LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Jemi duke zbatuar një plan serioz për transformimin e energjisë

Kovaçevski: Jemi duke zbatuar një plan serioz për transformimin e energjisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në programin “Bisedë në redaksi” të laboratorit hulumtues IRL, theksoi se në kushtet e krizës energjetike, të gjitha kapacitetet në dispozicion për prodhimin e energjisë elektrike që i ka shteti vendosen në dispozicion, shumica e të cilave janë bërë edhe në kohën e RSFJ-së, prandaj nevojiten investime të reja, për të cilat tashmë po punohet.

“REK Bitola tani në nëntor feston 40 vjetorin e ekzistencës, kështu është edhe me objektet tjera. Kjo është arsyeja pse ne kemi një projekt monumental në vend të quajtur Çebren, i cili pati 13 përpjekje të dështuara. Për herë të parë ka një ofertë nga një investitor. Është një projekt me vlerë 800 milionë euro. Nëse oferta do të jetë e suksesshme, vlerësimi bëhet nga një komision ekspertësh i përbërë nga ekspertë të EMV-së nga Ministria e Ekonomisë, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, etj. Nëse është e suksesshme, deri në fund të vitit mund të nënshkruhet kontrata dhe të fillohet projektimi dhe ndërtimi i Çebrenit”, tha Kovaçevski për IRL.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria ka një plan serioz për kalimin në burime të ripërtëritshme për prodhimin e energjisë dhe për të cilin tashmë është duke u punuar.


“Në vendet e vjetra të qymyrit në Manastir, në Osllome – Qeveria tashmë ka një plan dhe ka nisur ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike. Në Osllomej e para prej dhjetë megavat orëve është ndërtuar në Osllome dhe projektet janë duke u bërë së bashku me BERZH-in, Bankën KFV dhe Bankën Botërore.Ata janë financues të objekteve kaq të mëdha kapitale. Këto kompani, si “Ve-Pe-De”, e cila dëshiron të ndërtojë një termocentral me erë prej gjysmë gigavat në komunën e Staro Nagoriçanit, Rankovcës dhe Kriva Pallankës, operojnë si korporata private edhe në tregjet tjera. Ajo energji elektrike dhe ato kapacitete do të jenë në vendin tonë. Prandaj, gjithmonë duhet të gjendet një ekuilibër ndërmjet investimeve publike dhe investimeve private që prodhojnë mallra dhe shërbime që shfrytëzohen nga qytetarët e vendit tonë”, tha Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori