LAJMI I FUNDIT:

Kosova U15 e mbyll turneun në Shqipëri me tri humbje

Kosova U15 e mbyll turneun në Shqipëri me tri humbje

Është përmbyllur turneu i radhës “UEFA Development U-15”, që u zhvillua në Tiranë, nën organizim të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në këtë turne morën pjesë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Hungaria.

Kjo e fundit doli fituese e turneut me tri fitore. E pikërisht ndeshjen e fundit Dardanët U15 e zhvilluan kundër Hungarisë, në të cilën pësuan humbje, me rezultat 2-0.


Ndeshja ishte mjaft e luftuar, me hungarezët që ishin favoritë, por që edhe ekipi i drejtuar nga Ilir Nallbani arriti të krijonte raste të pastra për shënim, por pa arritur të gjejë rrugën e golit. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, me golin e Norbert Kiss.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët bën zëvendësime të shumta, teksa Kosova ishte në vazhdimësi në kërkim të golit të barazimit.

Dhe pikërisht kur Dardanët me të gjitha forcat ishin përqendruar në sulm, në minutat shtesë hungarezët shënojnë edhe golin e dytë pas një gjuajtje të David Timar.

Dardanët U15 pësuan humbje në të tria ndeshjet.