Departamenti i Statistikave i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka njoftuar Ministrinë e Financave se statistikat fiskale të Qeverisë së Kosovës janë publikuar për herë të parë në Vjetarin Ndërkombëtar të Statistikave Financiare të Qeverisë (SFQ).
Përfshirja e Kosovës në këtë publikim të FMN-së paraqet një hap shumë të rëndësishëm në ngritjen e mëtutjeshme të transparencës fiskale të Qeverisë së Kosovës, dhe vjen si rezultat i një pune të gjatë të Ministrisë së Financave në partneritet me projektin e USAID Partneritet për Zhvillim, dhe me asistencën teknike të FMN-së.
Adaptimi i standardit të FMN-së për raportimin e statistikave fiskale sipas manualit të SFQ (GFS) dhe publikimi i të dhënave në vjetarin e FMN-së është dëshmi e integritetit dhe transparencës së lartë të raportimit financiar të Qeverisë së Kosovës. Veç tjerash, ky raportim mundëson krahasim konsistent të performancës fiskale të Kosovës me mbi 140 vendet tjera anëtare të FMN-së, duke ofruar kështu më shumë llogaridhënie ndaj qytetarit.
Kjo arritje e fundit është vetëm një nga rezultatet e shumta të reformave që Ministria e Financave ka ndërmarrë, me mbështetjen e USAID Partneritet për Zhvillim për ngritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies financiare.
Vitin e kaluar, Ministria e Financave ka adaptuar për herë të parë klasifikimin e Kombeve të Bashkuara mbi funksionet e Qeverisë, klasifikim ky që krijon infrastrukturën e nevojshme për planifikimin e ndarjeve buxhetore sipas prioriteteve strategjike dhe mundëson përputhje më të mirë të buxhetit me nevojat e qytetarit. Në të njëjtën kohë, Ministria e Financave ka pasuruar raportet tremujore të Thesarit me informata më të detajuara në rajon mbi transaksionet qeveritare, duke mundësuar krahasueshmëri më të thjeshtë dhe transparente në mes të planifikimit dhe shpenzimit të fondeve publike.
Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në ngritjen e kualitetit të menaxhimit të financave publike përmes adaptimit të praktikave më të mira ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës