LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Mbetemi të përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të të gjithë qytetarëve tanë

Kovaçevski: Mbetemi të përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të të gjithë qytetarëve tanë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shkruar se sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, e festojmë rëndësinë dhe bukurinë e gjuhës që e formëson identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore.

“Gjuha jonë amtare nuk është vetëm mjet për komunikim, por edhe pasqyrim i historisë, traditave dhe vlerave tona, të transmetuara nga brezi në brez. Si një shoqëri e shumëllojshme dhe shumëgjuhëshe, Maqedonia e Veriut është krenare për trashëgiminë e saj të pasur linguistike, të përbërë nga shumë gjuhë dhe dialekte. Secila nga këto gjuhë ka bukurinë e saj unike dhe kontribuon në pasurinë kulturore të vendit tonë”, tha Kovaçevski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Kryeministri thekson se në këtë ditë e njohim rëndësinë e gjuhës sonë amtare dhe rolin jetësor që e luan në ruajtjen e trashëgimisë sonë dhe promovimin e identitetit tonë kulturor.


“Si qeveri, mbetemi të përkushtuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të të gjithë qytetarëve tanë. E njohim vlerën e shumëgjuhësisë dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis ku të gjitha gjuhët mund të përparojnë. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare!”, shto kryeministri Kovaçevski në postimin në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori