LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët në Hungari jo vetëm azilkërkues, por edhe investitor

Kosovarët në Hungari jo vetëm azilkërkues, por edhe investitor

Karvani bizneseve kosovare nëpër Evrope po vazhdon duke vizituar shtete dhe investitor te huaj, por edhe të diasporës shqiptare, në kuadër të përpjekjeve të AKB-së për të promovuar vlerat ekonomike të shtetit të Kosovës, si mundësi e re për investime në Ballkanin Perëndimor.

Sot një delegacion i AKB-se po viziton Budapestin dhe investitorët tonë të cilët në këtë shtet po i japin imazh të mirë Kosovës, si investitor, e jo vetëm si azilkërkues, siç jemi mësuar të vinë lajme dhe pamje të tmerrshme nëpër kampet e Hungarisë. Rasti me i mirë është vizita në Fabrikën e bukës “Korona Peksek”, e pronarit Ali Menxhiqi, i cili këtu ka ardhur si investitor dhe ka punësuar më shumë se 15 punëtor dhe investimet kanë kaluar mbi 500.000 euro, kjo konsiderohet si storie e suksesit të kosovareve në Hungari. Ai tha se nuk ishte e lehtë që të marr rrugën e kurbetit në vitet e mëhershme, por duke falënderuar qeverinë hungareze dhe lehtësirat për investime, ai ka arrit të përfiton fonde, por edhe mbështetje nga qeveria lokale, e cila e ka integruar dhe e ka liruar nga shumë taksa në fillim të investimeve të veta. Ai thotë se, po qese Kosova do të kopjon praktikat e mira të këtij shteti , shumë lehtë do të zhvillon ekonomin dhe do të ktheheshim edhe në me investime në Kosovë.

Agim Shahini Kryetar i AKB-së, tha se jam tepër i lumtur që këtu takoj kosovar si investitor dhe jo vetëm si azilkërkues, të cilët dy viteve të fundit ishte një fluks i madh i tyre nëpër kufi e Hungarisë. Investimi i juaj kthen vëmendjen e Qeverisë hungareze dhe qytetarëve të saj se kosovarët janë të suksesshëm në ndërmarrësi dhe shpejt integrohen. Lehtësirat për investime që i keni këtu, ato do të mund të jen modalitet për Kosovën, po qese në dëshirojmë të rritim ekonomin dhe sektorin privat. Nuk ka asgjë më të vlefshme, kur diasporën ton e takon nëpër botë, si investitor, administrator dhe deputet nëpër vendet evropiane, e që kanë origjinë shqiptare.
Jeni të mirëpritur, ju dhe bashkomëbasit tjerë, që të inkurajoni edhe investitorët hungarez që të vinë ne Kosovë, sepse perspektiva e Kosovës dhe potencialet e saj të pashfrytëzuara janë më të mëdha se çdo vend ballkanik.


Menxhiqi falënderoj delegacionin e AKB-së për vizitë dhe tha se kjo e bënë më të fortë se dikush nga Kosova po interesohet për të. /Telegrafi/