Kosova sivjet për herë të parë i është bashkuar shënimit të ditës botërore të autizmit, një përpjekje kjo për, siç thuhet nga udhëheqësit e Qendrës “Të Bashkuar për Autizëm” simbolizon fuqinë e vetëdijesimit për personat me Autizëm në përgjithësi, aftësitë e tyre dhe përpjekjeve për integrimin e tyre në sistemin e rregullt edukativ. Sipas të dhënave zyrtare, janë 490 fëmijë me nevoja të veçanta të përfshirë në sistemin arsimor. Por, Shpresë Xhakli me vendbanim në New Jersey, e me prejardhje nga Mitrovica, e cila është nismëtare e për ngritjen e qendrave për përkujdesje ndaj fëmijëve me autizëm, thotë se numri duhet të jetë më i lartë.
“Mirëpo, ka edhe më tepër të pa regjistruar që nuk e di numrin e saktë. Vetëm në shkollën ‘Naim Frashëri’ janë 115 fëmijë në tri klasa. Tjerët po inkuadrohen nëpër shkolla të rregullta, që sipas mendimit tim nuk është pozitiv sepse fëmijët tjerë nuk po e kanë përqendrimin e edukimit dhe njëjtë edhe fëmijët me autizëm të cilët kanë nevojë për një trajnim dhe edukim special”, tha ajo.
Xhakli thotë se shumë prindër të fëmijëve me sindromën e autizmit, kanë mëdyshje që të përballen hapur me problemet e tyre. “Problemi themelor është se prindërit ende mendojnë se fëmijët me të meta mentale ose fizike duhet të fshehën”, tha ajo.
Duke u nisur nga përvoja e saj jetësore, Xhakli thotë se ka vendosur që të bëjë gjithë çfarë është e mundur që bashkatdhetarëve të saj t’ua lehtësojë vështirësitë që i sjell jeta me fëmijët me sindromën e autizmit.
“Një përkushtim personal sepse unë vet e kam djalin njëzet e një vjeçar me autizëm, prindi është hapi i parë që këta fëmijë kërkojnë të edukohen, të japin aq sa munden për jetën e tyre të ardhshme”, tha Xhakli.
Por, ajo thotë se përballja e situatën kërkon angazhimin e shumë faktorëve që do të angazhoheshin jo vetëm në shkolla por edhe në aftësimin e prindërve për përkujdesje ndaj këtyre fëmijëve.
“Fëmijët nuk mund të ketë ardhmëri nëse prindërit nuk janë të edukuar se si ti ndihmojnë fëmijëve të tyre. Duhet të bëjmë një trajnim të përbashkët, prindi, psikologu, psikiatri, mjeku që e bënë diagnostifikimin, pediatri të vijnë në një qark, të lidhemi si zinxhir që këtyre fëmijëve të cilët nuk kanë zë dhe nuk munden të kërkojnë "unë kam nevojë për ndihmë". Ne duhet të jemi zëri i tyre që ti ofrojmë ndihmë për të ardhmen”, tha zonja Xhakli.
Hapja e qendrës për autizëm në Prishtinë, shihet si fillim i një projekti më të madh për ndryshimin e gjendjes së këtyre fëmijëve në Kosovë. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara