LAJMI I FUNDIT:

Kosova viti zero

Durimi i popullit tonë me të vërtetë nuk ka të sosur. Njerëzit janë të lodhur dhe të dëshpëruar nga rrënimi ekonomik që i ka pushtuar brenda familjes. Dhe, sot më shumë se asnjëherë tjetër kanë nevojë të dëgjojnë të vërteta të thjeshta dhe të ndershme.

Një popull si ky i yni, me gjendje të mjerueshme ekonomike, mungesë të të drejtave bazike të jetesës dhe mirëqenies, si dhe në izolim të plotë në raport me Evropën dhe botën e civilizuar, do të duhej të shprehte në një mënyrë ose tjetër pakënaqësinë.

Për fat të keq, një individ që nuk është i vetëdijshëm se ka diçka më mirë sesa jeta që e jeton, nuk di të kërkojë diçka më shumë. Është ky fenomen i thjeshtë që i lejon qeveritarët tanë të mbesin në pushtet dhe që populli ynë të mbetet i zhytur në imazhin e një shteti që nuk ekziston. Ku është parë që mos të jepet e drejta e udhëtimit të lirë në Bashkimin Evropian dhe kryeministri i vendit me buzëqeshje të deklarojë se fajin e ka Brukseli?! Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare i ka treguar dhe do të vazhdojë të tregojë se nëse vazhdojnë me këtë korrupsion shumë të lartë, me këtë arsim të degraduar, me këtë sistem shëndetësor dhe gjyqësor jofunksional, nuk do të kemi qasje në Evropë.


Për pesë të “Newborn” Kosovës mbahen mend këto virtyte të qeverisjes: korrupsion, arsim të degraduar, presidente prej zarfi, ikje të investitorëve, privatizime të brishta, ulje të standardit të jetesës, politizim të institucioneve të “pavarura”, hapje të universiteteve vetëm për të përfituar militantët e të gjitha partive politike, papunësi ekstreme… Përkundër kohës që ka kaluar që nga ekzistenca e monumentit NewBorn Kosova, akoma është në vitin zero.

Një shtet e justifikon ekzistencën e vet me ekonomi të fortë që mundëson funksionim të rregullt të shoqërisë. Kosova këtë nuk e ka dhe nuk e ka pasur asnjëherë qëkur me pompozitet ka nënshkruar në NewBorn.

Pra, Kosova duhet t’i forcojë gjykatat e veta; duhet të krijojë një ambient të sigurt për bizneset e brendshme dhe të huaja. Ne nuk kemi një ambient të sigurt, përkundrazi kemi një ambient të çarë i cili vazhdimisht prodhon skandale. Ne duhet të bëjmë një ndërrim radikal në shfrytëzimin e parasë publike.

Mungesa e një strategjie, mungesa e programeve ekonomike të qeverive tona, e ka sjellë ekonominë e Kosovës në një rrugë pa rrugë. Prandaj, treguesit e tjerë kanë shenja negative, që tregojnë se ekonomia e Kosovës gjendet në një krizë shumë të thellë, e cila normalisht se shprehet pastaj edhe në standardin jetësor. Dhe, me të drejtë mund të konstatojmë se çështja sociale në Kosovë është shumë e rëndë dhe po vjen duke u rënduar gjithnjë e më shumë.

Lufta kundër krimit të organizuar do të thotë që të krijohen kushte që të sigurohemi që liria e lëvizjes nuk përbën rrezik për sigurinë e brendshme të BE-së. Me politikat aktuale të Qeverisë, Kosova është duke shkuar drejt një krize të thellë ekonomike dhe derisa në Kosovë do të ekzistojë korrupsioni, nuk do të mund të ketë kurrfarë zhvillimi.

Në trend

Më shumë
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Magazina
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Magazina
Kalo në kategori