LAJMI I FUNDIT:

Kosova pjesë e takimit të komisionit të BE-së për Stabilizim dhe Asociim

Kosova pjesë e takimit të komisionit të BE-së për Stabilizim dhe Asociim

Në Strasbourg të Francë ka filluar takimi i dytë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Delegacioni i Kuvendit i të Kosovës, i kryesuar nga Xhavit Haliti, kryetar i Komisionit për MSA, së bashku me delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Tonino Picula, do të zhvillojnë punime gjatë dy ditëve në vijim.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit nga Komisioni Evropian si dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, dhe zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci.


Në ditën e parë të punimeve do të trajtohen tema të ndryshme si: gjendja e marrëdhënieve BE- Kosovë; sundimi i ligjit; mbrojtja e të drejtave të njeriut; marrëdhëniet fqinjësore dhe dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Punimet e këtij takimi do të përmbyllen të enjten me një konferencë për medie nga Picula dhe Haliti, e cila do të mbahet në ora 12:45.