Komisioni Evropian do të mbështes prioritetet e Kosovës, siç janë ato të bujqësisë, energjisë, edukimi dhe punësimi, tha shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë Samuel Zbogar. Këtë Zbogar e tha në një punëtori të organizuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë, ku po ashtu u fol për eksperiencën italiane për qasje në kredi.
“Mirëpres atë çka ju jeni duke bërë dhe mund të llogarisni se prioritet tuaja janë po ashtu prioritet tona, të Bashkimit Evropian në Kosovë, sepse ne kemi të njëjtat synime dhe në fund dua ta përmend se ju mund po ashtu të llogarisni edhe në përkrahjen e Këshillin e Investitorëve të Bashkimit Evropian, i cili është themeluar këtu vitin që shkoi në mënyrë që t’i sjellë investitorët e Bashkimit Evropian bashkë për të ndihmuar vetën dhe Kosovën për të tërhequr më shumë investitor”, ka thënë Zbogar.
Të pranishmit në këtë tryezë thanë se problemet e Kosovës nuk mund të zgjidhen pa zhvillimin ekonomik.
Andreas Ferrarese,ambasadorë i Italisë në Kosovë, ka thënë se kjo konferencë do të ndihmoj në forcimin e marrëdhënieve dhe në ngritjen e bashkëpunimit të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Ndërsa, Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se si një shtete i vogël me mundësi të shumta duhet në periudhën e ardhshme në radhë të parë t’i japim përparësi sektorit privat. “Pa zhvillimin e sektorit privat është po thuajse e pa mundur që të arrihen ritme të lara të zhvillimit ekonomik e ajo për neve është krye fjalë edhe në kuadër të programit të qeverisë”, ka thënë ai.
Memli Kransinqi, ministër i bujqësisë ka thënë se përkushtimi i qeverisë është zhvillimi i bujqësisë, gjë që Qeveria ka orientuar pjesën më të madhe të investimeve në këtë sektorë. “Përkushtimi i Qeverisë dhe kujdesi më i madh në kuptimin edhe buxhetor edhe programorë për bujqësinë, duke e kthyer ate në gjeneratorin kryesorë të rritjes ekonomike në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.
Kurse, Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, ka thënë se Kosova ka pasur një normë të rritjes ekonomike mbi 3%. “Është një ambient i përshtatshëm për sektorin financiar, vetëm vitin e kaluar ne kemi pasur investitorë të rinj edhe në fushën e bankave edhe në fushën e sigurimeve dhe besoj që deri tani Kosovës i ka munguar ndonjë bankë me kapital Italian dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi prezencë dhe shpresojmë që fokusi i kredi dhënies i kësaj banke të jetë sektori i prodhimit dhe sektori agrar”, ka thënë Hamza.
Ndërsa, Sara Ferrari, përfaqësuese e zyrës së Qeverisë Autonome të Trentos, ka thënë se qëllimi i Trentinos është që t’i japin vlerë marrëdhënieve të Trentinos me territore të ndryshme. Ajo këtë deklarata e ka dhënë sot në zyrat që u hapen në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar