Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, morën pjesë në manifestimin “Tregime të ndryshme, luftë e përbashkët” që u organizua nga Qeveria me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në manifestim, sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, morën pjesë më tepër gra nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore, të cilat i ndanë rrëfimet e tyre personale dhe frymëzuese.
Në fjalimin e tij, duke uruar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo ditë mund të shfrytëzohet për tu bë të zëshme porositë dhe se pa barazi të plotë gjinore nuk ka as demokraci e as drejtësi sociale, ndërsa përpjekja e tij personal është që nuk duhet të vlejë vetëm për sot.
“Sot është dita kur i bëjmë të zëshme porositë se pa barazi të plotë gjinore nuk ka as demokraci e as drejtësi sociale! Ajo për të cilën unë përpiqem është se kjo festë nuk duhet të jetë vetëm sot. Unë besoj fuqimisht se këto çështje do të zgjidhen vetëm nëse u japim zë dhe dukshmëri të vazhdueshme – çdo ditë. Fuqishëm qëndroj pas qëndrimit se këto çështje do të zgjidhen vetëm nëse u japim zë të dhe dukshmëri të vazhdueshme – çdo ditë. 8 Marsi është padyshim një mundësi për të biseduar për barazinë ekonomike, politike dhe sociale të grave, por është e para nga 365 ditët e zëshme për të cilat unë fuqimisht angazhohem”, u shpreh Kovaçevski.
Ai shtoi se si qeveri po punojnë në mënyrë aktive për të ndërtuar një shoqëri pa stereotipe dhe diskriminim, një shoqëri që është gjithëpërfshirëse dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Shoqëria në të cilën ne të gjithë bashkërisht kujdesemi dhe çdo ditë i inkurajojmë në luftën kundër pabarazisë gjinore, seksizmit dhe mizogjinisë.
“Punojmë në mënyrë aktive për të ndalur të gjitha padrejtësitë në shoqëri, sepse lufta për të drejtat e grave dhe vajzave është një luftë për një shoqëri të drejtë. Vitin e kaluar, Republika e Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje. Për herë të parë në këtë Ligj janë përcaktuar format e ndryshme të dhunës ndaj grave dhe për herë të parë kemi një zgjidhje ligjore që e përcakton dhunën ndaj grave dhe vajzave si dhunë me bazë gjinore. Ky është Ligji i parë që obligon institucionet të veprojnë me kujdesin e duhur në mbrojtjen e grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje. Për herë të parë, procesi kyç për mbylljen e rrethit të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje me riintegrimin e grave viktima të dhunës është futur në legjislacionin kombëtar. Ligji parashikon gjithashtu veprim të shpejtë dhe efikas të të gjitha institucioneve në përgjigje institucionale ndaj çdo tentative dhune”, u shpreh kryeministri Kovaçevski.
Sipas tij, ligji parashikon detyrimin për gjykatat, të cilat janë të detyruara brenda 24 orëve nga dhuna të sjellin vendim për largimin e autorit nga shtëpia për 10 deri në 30 ditë, si dhe një sërë masash dhe shërbime për qëndrim të përkohshëm për gratë viktima të dhunës në familje, fëmijët e tyre, viktima të trafikimit dhe dhunës seksuale, ku do t’u ofrohet asistencë dhe mbështetje./Telegrai/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë