do të jenë pjesë e udhëheqjes me të gjitha institucionet. Këtë nuk e përmend rastësisht, sepse ato institucione dhe organizata, pa dallim të pavarësisë së tyre, të cilat janë më të ekspozuara ndaj mundësisë për korrupsion zakonisht me rrjedhën e kohës, nëse nuk ka legjislaturë të mirë dhe nuk zbatohet mirë, bëhen më rezistente ndaj presionit dhe vazhdojnë në mënyrën në të cilën kanë punuar deri në ditën kur tek to është bërë kontrolli”, potencoi Kovaçevski.
Që kjo të ndryshojë, duhet të gjithë partnerët të cilët kanë resurse dhe njohuri të punojmë të gjithë së bashku dhe të japim mjaft përpjekje, sepse duhet shumë punë, mund, përkushtim, në mënyrë që të bëhet një milimetër hap përpara në luftën kundër korrupsionit, porositi kryeministri Kovaçevski.
Por atë hap të vogël, potencoi Kovaçevski, do ta njohin të gjithë qytetarët, do ta respektojnë dhe të gjithë së bashku do të bëjmë shoqëri më të mirë jetese të qytetarëve dhe kushte më të mira për punë të kompanive në shtet.
Kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska në tryezën e rrumbullakët potencoi se angazhimi i tyre për arritje të shkallës së lartë të administratës përgjegjëse, llogaridhënëse efikase dhe të paanshme dhe pushteti ekzekutiv u njoh nga BE-ja, kështu që edhe ngjarja e sotme është vetëm një nga aktivitetet që bashkërisht i organizojnë në kuadër të projektit IPA 2, promovim të transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike dhe mu prandaj titulli është “Kultura në internet – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”.
Ajo paralajmëroi se pjesëmarrësit sot do të diskutojnë për politikat e integritetit, të paraqitjes së mbrojtur, ndërsa do të prezantohet edhe udhëzimi praktik për rregullën për ad-hok zbulim dhe menaxhim me rastet e konfliktit të interesit për anëtarët e Qeverisë, ndërsa ky dokument KSHPK e ka përpunuar duke i ndjekur rekomandimet e GREKO-s.
“Rreziqet të cilat mund të dalin nga konflikti i interesave paraprakisht u nënvlerësuan dhe mbetën në hije të rreziqeve lidhur me korrupsionin, por megjithatë GREKO në raportet e fundit u kushton vëmendje të madhe dhe na përkujton se ekzistimi i konfliktit të interesave është situatë që ndodhë shpesh dhe paraqet terren që çon drejt korrupsionit”, tha Ivanovska.
Qëllimi kryesor, theksoi Ivanovska, është vendosja e linjës së barazuar përgjatë të cilës lëvizim të gjithë, drejtim të cilin do ta njohim dhe llogaridhënie që do të na dërgojë drejt një niveli tjetër të bashkëpunimit.
“Angazhimet me të cilat KSHPK ju drejtohet sot, duhet të jenë motive tona të përbashkëta për sukses, ndërkaq secili prej nesh si njeri i parë i institucionit të vet, të bëjë gjithçka në fuqinë e tyre për t’i arritur dhe ndjekur caqet”, porositi ajo.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e tij në tubim theksoi se pikërisht lufta kundër korrupsionit është përcaktuar në krye të prioriteteve strategjike në Planin Strategjik të Ministrisë së Punëve të Brendshme 2021-2023. Ai theksoi se MPB miraton çdo vit një program kundër korrupsionit që synon të vendosë një sistem masash që do të mundësojnë përballjen e korrupsionit dhe identifikimin e shkaqeve, kushteve dhe faktorëve që e mundësojnë atë.
Sipas një programi të tillë, tha ai, është obligim i të gjithë punonjësve që gjatë kryerjes së detyrës të veprojnë në përputhje me rregullat, rregulloret dhe standardet profesionale që zbatohen në Ministri dhe polici.
Spasovski përkujtoi se MPB ka përgatitur ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Punë të Brendshme në fushën e vendosjes së obligueshme të testeve për kontrollin e integritetit me rastin e krijimit të një marrëdhënie pune, si dhe teste për kontrollin e integritetit profesional të të gjithë të punësuarve në Ministri.
“Kontrolli i integritetit profesional të punonjësve në Ministri do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme për kohëzgjatjen e punësimit duke aplikuar mjete teknike dhe pajisje për regjistrim audio dhe video, pas fakteve të vërtetuara më parë, përkatësisht njohjes së sjelljes së paligjshme ose joprofesionale të punonjësit në Ministri. Rezultati negativ i këtij testi parashikohet si një rast më i rëndë për përgjegjësi disiplinore dhe bazë për fillimin e procedimit disiplinor, ndërsa rezultati i Testit të Integritetit Profesional mund të jetë tregues për fillimin e procedurës parahetimore, vlerësimin dhe analizën e rrezikut të korrupsionit, ndryshimi i metodologjisë dhe procedurave të punës dhe përcaktimi i llojit dhe nevojës për trajnim të punëtorëve. Ligji i përmendur për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme është në procedurë parlamentare”, shtoi Spasovski.
Ai personalisht është i bindur se pikërisht integriteti i lartë policor është baza për krijimin e respektit dhe besimit të ndërsjellë mes qytetarëve dhe policisë dhe ka një rol të madh në luftën efektive kundër krimit dhe korrupsionit.
Në periudhën e kaluar, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, është mbajtur trajnim për stafin e Departamentit për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale, me temën “Verifikimi i integritetit profesional”.
Në kuadër të projektit “Mekanizmi i jashtëm për kontrollin policor” në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është themeluar dhe ka filluar me punë një njësi e specializuar për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe anëtarë të policisë së burgut që lëshon urdhra të drejtpërdrejtë për punonjësit e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, hetimeve kriminale dhe standardeve profesionale në lidhje me ndjekjen penale të punonjësve të policisë – autorë të krimeve penale.
Sipas ministrit Spasovski, miratimi i Kodit të ri të Etikës për sjelljen e punonjësve të MPB-së, futja e Testeve të integritetit për punonjësit e rinj, por edhe Testi i integritetit profesional për punonjësit e MPB-së, ndërtimi i policisë profesionale pa ndikim partiak, raportimi i pronës dhe interesat nga menaxhmenti i lartë apo pozita të caktuara në polici janë vetëm disa nga rekomandimet e bëra nga Grupi i Këshillit të Evropës për luftë kundër korrupsionit- GREKO.
“Pikërisht rekomandimi i GREKO-s në lidhje me vendosjen e detyrimit për raportimin e pronës/interesave nga menaxhmenti i lartë apo pozita të caktuara në polici, në dispozitat ligjore të propozuara për ndryshimin e Ligjit për Punë të Brendshme, parashikohet neni i ri me titull: “Deklaratë për gjendjen e pronës dhe interesat”, tha ministri Spasovski.
Ai theksoi edhe një herë se është obligim i detyrueshëm i çdo shoqërie që të mobilizojë të gjitha kapacitetet institucionale në përballjen me korrupsionin dhe sjelljen joprofesionale të punonjësve të policisë dhe ndërtimin e një policie që do të gëzojë reputacionin dhe besimin e qytetarëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!