LAJMI I FUNDIT:

Kostumi i shkurtër

Kostumi i shkurtër

Supermodelja Miranda Kerr gjeti balancën e përsosur mes strukturës së sipërme dhe të poshtme të veshjes.

Ajo veshi një kostum të shkurtër nga koleksioni pranveror i "Helmut Lang". Për ta përfunduar pamjen, ajo e kombinoi atë me këpucë dhe një çantë të zezë.

Miranda Kerr e ka treguar shpesh herë se mbetet në toplistën e modeleve më të suksesshme dhe më të paguara në botë. Modelja 28 vjeçe edhe pse para një viti lindi djalin Flyn, ende ka arritur të mbajë statusin e më të mirës në glob. /Telegrafi/