Popullsia e re si në Kosovë rrallë gjendet diku tjetër, dhe kjo është garanci që ata të rinjë do të ishin prodhues të mirë dhe cilësorë, si dhe Kosova ka prodhim shumë të vogël vendor dhe është një mundësi e madhe për ardhjen e investitorëve Italian në Kosovë. Kështu u tha gjatë takimeve që pati në Itali me Italian Trade Agency dhe Confindustria, nënkryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Skënder Krasniqi.
AKB, këto ditë pati takime të nivelit të lartë, në Romë, me dy institucionet kryesore që përkrahin dhe ndihmojnë në zhvillimin e bizneseve vendore dhe investitorëve të jashtëm në Itali, si dhe të investitorëve italian jashtë territorit të tyre.
Nënkryetari i AKB-së, në dy takime të ndara me Italian Trade Agency dhe Confindustria, prezantoj situatën aktuale të bizneseve në vend, dhe misionin primar të Aleancës, që është investimi në prodhim, ndërtimin e partneritetit të qëndrueshëm me qëllim të rritjes së punësimit dhe plotësimit të kërkesave të konsumatorëve.
Daniel Kraus, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Confindustria, i tha Krasniqit se investitorët e jashtëm duan siguri dhe garanci politike dhe ekonomike në Kosovë. “Investimet e huaja në Kosovë, deri me tani janë shumë pak. Kosova ka prodhim shumë të vogël vendor, dhe kjo tregon për një disbalanc të madhe me kërkesën e qytetarëve atje. Të gjitha këto tregojnë se vendi juaj duhet urgjentisht të krijoj kushte të favorshme për bizneset e huaja, dhe tua jap garancinë politike”, tha Kraus.
Sipas numrit dy të Confindustria, fajet e mos investimeve në Kosovë janë tek vetë institucionet e vendit, të cilat deri tash nuk kanë gjetur format dhe dyert e duhura të promovimit dhe kërkimit të investuesve potencial.
Përndryshe Confindustria, me qendër në Romë të Italisë, është organizatë e themeluar që në vitin 1910, e cila përfaqëson industritë e prodhimit, ndërtimit, energjisë, transportit, ITC, turizëm dhe shërbimeve në të gjithë Italinë. Konfindustria është shoqata kryesore përfaqësuese e ndërmarrjeve të prodhimit dhe shërbimeve në Itali, me një bazë, me anëtarësim vullnetar, e cila ka rreth 150 mijë ndërmarrje të të gjitha dimensioneve, për një total prej 5.434.352 punësuarve.
Nënkryetari i AKB-së, Skënder Krasniqi, pati takim edhe me disa nga drejtuesit e Italian Trade Agency e cila ka zyre edhe ne Tiranë, Filippo Lanciotti, drejtor i zyrës për komunikim me jashtë dhe znj. Gabriela Lombardi, drejtoreshë e ITA-së në Tiranë.
ITA, gjithashtu ka zyrën qendrore në Romë, dhe mbi 100 zyra të tjera në mbarë botën, dhe është themeluar si organizatë qeveritare e cila promovon ndërkombëtarizimin e kompanive italiane, në përputhje me strategjitë e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, jep informacion, mbështetje dhe këshilla për kompanitë italiane dhe të huaja.
Drejtori i zyrës për Komunikim dhe Marrëdhënie të Jashtme në ITA, Lanciotti, i tha Krasniqit se organizata e tyre është e interesuar që Kosovës ti ofrojë mundësi për afrim me bizneset e mëdha, duke promovuar format dhe llojet e investuesve potencial.
Nënkryetari i AKB-së, në të dyja takimet, kërkoj dhe ofroj forma të bashkëpunimit konkret përtej formave të promovimit. Nga të dy takimet u vendos që të shkohet më tutje me thellimin e marrëdhënieve me AKB-në, për krijimin e mundësive të reja në prurjen e investitorëve të huaj në Kosovë.
Takime me ITA dhe Confindustria u realizuan në përkrahje të Ambasadës Italiane në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Guvernatori Ismaili pjesë e takimit themelues të Grupit Drejtues për SEPA
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë