LAJMI I FUNDIT:

Kostumet modeste të larjes kthehen në modë

Kostumet modeste të larjes kthehen në modë

Kostumet modeste të larjes përsëri kthehen në modë, ndërsa klientë përfshijnë personat religjiozë, të ndjeshëm në diell dhe ata me forma të mëdha.

“Definitivisht ka ekzistuar nevoja për këto. Ka shumë femra që dëshirojnë të mbajnë një kostum të tillë për larje”, ka thënë dizajnerja e modës, Regine Tessone.

Tessobe klientëve të vet ka dëshiruar t’u ofrojë mundësinë e blerjes modeste, shkuarjes modeste në plazh dhe jetës modeste.

Edhe pse nuk është lansuar në tërësi, linja e modës e kostumeve modeste të larjes ka përjetuar rritje të shitjes, pse gjithnjë e më shumë femra blejnë këto kostum e katërpjesësh. Dyqanet e modës tashmë janë duke porositur nga një mijë deri në disa mijë kopje. /Telegrafi/